Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetarët e rinj dhe mesazhet mediatike

Gazetarët e rinj sot kanë një sedër të lartë, si përfaqësues të vërtetë të pushtetit të katërt. Krahas kësaj ata shprehin mendime të balancuara dhe objektive. Këtë e tregon doc. dr. Liljana Andreeva, pedagoge shumëvjeçare të gazetarisë dhe lidhjeve me shoqërinë në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Teknologjitë e reja, digjitalizimi, shfrytëzimi i gjerë i rrjetit internet, ndryshojnë rrënjësisht mediat e sotme. Të gjitha arritjet e sektorit IT japin mundësi për programe me cilësi më të larta dhe për një komunikim më të mirë me auditorin. Kontradiktore janë përfytyrimet e tyre për programet mëngjesore të televizionit. Lidhur me këtë docentja Andreeva thekson:

“Nga njëra anë të rinjtë janë të mendimit, se programet mëngjesore u japin spektatorëve informacion për zhvillimet tek ne dhe në botë. Nga ana tjetër, të rinjtë mendojnë, se programet e mëngjesit theksojnë mbi politikën dhe njerëzit kalojnë tërë ditën nën shenjen e ngjarjeve politike. Ata të rinj e krahasojnë programet me transmetimet e televizioneve të tjera të huaja, kur mëngjesit flitet për humor të mirë, për çështje shëndetësore, për veshje moderne e kështu me radhë. Ekzistojnë qëndrime të llojllojshme mbi variantin e programeve mëngjesore. Krahas kësaj të rinjtë janë të mendimit se në gazetarinë hetuese duhet të vendoset një stilistikë krejt të re. Ata nuk pranojnë sindromin prej prokurori në gazetarinë hetuese, kur pyetjet bëhen në mënyrë të prerë dhe agresive. Ata preferojnë më tepër formën humoriste, ironike dhe sarkastike, në të cilën në mënyrë të lehtë, por në të njëjtën kohë me thumba preken problemet më të dhimbshme sociale. Të rinjtë janë të mendimit, se kjo mënyrë është më atraktive, më moderne dhe mund të tërheqë vëmendjen e auditorit. Ata janë të bindur, se duhet të ndryshohet forma e pyetjes. Krahas kësaj ata mendojnë, se programet janë të mira, kur problemet shoqërore thyhen përmes prizmit të fateve njerëzore. Preferojnë edhe shfaqjet e reporterëve, që nuk janë profesionist. Tani njerëzit vet mund të xhirojnë dhe të dërgojnë në televizion ato reportazhe. Krahas kësaj ata mund të telefonojnë në radio. Kjo lidhje reciproke konsiderohet se është një mënyrë demokratike të trajtimit të problemeve.”

Gazetarët e rinj gjithashtu shpallen për transmetimet direkte nga vendi i ngjarjes. Mirëpo, ata janë të mendimit, se mungojnë programe të specializuara me tematika interesante, që preokupojnë të rinjtë. Rinia formohet dhe kërkon modelet e sjelljes njerëzore, që të formojë një model të vet individual. Lidhur me këtë konsiderojnë, se elita e sotme krijuese – shkrimtarë, artistë, piktorë, shkencëtarë është e zëvendësuar nga pseudo-yje. Sipas tyre kjo shtrembëron vlerat morale dhe bëjnë pyetjen, a është gazetaria në harmoni me normat etike, ose formon rregulla të reja. Mediat, sipas të rinjve, shndërrohen nga dritare te bota, në dritare te kuzhina dhe dhoma e fjetjes së njeriut.” Sipas gazetarëve të ardhshëm, personaliteteve politike u kushtohet një vëmendje më të madhe nga mediat dhe shihet një ngatërrim i profesionit të gazetarit, me të të PR-it. Në të njëjtën kohë të rinjtë dyshojnë, se pushteti ushtron presion mbi gazetarët dhe sidomos mbi pronarët e mediave, gjë që reflekton mbi objektivitetin e tyre. Të rinjtë dëshirojnë, që problemet të trajtohen me thellësi më të madhe. Ata mendojnë, se duhet t’u kushtohet një vëmendje më të madhe marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijëve. Është fakt, se po rritet numri i të rinjve, që preferojnë rrjetin internet në vend të televizionit. Megjithëkëtë të rinjtë, që mbarojnë gazetari, mbeten optimist dhe besojnë se do të gjejnë mundësi të mira për realizim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD