Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekte të reja të Hristo Jocovit

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Stojan Jankullov, Millen Kukosharov dhe Hristo Jocov
Foto: Samuil Millev
Hristo Jocov është një prej personaliteteve më të shquara të muzikës së xhazit në Bullgari. Interpretues, kompozitor, profesor, Hristo është i njohur në shumë vende nëpër botë që prej shumë kohe. Në familjen e tij të gjithë merren me muzikë klasike, pa përjashtim. Ai vetë ka mbaruar Shkollën muzikore kombëtare dhe Akademinë Muzikore Kombëtare, ku aktualisht punon si profesor. Shfaqjet e tij të para si muzikant xhazi ishin akoma në fund të gjimnazit, kur bashkë me bashkënxënës të tij mori pjesë në programin e Takimit të xhazit Sofje – festivali më prestigjioz i xhazit në atë kohë në Sofje. Veprimtaria e tij aktive muzikore përfshin koncerte me artistë bullgarë e të huaj në tërë Evropën, Kanada, Indi dhe shumë vende të tjera. Si instrumentist ka marrë pjesë në mbi 30 kompakt disqe. Është autor i qindra pjesëve dhe i shumë orkestrimeve.

Çfarë shihet prapa emrit të projektit të tij të ri “Percussion Impact” – para se gjithash përdorimi virtuoz dhe i shumëllojshëm të baterive. “Edhe më parë kemi pasur projekte të përbashkëta me Stojanin, por siç duket ka pasur nevojë për më shumë kohë, që të arrihet imazhi konkret muzikor “Percussion Impact” – rrëfen Hristo Jocov. - Stojan zuri vendin tim si baterist në Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare, kurse unë vazhdova të merrja pjesë në orkestër si mik dhe shumë shpesh interpretonim muzikë së bashku. Unë vërtetë desha të krijoj një projekt mjaftë atraktiv, i cili të ngrejë gradën në skenën tonë, të jetë diçka më e ndryshme. Kishim shumë repeticione. Që vitin e kaluar para Krishtlindjeve ia propozova idenë Stojanit. Ftova dhe pianistin Rumen Toskov – Rupeto për të marrë pjesë. E paraqitëm projektin gjatë muajit janar. Rumen Toskov mori pjesë vetëm akoma një herë në paraqitje. Duhej të fillonte mjekim dhe vetë ai propozoi që vendi i tij të zihet nga Mileni.”

Për fat të keq Rumen Toskov vdiq para disa muajsh. Të gjitha koncertet e trios pas kësaj ngjarjeje tragjike iu kushtuan Rumenit. “Percussion Impact” u paraqit në të gjitha forumet prestigjioze të xhazit te ne. Le të dëgjojmë tani pjesën “Dinamika”. Autori është Stojan Jankullov.

Gjatë disa viteve të fundit Hristo Jocov mori pjesë dhe në projekte interesante ndërkombëtare. Ndër to është Jazz ExTempore. Para se të mësoni më shumë hollësi për këtë ju ofrojmë një incizim nga albumi i Jazz ExTempore. Pjesa titullohet “Balkan Afro”. Autori është Hristo Jocov.

“Projekti titullohet Jazz ExTempore, fillimi u vu para tre vjetësh. Elvis Stanic, një muzikant kroat na takoi me anë të internetit – muzikantë të ndryshëm nga vende të ndryshme në Evropë: Andrea Vicary – pianiste nga Londra, basisti Rico de Jer nga Holanda, fizarmonicistja Johana Johola nga Helsinki dhe unë – nga Bullgaria – tregon Hristo Jocovi. – Nuk njiheshim para kësaj. Ideja ishte që secili prej nesh të vinte me muzikën e tij dhe të krijonim një produkt interesant internacional. Financat janë siguruar krejtësisht nga Kroacia. Projekti shënoi sukses, si dhe bashkëpunimi ynë. Tashmë për vit të tretë me radhë udhëtojmë. Para më pak se një muaj ishim në Angli për të dhënë shtatë koncerte – në tri klube dhe në Trinity College në Londër dhe në një festival në Scarburo. Këtë muaj kemi një turne në Holandë, kurse pas kësaj do të vijmë për herë të radhës në Bullgari.”

Hristo Jocov tregon gjithashtu se projekti kudo pranohet shumë mirë nga publiku. Nga njëra anë muzika është shumë e këndshme, nga ana tjetër është kureshtar fakti se përfaqësues të vendeve dhe kulturave të ndryshme krijojnë një projekt të suksesshëm muzikor pa përgatitje paraprake.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD