Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari zbatohet reforma e pensionimit

Kriza demografike dhe popullsia në pleqërim janë sfida, që qëndrojnë para mbarë Evropës, dhe Bullgaria nuk bën përjashtim. Shtimi i popullsisë së moshuar, si rezultat i të cilit gjithnjë më pak punëtorë mbajnë gjithnjë më shumë pensionistë, janë sfida si para strukturave sociale, ashtu edhe para buxhetit të Institutit Kombëtar të Sigurimit.

Gjatë vitit 2010 u bënë disa ndryshime në sistemin bullgar të pensionimit. Etapa e parë e ndryshimeve filloi në vitin 2000, kur u vendos modeli i tri shtyllave të sigurimit në rast pensionimi. Krahas sigurimit shtetëror shoqëror u përfshi edhe sigurimi i detyrueshëm në fondet private të pensionimit për ata njerëz që lindën pas vitit 1959, dhe mundësia për sigurim vullnetar. Ndryshimet e miratuara nga Parlamenti bullgar në fund të vitit 2010 kanë për qëllim të kufizojnë pamjaftueshmërinë kronike të mjeteve buxhetore të Institutit Kombëtar të Sigurimit nëpërmjet stabilizimit të sistemit të sigurimit. Tani për tani pamjaftueshmëria e mjeteve për shlyerjen e pensioneve plotësohet nga buxheti shtetëror, sepse të ardhurat e kuotave të sigurimit të punëtorëve mbulojnë mezi 40 për qind nga shumat e domosdoshme.

Lidhur me këtë drejtoresha e Institutit Kombëtar të Sigurimit Hristina Mitreva shpjegon: “Për vitin 2010 pjesa e të ardhurve nga kuotat e sigurimit do të jetë me 230 milion leva (115 mln euro) më pak. Disa nga shkaqet për këtë janë të qarta: tregu i ngushtuar i punës, orari i zvogëluar i punës, për shkak të krizës.”

Me ndryshimet në Kodin e Sigurimit Social, të miratuara nga Parlamenti u caktua modeli i sistemit të pensionimit në Bullgari deri në vitin 2035. Qëllimi është të garantohet stabiliteti financiar i sistemit të sigurimit. Ja për se nga data 1 janar i vitit 2011 bullgarët filluan të paguajnë kuota më të larta të sigurimit me 1.8 për qind. Sipas legjislacionit social në Bullgari kuota ndahet midis punëtorit dhe punëdhënësit në raport 40 kundrejt 60. Rriten edhe pragjet minimale të sigurimit të atyre që vetësigurohen. Të ardhurat më të ulëta, mbi të cilat llogaritet kuota e sigurimit janë nga 420 leva. Kjo është një nga mënyrat të përballohet pamjaftueshmëria e mjeteve në sistemin e sigurimit deri në vitin 2017. Stabiliteti financiar dhe eliminimi i një pjese prej deficiti të Institutit Kombëtar të Sigurimit gjatë vitit 2011 nevojitet për një kontroll serioz dhe për masa për parandalimin e shpërdorimeve në sistemin e sigurimit. Abuzimet kanë të bëjnë kryesisht me mospagimin e kuotave të sigurimit ose nga sigurimi mbi të ardhura më të ulëta, se sa shpërblimet e vërteta të punëtorëve. Me ndryshimet e miratuara nga Parlamenti parandalohet rrjedhja e mjeteve buxhetore të Institutit të Sigurimit edhe me listat e falsifikuara të pacientëve. Gjatë vitit 2011 punëdhënësi do të shlyejë 70 për qind nga paga ditore brenda tri ditëve të para të lejes në rast sëmundjeje. Pas ditës së katërt pagimi merret përsipër nga Instituti Kombëtar i Sigurimit. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2011. Kjo është një nga mënyrat për ndërprerjen e rrjedhjes së mjeteve nga buxheti i institutit. Kontrollohet edhe sigurimi i paligjshëm i atyre grave, që do të dalin me lejen e amësisë. Ngandonjëherë ato sigurohen me shuma më të larta, kështu që gjatë amësisë të marrin shpërblime më të larta. Shpërblimi gjatë lejes së amësisë nga viti 2011 caktohet mbi bazën e të ardhurve të gruas brenda 18 muajve para lejes së amësisë. Bullgaret shfrytëzojnë lejen më të gjatë për amësinë në mbarë Evropën – 410 ditë.

Çfarë tjetër parashikojnë ndryshimet në sistemin e pensionimit të bullgarëve?

Që nga viti 2012 do të fillojë të rritet stazhi për pensionimin e atyre që punojnë në kategorinë e tretë më masive. Për gratë stazhi i punës do të arrijë 37 vjet, ndërsa për burrat 40 vjet. Stazhi i punës do të rritet me nga 4 muaji për vit deri në vitin 2020. Nga viti 2021 do të fillojë të rritet edhe mosha e pensionimit deri në 63 vjet për gratë dhe 65 vjet për burrat.

Ndryshimet parashikojnë kriminalizimin e mospagimit të kuotave të sigurimit, gjë që do të reglamentohet me disa ndryshime në Kodin Penal. Kjo është një pjesë e strategjisë për garantimin e stabilitetit të sistemit të sigurimit, gjë që do të ndikojë si mbi punëdhënësit, ashtu edhe mbi punëtorët. Me ndryshimet e Kodit të Sigurimit Social të miratuara në fund të vitit 2010, caktohet, që nga viti 2014 të hiqet tavani i pensioneve, i cili tani është 700 leva. Ruhet mundësia për “blerjen e stazhit të sigurimit” – për një periudhë 5-vjeçare. Shuma për stazhin e blerë, që duhet të depozitohet në llogarinë e Institutit Kombëtar të Sigurimit duhet të paguhet një herë. Deri tashti kishte mundësi, që kjo shumë të shlyhej me këste.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD