Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Foto: BGNES
Dimitër Berbatov u bë i huaji i parë dhe futbollisti i katërt në historinë e ligës së lartë angleze, i cili ka shënuar pesë gola në një ndeshje futbolli. Kjo ndodhi në ndeshjen e “Mançestër Junajtid” kundër “Blekbërn”, i cili humbi me rezultat 7:1. Pas këtyre pesë golave të shënuar Dimitër Berbatov kryesoi gjithashtu dhe klasifikimin e mjeshtërve të golave në Ligën e lartë angleze me gjithsej 11 gola të shënuar. “Sot vërtetë është një ditë fantastike. Akoma nuk mund të besoj se arrita të shënoj pesë gola, por kjo është fakt. Kam shënuar pesë gola dhe më parë, por ishte para mjaftë kohe, në Bullgari. Gëzohem se arrita ta bëj këtë në “Premiër Lijg”, sidomos pasi aq pak njerëz e kanë bërë. Për mua është një nder i madh që emri im të jetë afër emrave të mëdhenj si Shiërër, Defou dhe Koul.” Dita e suksesshme për futbollistët bullgarë në ligën e lartë angleze u ripohua dhe nga Martin Petrov, i cili dha një kontribut të konsiderueshëm për barazimin e rezultatit të skuadrës së tij “Bolton” – 2:2 kundër “Blekpul”. Bullgari, i cili hyri më vonë në lojë, shënoi golin e parë për skuadrën e tij, e cila para kësaj humbte me rezultat 0:2.

“Liteks” është në krye të grupit bullgar të futbollit A dhe është me pesë pika përpara skuadrës së dytë “Levski”. Edhe të dyja skuadrat fituan ndeshjet e tyre në raundin e fundit të 15-të të vjeshtës të kampionatit bullgar. “Liteks” fitoi si mik kundër “Kaliakra” (Kavarna) me 1:0, kurse “Levski” fitoi kundër Montana me 3:0.

Radostin Stojçev është trajneri i ri i skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj. Ai ka lindur më 25 shtator 1969 në Sofje dhe është bir i një trajneri tjetër legjendar bullgar – Svetosllav Stojçev. Radostin Stojçev ka luajtur në CSKA, por suksesin më të madh si volejbollist e shënoi në“Minjor” (Buhovo) në vitin 1991, kur u bë kampion dhe mbajtës i Kupës së Bullgarisë. Karriera e tij e trajnerit filloi në klubin e kryeqytetit “Sllavia” (2003 – 2005), me të cilin fitoi Kupën e Bullgarisë. Në periudhën 2005 – 2007 ishte ndihmës i Vlladimir Alenko në skuadrën ruse “Dinamo” (Moskë), me të cilin fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Rusisë. Në vitin 2007 u bë trajner i skuadrës italiane “Trentino Volej” (Trento). Me skuadrën e panjohur italiane Stojçev arriti të fitojë titullin botëror të klubit, dy herë fitoi Ligën e kampionëve dhe një herë – kampionatin dhe Kupën e Italisë.

Skuadra e volejbollit CSKA për meshkuj, shënoi fitoren e saj të parë në Ligën e Kampionëve. Në një ndeshje nga grupi i parë djemtë e Aleksandër Popovit fituan vështirë me 3:2 sete kundër vicekampionit të Francës “Kan”.
Skuadra e volejbollit e “Koko Volej Klub” (Gabrovo) përfundoi pjesëmarrjen e vetë në turneun evropian të klubeve “Çalënxh Këp”. Djemtë e trajnerit Ljubomir Gerasimov humbën nga skuadra çeke “Dukla” dhe kështu nuk mund të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre më tej.

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov përfundoi vitin me një pjesëmarrje në gjysmëfinalet e Çalënxhër në Helsinki, ku humbi nga Riçard Beranlis (Lituani). Grigor ishte shumë afër hyrjes në top 100 të tenistëve botërorë, për këtë qëllim duhej të shënonte akoma një fitore, por pas humbjes nga tenisti i Lituanisë ai përfundoi stinën në vendin e 106 në ranglistë. Për shkak të këtij klasifikimi ai nuk do të mund të hyjë dhe në skemën kryesore të Austreliën Oupën.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhjan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD