Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi dhe qendrat universitare të karrierës me përpjeke të përbashkëta për trajnimin e specialistëve të kualifikuar

Problemet, me të cilat shpeshherë ndeshen investitorët në vend, nuk janë kaq burokratike, sesa janë të lidhura me mungesën e kuadrove të kualifikuara. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi, të bërë para pesë vjetësh nga Fondacioni i biznesit për arsimin sipas projektit, të financuar nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar. “Ky fakt na nxiti të startojmë nismën për ndërtimin e qendrave universitare të karrierës, në saje të të cilave të mbështetim biznesin për të gjetur më lehtësisht kuadro të kualifikuara dhe për të komunikuar me shkollat e larta”, shpjegon Gergana Rakovska nga Fondacioni i biznesit për arsimin. Deri më sot janë ndërtuar mbi 30 qendra të tilla të karrierës, të cilat në nivel vendas kanë krijuar kontakte dhe partneritet me investitorët. Fondacioni ka të drejtën të certifikojë konsultues nëpërmjet programit Global Career Developer Facilitator. Vetë konsultuesit kanë trajnuar mbi 1000 këshilltarë pedagogjikë që të ofrojnë një konsultim për karrierë në shkolla. Afro 40 për qind prej studentëve bullgarë dinë për qendrat e karrierës, ndërsa 20 për qind kanë përdorur shërbimet e tyre, sipas të dhënave të studimit të Fondacionit të biznesit për arsimin.

“Qendrat e karrierës ofrojnë shumë forma trajnimesh – shpjegon Gergana Rakovska. – Zakonisht ato janë falas, sepse ofrohen nga punëdhënësit. Ka kompani të mëdha, të cilat u ofrojnë studentëve të interesuar trajnime për formimin e aftësive të liderit, po ashtu edhe si të bëjnë prezantime dhe të punojnë në ekip. Qendra e karrierës, përveç se është një vend, ku mësohet si bëhen letra të motivimit ose paraqitje personale, gjithashtu është vend, ku mund të marrësh trajnim suplementar dhe mundësi për stazh dhe punë. Një pjesë e madhe prej qendrave kanë sajte të organizuara mirë, ku publikohen njoftimet për punë.”

Në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje gjendet e vetmja Qendër ndëruniversitare për zhvillim të karrierës te ne, e cila punon me studentë nga të gjitha universitetet. Ai ka nënshkruar marrëveshje për partneritet me të gjitha kompanitë prijëse bullgare dhe ndërkombëtare. Më hollësisht për interesin e të rinjve për veprimtarinë e qendrës dhe për shërbimet e ofruara nga ajo, tregon konsultuesi Atanas Dimitrov:

“Interesi është shumë i madh. Të rinjtë aktivë interesohen, kërkojnë mundësi, që ne u ofrojmë. Ne jemi ndërmjetësi dhe e krijomë kontaktin midis punëdhënësve, qoftë ata qeveritarë, organizata joqeveritare, biznes në përgjithësi, dhe vetë studentëve. Së bashku më Forumin bullgar të liderëve të biznesit për 10 ditë organizojmë trajnime për biznes në tema të ndryshme: financa, veprimtari bankare, turizëm. Këto janë klasa të veçanta, në të cilat specialistë prijës dhe ekspertë nga fushat e ndryshme u shpjegojnë studentëve gjëra praktike. Kjo është një nismë jonë shumë e mirë dhe shumëvjeçare. Gjithashtu ofrojmë dhe programe me bursa për stazh në kompani të ndryshme. Organizojmë aktivitetin Ditët e dyerve të hapura. Qendra e karrierës ka katër veprimtari kryesore – informative, konsultuese, kontakte dhe bashkëpunim, dhe zyra rajonale EURODESK, ku japim informacion për programe të ndryshme rinore evropiane.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD