Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Firmat në Bullgari humbasin mbi 10% të kohës së tyre për të përballuar rregullore administrative

“Që të përparojë ekonomia dhe të jetë lokomotiva e shoqërisë sonë, duhet t’u jepet liri maksimale subjekteve ekonomike private që të zhvillojnë veprimtari ekonomike – tha ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov.
Foto: Tanja Harizanova
Një raport i Bankës Botërore tregon se mbi 10% të kohës së tyre firmat bullgare e humbasin për të përballuar rregullore administrative. Ndërsa në vendet e tjera anëtare të reja të BE-së si Estonia dhe Sllovakia ndajnë më pak se 7% për zbatim të rregulloreve. Regjimi i taksave shtetërore gjithashtu i ngarkon shumë firmat, konstatojnë ekspertët nga Banka Botërore. Baza e vjetër normative dhe mungesa e politikës qeveritare në caktimin e taksave shtetërore çuan në një rritje të pakontrolluar të taksave – me 60% gjatë periudhës së viteve 2005-2008. Disa taksa shtetërore janë kaq të larta, se e dëmtojnë seriozisht konkurrencën, duke vepruar si një pengesë për hyrjen e firmave në treg, konstatojnë ekspertët. Raporti u prezantua para përfaqësuesve të qeverisë, parlamentit, KE-së, asociacioneve të biznesit. Megjithëse gjatë të gjashtë vjetëve të fundit vendi ynë ka përparim të madh për pakësim të administrimit nëpërmjet akteve normative, politikave dhe institucioneve, ka më shumë mundësi në këtë fushë.

“Që të përparojë ekonomia dhe të jetë lokomotiva e shoqërisë sonë, duhet t’u jepet liri maksimale subjekteve ekonomike private që të zhvillojnë veprimtari ekonomike – tha ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov gjatë forumit. – Përgjigja e pyetjes “pse” është e qartë. Sepse firmat janë ato që krijojnë pasurinë kombëtare, të cilat paguajnë tatimet për mbajtjen e sistemeve sociale. Për sa i përket rregullimit, duhet të jetë e qartë se indet sociale sëmuren nga kanceri atëherë, kur detyrimet e disave bëhen të drejta të të tjerëve. Biznesi i shtetit, i cili është lidhur me rregullore dhe taksa, është një biznes, nga i cili ne dëshirojmë gradualisht të dalim. Po, shteti fiton para nga kjo veprimtari, por në një mënyrë shumë të rëndë për tërë shoqërinë.”

Më pak kohë dhe shpenzime për biznesin për zbatim të rregulloreve mund të kenë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike, konstaton raporti i Bankës Botërore, i cili mban titullin “Rregullim më i mirë për rritje më të lartë”. Që të mbajë aftësinë e konkurrencës dhe mjedisin e favorshëm për biznes, Bullgaria duhet t’i përqendrojë përpjekjet për pakësim të kohës dhe të shpenzimeve të firmave në zbatimin e kërkesave të ndryshme administrative. Ky është përfundimi i ekspertëve të Bankës Botërore. Përveç kësaj shpesh herë për shkak të rregulloreve bashkiake firmat përballojnë kërkesa suplementare, dokumentet dublohen, nuk ekzistojnë regjistra publike dhe mundësi për dokumente elektronike.

“Pakësimi i kohës dhe shpenzimeve për zbatim të regjimeve të rregullimit mund të stimulojë rritjen ekonomike në Bullgari”, tha përfaqësuesi i përhershëm i Bankës Botërore për Bullgarinë Markus Repnik. “Rregullimi i biznesit përcakton “rregullat e lojës” për veprimtarinë e sektorit privat. Kurse rregullimi i mirë i biznesit i bazohet politikës së qartë, legjislacionit të mirë dhe instrumenteve të forta për aplikimin e tyre.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

Më shumë nga rubrika

Valdis Dombrovskis

Valdis Dombrovskis para BNR-së: Bullgaria mund të aplikojë euron gjatë vitit 2024

"Bullgaria është ende duke punuar mbi planin e rimëkëmbjes - veçanërisht në pjesët për qëllimet e gjelbra dhe përfshirjen sociale, përpara se ta paraqesë atë në Bruksel," vuri në dukje Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis para..

botuar më 21-04-13 5.45.MD

Pengjet ekonomike të partive në Parlamentin e ardhshëm

Me votën e tyre të fundit bullgarët treguan qartë se duan një ndryshim rrënjësor në qeveri. Për gati një vit ata demonstruan në sheshe qëllimin e tyre për t'u dhënë fund tendencave aktuale politike të cilat e mbështesin statukuon për dekada. Sidoqoftë,..

botuar më 21-04-06 1.28.MD

Gjatë vitit të pandemisë borxhi shtetëror është rritur me 22.5%

Borxhi i qeverisë u rrit me 2.72 miliardë euro ose 22.5% për një vit. Borxhi i nënsektorit të “Qeverisë Qendrore” në fund të shkurtit 2021 arriti në 14.8 miliardë euro, njoftoi Ministria e Financave. Në fund të shkurtit 2020, borxhi arriti në 12.1..

botuar më 21-04-01 4.55.MD