Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Ilias

Në imagjinatën popullore Shën Ilia ngas në qiell një karrocë të artë ose të zjarrtë me 4 kuaj të bardhë. Sipas etnologëve, profeti Ilia lidhet me perëndinë e protobullgarëve – Tangra dhe me atë të sllavëve –Perun. E krahasojnë dhe me Zeusin. Prej tyre Shën Ilia ka trashëguar figurën e sunduesit të bubullimave, vetëtimave dhe shirave. Pushteti mbi këto stuhi natyrore ia ishin dhënë atij kur perënditë e ndanin botën mes tyre. Në përfytyrimet e të krishterëve ai është përgjegjës për stuhitë dhe breshëritë verorë. Sipas një legjende vetëtimat dalin nën potkonjtë e kuajve të tij, ndërsa bubullimat gjëmojnë kur në karrocën rrotullohen gurët e mëdhenj, me të cilët ai zhvillon beteja me kuçedrat.

Sipas legjendave kuçedrat vijnë dhe hanë arët me grurë dhe prandaj Shën Ilia i ndjek dhe i dëbon duke hedhur kundër tyre vetëtima. Një këngë tregon, se në kohët e lashta në malin Stara Pllanina kishte një manastir i bardh i quajtur “Mali i shenjtë”, të cilin e zuri flaka. Atëherë Zoti u zemërua dhe thirri shenjtorët për t’i pyetur kush e ka ndezur manastirin. Dhe Shën Ilia u pendua: “Më fal, o Zot, unë e ndeza manastirin, kur persekutoja me bubullima dhe vetëtima një kuçedër për ta vrarë. Për këtë faj Shën Ilia u dënua - Shën Pjetri e mori me krah dhe e hodhi në ujërat e lumit Danub.

Për shkak të pushtetit të fuqishëm të Shën Ilias mbi vetëtimat dhe bubullimat, motra e tij Maria fshihte nga Shenjtori kur kremtohej dita e tij. “Po ta dinte, këtë ditë ai do të vriste botën dhe bagëtinë me shigjetat e tij të zjarrta dhe bubullimat e fuqishme” - thotë legjenda popullore. Me shigjetat e tij Shën Ilia persekuton jo vetëm kuçedrën, e cila e ha grurin. Populli beson, se bubullimat dhe vetëtimat ndëshkojnë dhe njerëzit, kur ata kanë ndonjë mëkat. Kjo bëhet sipas vullnetit të Zotit - tregojnë baladat e ndryshme.

Njëra prej tyre tregon si në qiellin e kthjellët janë shfaqur bubullima dhe vetëtima kur trimi Millosh ka shkelur ritin e vëllazërimit të shenjtë. Ky rit ndalonte të dashurohej me vajzën së cilës i ishte bërë si vëlla. Dhe në çastin kur Milloshi ka shprehur dashurinë e tij ndaj vajzës, nga qielli ka rënë një vetëtimë. Por me këtë dënimi nuk ka mbaruar. Vetëtima ka goditur jo trimin por një shkëmb pranë tij dhe e ka shpuar. Nga vrima ka dale një gjarpër, i cili ka mbështjellë trupin e tij.

Në një këngë tjetër vetëtima ndëshkuese nga qielli i kthjellët ka ndëshkuar një fshatar të ri i cili ka prekur një fole shqiponje ku ka pasur shqiponja të vogla. Për bullgarët shqiponja është një shpend i shenjtë dhe nuk duhet të vritet ose të kërcënohet. Edhe sot e kësaj dite kur ndodh diçka e papritur përdoret shprehja “si bubullimë në qiell të kaltër”.

Sipas një legjende tjetër popullore, bubullimat dhe vetëtimat e Shën Ilias ngulen në tokë nën formën e një shigjete të hekurt. Të gjesh një shigjetë të tillë – kjo është një kësmet i madh sipas legjendës, sepse kjo shigjetë kuron të gjitha sëmundjet. Por druri mbi të cilin ka rënë vetëtimë konsiderohet i mallkuar nga populli dhe nuk përdoret për ngrohje. Besohet se leshi i deleve dhe qentë i tërheqin vetëtimat dhe bubullimat dhe prandaj në kohën e stuhive me bubullima dhe rrufe, njerëzit i kanë dëbuar larg shtëpisë ose i kanë mbledhur nën çati kopetë dhe qentë e tyre të stanit. Për t’u ruajtur nga bubullimat, rrufetë, breshëritë dhe shirat e verës populli ka praktikuar shumë rite të tjera për nder të Shën Ilias. Në ditën e tij sipas traditës theren kurbane, zakonisht jashtë fshatit në ndonjë vend të shenjtë ose nën ndonjë lis të madh. Ndërsa tjegullarët, të cilët e kremtojnë ditën e Shën Ilias si festë profesionale kanë një rit të posaçëm për këtë ditë - ata bëjnë një rreth të gjerë prej tjegullave të papjekura. Ky rreth pranohet dhe si një prej simboleve të kultit të lashtë ndaj diellit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD