Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulime arkeologjike në Veliko Tërnovo

Monedha dhe stoli mesjetare që janë gjetur gjatë gërmimeve të sivjetshme
Foto: Veneta Pavlova
Në një konferencë shtypi në Sofje arkeologu i njohur prof. Nikolaj Ovçarov tregoi për rezultatet e gërmimeve në manastirin “Shën Pjetri dhe Shën Pavli” në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Prof. Ovçarovi udhëheq studimet atje tashmë për vit të tretë bashkë me d-r Hitko Vaçev nga muzeu historik regjional.

“Kisha “Shën Pjetri dhe Shën Pavli” u ndërtua bashkë me manastirin në fillim të shekullit XIII, në kohën e mbretit Kalojan – shënoi prof. Ovçarovi. – Ndërtimi u porosit nga bashkëshortja e tij Ana-Maria, bija e mbretit të Hungarisë. Në fillim ky ishte tempulli i patrikut. Pikërisht në të u pranua unioni me Kishën Katolike Romane. Më vonë, pas fitores së ortodoksisë në vend, në kohën e mbretit Ivan-Asen II (1218-1241), pushteti kishtar u zhvendos në kishën “Ngjitja e Krishtit”. Por në vitin 1393, pas pushtimit të Tërnovos nga osmanët, përsëri për një vit “Shën Pjetri dhe Shën Pavli” u bë qendra e patrikut. Pasi u likuidua statusi i Patriarkisë Bullgare, tempulli u bë selia e mitropolitëve bullgarë deri në shekullin XIX.”

Gjatë studimeve arkeologët zbuluan edhe një kishë. Ajo mban emrin e mbrojtësit të popullit bullgar – Shën Ivan Rilski. Lipsanat e tij në vazhdim të shekujve janë ruajtur në tempull. Në nekropolin rreth dy kishave deri tani janë zbuluar 200 varrime. Në to janë gjetur 840 monedha, 24 unaza të argjendta dhe 7 të arta, 20 vathë të argjendtë dhe 10 të artë, afro 200 kopsa veshjesh, enë qeramike. U gjetën dhe korniza të argjendta dhe tokëza për libra që janë dëshmi për veprimtarinë e gjallëruar letrare në kryeqytetin e vjetër. U zbuluan pjesë stofi që japin përfytyrim për veshjen e aristokratëve bullgarë. Gjatë gërmimeve të tanishme u gjetën 7 monedha të arta bizantine nga gjysma e parë e shekullit XIII, të prera në kohën e perandorit Joan Vataci. Ato janë punuar me mjeshtëri të madhe dhe kanë qenë shumë të shtrenjta në epokën e atëhershme, por edhe sot. Në disa prej monedhave ka mbishkrime. Në njërën prej tyre shkruan “e Smilos” – me sa duket pronari i saj e ka shkruar këtë që të dihej e kujt ishte monedha. Arkeologët mendojnë se monedhat ishin fshehur gjatë viteve 40 të shekullit XIII. Atëherë kishte vrasje të ndjekësve të Kishës Katolike dhe ndoshta për këtë shkak monedhat ishin groposur dhe nuk ishin kërkuar më. Në konferencën e shtypit u treguan dhe shumë stolisje prej ari dhe argjendi. Shumë interesant për shkencëtarët është një vath i artë, mbi të cilin janë gdhendur dy shqiponja dykrenore. Të drejtën ta mbajnë këtë simbol e kishin vetëm aristokratët e lartë bullgarë.

Prof. Ovçarov

© Foto: Veneta Pavlova

“Gjetëm dhe një tokëz rripi, mbi të cilën është gdhendur një luan – vazhdon Nikolaj Ovçarovi. – Zbulimi është interesant, sepse është nga shekulli XIV, domethënë nga koha e mbretit Ivan Shishman, kur luani u bë emblema e shtetit. Kuptohet, ka piktura të luanëve dhe në kryeqytetet më të vjetra – Pliska dhe Preslav, por pikërisht gjatë viteve të fundit të shtetit mesjetar bullgar luani u bë simboli i tij.”

Arkeologët zbuluan dhe mbeturina të dyshemesë më të vjetër të kishës “Shën Pjetri dhe Shën Pavli” – nga shekulli XIII. Ajo ishte mbuluar me një mozaik shumë të bukur prej mermeri grek dhe italian. “Të ngjashme janë dyshemetë e kishës “Shën Klemente” në Romë dhe të kishave më të mëdha në Kostandinopojë gjatë shekullit XIII-XIV” – sqaron prof. Ovparov. Periudha e shekujve XV-XVII gjithashtu u studiua. U gjet një varrezë peshkopi, e cila dëshmon për kulturën materiale gjatë asaj epoke. Arkeologët bënë përfundimin se atëherë kishte një diferencim shumë të madh social.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD