Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Në Telluride Aleksandra Zhekova mori medalje të argjend në disiplinën bordërkros në raundin e Kupës botërore të snoubordit
Foto: BGNES
Skuadrat “Levski” dhe “CSKA” përfunduan pjesëmarrjen e tyre në fazën grupore të turneut Liga Evropa. CSKA humbi me 1 më 3 si mysafire e skuadrës portugeze “Porto” në ndeshjen e vet të fundit nga grupi i 12-të të turneut dhe mbeti në vend të katërt me 3 pika. “Porto”-ja është në vend të parë të këtij grupi me 16 pika. Në vend të dytë është “Beshiktash” me 13 pika, pastaj është “Rapid” Vjenë me 3 pika. “Levski”, Sofje, fitoi ndeshjen e tij si mikpritës kundër “Sportingut” të Lisbonës me 1:0. Kështu pjesëmarrësi tjetër bullgar i turneut prestigjioz përfundoi me 7 pika dhe dy fitore. Pavarësisht nga kjo gjithashtu mbeti në vend të katërt në grupin e vet. “Sporting” i Lisbonës zuri vendin e parë me 12 pika, pastaj është “Lil” me 8 pika dhe në vend të tretë – skuadra “Gent” e Belgjikës me 7 pika.

Skuadra kombëtare e Bullgarisë e futbollit për vitin 2010 është në vend të 49-të në botë në listën e Federatës Botërore të Futbollit me 555 pika. Kampionja botërore Spanja ka 1887 pika, pastaj është Holanda me 1723 dhe Gjermania – me 1485 pika. Pastaj renditen skuadrat e Brazilisë (1446 pika), Argjentina (1338), Anglia (1195).

Sportistja më e mirë bullgare e snoubordit Aleksandra Zhekova dhe norvegjezja Helene Olafsen fituan startin ekipor në Telluride (ShBA). Gara nuk hyn në Kupën Botërore, por qëllimi i Federatës Ndërkombëtare e Snoubordit është përfshirja e kësaj disipline në programin e lojërave olimpike në Soçi gjatë vitit 2014. Në Telluride Aleksandra Zhekova mori dhe medalje të argjend në disiplinën bordërkros në raundin e Kupës botërore të snoubordit.

Bullgari Mihail Kleçerov zuri vendin e 17-të në startin prej Kupës botërore të biatlonit në disiplinën 20 kilometra në Pokljuka (Slloveni). Ai e kaloi vijën finale me 2min., 45 sek. pas fituesit Daniel Mezotiç (Austri) dhe kishte vetëm një humbje në qitje. Kjo është klasifikimi më i mirë i bullgarit në këtë disiplinë.

“Lukoil Akademik” fitoi ndjeshjen e katërt në grupin e tretë të turneut të basketbollit për meshkuj (EuroChallange) kundër skuadrës estone “Tartu Rock” me 74:64 pika. Kështu skuadra bullgare kalon në raundin tjetër të turneut.

Në Dubaj Ekaterina Avramova përmirësoi rekordin kombëtar të Bullgarisë në 200 metra në stilin shpinë gjatë turneut botëror të notimit në pishinë 25 metrash. Arritja e Avramovës është 2 min. 9 sekonda dhe 0 qindta. Me këtë rezultat bullgarja mbetet në vend të 14-të në klasifikimin përfundimtar. Atje ajo përmirësoi edhe rekordin kombëtar në disiplinën 100 metra në stilin shpinë me 59,82 sekonda.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit në Szeged

Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..

botuar më 24-04-26 3.42.MD
Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD