Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita e Bullgarisë për Koncepcionin e ri strategjik të NATO-s

Më 14 e 15 tetor në Bruksel do të zhvillohet një takim i ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Në të Bullgaria do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm Nikolaj Mlladenov dhe ministri i mbrojtjes Anju Angellov. Ky është forumi i fundit për përgatitjen e Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet më 19 e 20 nëntor 2010 në Lisbonë. Dokumenti kryesor që do të diskutohet në kryeqytetin e Belgjikës është Koncepcioni i ri strategjik i NATO-s. Ai i fundit është nga viti 1999.

“Aksenti për Bullgarinë është ruajtja e elementit të përfshirë në nenin 5, i cili garanton mbrojtjen kolektive dhe sigurinë – tha Vesela Çerneva, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme. – Duke marrë parasysh sfidat e reja, neni 5 duhet të përfshijë dhe kërcënimet e llojit të ri, si kërcënimet kiber për shembull. Sipas nesh, si një pjesë e nenit 5 duhet të merret në konsideratë dhe sistemi i mbrojtjes kundërraketore, e cila shpresojmë se do të bëhet një pjesë e Koncepcionit të ri strategjik të NATO-s.”

Bullgaria mbështet pozitën se lidhja transatlantike duhet të ruhet si një element kryesor i Aleancës, shtoi Vesela Çerneva. Kjo do të thotë një partneritet të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së. Ajo rikujtoi se SHBA tashmë disa herë kanë shprehur një dëshirë të tillë, partnerët nga BE-ja – gjithashtu. Por sipas saj midis dy organizatave ka çështje që duhet të sqarohen, kështu që të evitohet dublimi i panevojshëm i resurseve, veçanërisht në kohën e krizës, kur buxhetet për mbrojtje reduktohen.

“Dera e NATO-s duhet të mbetet e hapur, deri sa projekti për Evropën e bashkuar dhe të lirë do të realizohet – sqaroi pozitën e Bullgarisë Vesela Çerneva. – Në këtë kuptim NATO-ja duhet të ripohojë angazhimin e vet për integrim të të gjitha vendeve që dëshirojnë dhe kanë nivelin e duhur të përgatitjes të aderohen në Aleancë. NATO-ja duhet të ruajë praninë e vet në Ballkan, sepse misioni në regjion ende nuk ka përfunduar. Mirëbesimi në aftësitë e Aleancës mund të ruhet vetëm po të zbatojë ajo angazhimet e marra.”

Zëdhënësja e MPJ-së tha se sipas Bullgarisë siguria energjetike gjithashtu duhet të konsiderohet një pjesë e perimetrit të NATO-s në një cak të gjerë strategjik. Këtu NATO-ja duhet të ketë një rol më të fortë politik, përtej mbrojtjes së infrastrukturës strategjike.

Sipas Bullgarisë një element i rëndësishëm i Koncepcionit të ri strategjik të NATO-s duhet të jetë dhe koordinimi i përpjekjeve për sa u përket sfidave të ndryshme. Kjo do të thotë koordinim midis fushës ushtarake, shoqërisë civile, biznesit, sektorit joqeveritar dhe organizatave humanitare.

Paralelisht me Samitin e NATO-s në Lisbonë gjatë nëntorit të këtij viti do të mbahet dhe seanca e Këshillit NATO-Rusia, në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi në mbrojtjen kundërraketore.

“Për sa i përket sigurisë dhe stabilitetit të Evropës, Rusia është një faktor i rëndësishëm për këtë siguri – tha Vesela Çerneva. – Prandaj në Lisbonë do të diskutohet përfshirja e Rusisë në sistemin e Mbrojtjes kundërraketore, përfshi shkëmbimi i teknologjive dhe i informacionit, si edhe ndërtimi i një sistemi, i cili të përfshijë dhe Rusinë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare mbush 90 vjet – një histori krenarie dhe pa paragjykime!

Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..

botuar më 25-01-25 8.20.PD

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD