Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita bullgare për Afganistan nuk ndryshon

“Angazhimi i Bullgarisë ndaj Afganistanit është një investim afatgjatë në sigurinë tonë kombëtare. Për këtë arsye nuk mund të pritet që pjesëmarrja bullgare aty të përfundojë shumë shpejtë” - vuri në dukje ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov.
Foto: BGNES
Gjatë kësaj jave Sofja ishte mikpritëse e një forumi treditor nën moton “Evropa për Afganistan: nga kuptimi drejt mbështetjes”. Theksat kryesorë në debatet ishin përpjekjet e NATO për rimëkëmbjen e Afganistanit, roli i BE për zhvillimin e këtij vendi të Azisë Qendrore, si dhe përpjekjet e organizatave joqeveritare në rivendosjen e shoqërisë civile në të. Tema është me rëndësi jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për tërë shoqërinë ndërkombëtare. Ajo do të jetë ndër theksat kryesorë të Takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të NATO në Lisbonë krahas miratimit të Konceptit të ri strategjik të Aleancës. Në forumin në Sofje ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov vuri në dukje, se pozita bullgare për Afganistan mbetet e pandryshuar.

“Angazhimi i Bullgarisë ndaj Afganistanit është një investim afatgjatë në sigurinë tonë kombëtare. Për këtë arsye nuk mund të pritet që pjesëmarrja bullgare aty të përfundojë shumë shpejtë”, deklaroi ministri Mlladenov. Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes sonë në Afganistan është të ndihmojë për ndërtimin e shtetit modern afgan, qeveria dhe forcat e sigurisë të të cilit të kenë kapacitete për zgjidhjen e problemeve të brendshme. D.m.th. të formohet një shtet i qëndrueshëm, i cili të mos është strehim për terrorizimin ndërkombëtar. “Nuk është e drejtë të ketë në kartën e botës shtet pa institucione. Ky fakt shton automatikisht kërcënimet edhe për sigurinë kombëtare të Bullgarisë”, është i bindur Nikollaj Mlladenov. Sipas tij, nëse aleatët nga bashkësia ndërkombëtare nuk arrijnë të ndërtojnë institucione të fuqishme afgane, ushtri dhe polici kombëtare, të cilat të mund të garantojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të tyre, nëse nuk asgjësojnë strehimin e organizatave terroriste dhe grupazheve radikale aty – problemet e Afganistanit do të arrijnë shumë shpejtë tek kufijtë e Bullgarisë. Në këtë kuptim, pjesëmarrja jonë është detyrim.

Mlladenovi rikujtoi, që sipas strategjisë së bashkësisë ndërkombëtare për Afganistan ajo ka element ushtarak dhe civil – veprime luftarake kundër grupazheve radikale dhe veprime civile për ndërtimin e themeleve të shtetit. Në perspektivë afatgjate elementi civil do të bëhet vendimtar, që të garantohet se në momentin kur shteti afgan do të hyjë në rolin e vet të plotë, prania e Bullgarisë në Afganistan do të behet e panevojshme.

Kontingjenti ushtarak bullgar mbetet në Afganistan për një afat të pacaktuar, konfirmoi në forum dhe ministri i mbrojtjes Anju Angellov. Aktualisht në përbërjen e Forcave ndërkombëtare për ruajtjen e sigurisë, ISAF, marrin pjesë 46 shtete-anëtare të NATO ose shtete- partnere. Bullgaria ka aktualisht atje afro 540 ushtarakë dhe parashikohet deri në fund të vitit 2010 numri i tyre të arrijë mbi 600 veta. Luftëtarët bullgarë janë vendosur në tre rajone të Afganistanit. Vendi ynë ndihmon gjithashtu me medikamente, armë dhe municione për ushtrinë afgane.

Sipas ministrit Angellov misioni i Bullgarisë në Afganistan është i vështirë, por i rëndësishëm. Vendi ynë ndan për misionin tonë mbi 7% prej buxhetit të tij për mbrojtje, vuri në dukje Anju Angellovi.

“Bullgaria ndryshe nga shtetet e tjera, përfshi shtetet anëtare të NATO-s, nuk shpall ndonjë afat fillestar, as përfundimtar për tërheqje nga Afganistani. Pozita jonë aktualisht është se ne do të marrim pjesë në këtë operacion deri sa ka mandat të Këshillit të sigurimit të OKB për Forcat e koalicionit dhe deri sa arrihet në një vendim unanim të Këshillit të Atlantikut Verior.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD