Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Japonia – mundësi për aktivizimin e bashkëpunimit

Kryeministri japonez Naoto Kan, i cili në takimin e tij me Bojko Borisovin deklaroi se, pas aderimit të Bullgarisë ndaj BE, marrëdhëniet midis të dyja vendeve duhet të forcohen duke pasur parasysh faktin se, ata ndajnë vlera të njëjta bazë.
Foto: BGNES
Nga data 22 deri më 26 janar kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ishte për një vizitë pune në Japoni. Vizitë të këtij niveli në marrëdhëniet bilaterale nuk kishte pasur që nga fundi i vitit 2004 e këtej, kur Japonia ishte e vizituar nga kryeministri i atëhershëm Simeon Sakskoburgotski. Vizita e Sakskoburgotskit ishte zyrtare dhe gjatë së cilës u shkëmbyen mesazhe politike përpara se Bullgaria të jetë bërë anëtare e Bashkimit Evropian, kurse ajo e Bojko Borisovit kishte një karakter të nënvizuar pune dhe u realizua 4 vjet pas pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet janë të konsiderueshme vet për nga vetja e tyre. Mbi këtë këmbënguli në mënyrë të tërthortë dhe vet kryeministri japonez Naoto Kan, i cili në takimin e tij me Bojko Borisovin deklaroi se, pas aderimit të Bullgarisë ndaj Bashkimit Evropian, marrëdhëniet e partneritetit midis të dyja vendeve duhet të forcohen duke pasur parasysh faktin se, ata ndajnë vlera të njëjta bazë. Duke dashur që Sofja të japë përkrahje në bisedimet e Japonisë me Bashkimin Evropian për marrëveshje për një partneritet ekonomik, shefi i qeverisë japoneze dha të kuptohet se, vendi i tij tanimë e ndërmerr Bullgarinë si një partner të një karakteri të ri.

Një mesazh i rëndësishëm politik i kryeministrit Bojko Borisov, të shprehur në takimin e tij me homologun e tij japonez qe, se Bullgaria ka dëshirë që lidhjet ekonomike midis të dyja shteteve të ngrihen në nivelin e marrëdhënieve të tyre politike. Ky ishte dhe qëllimi kryesor i vizitës dhe prandaj delegacioni bullgar realizoi takime me shumë subjekte ekonomike, mes të cilave dhe Federata japoneze e organizatave ekonomike “Nippon Kajdaren”, Këshilli japonez për këmbim ndërkombëtar, Banka japoneze për një bashkëpunim ndërkombëtar, Koncerni “Toshiba” dhe Korporata “Mejxhi Deërijz” e cila zë një vend prijës në tregun japonez të qumështit. Pala bullgare deklaroi interes për bashkëpunim në bujqësi, në tregtinë me emisionet e gazrave të serës dhe investime për realizimin e projekteve në fushën e teknologjive industriale, burimeve të ripërtërishme energjetike dhe energjetikës bërthamore. Personalisht kryeministri Borisov shprehu pritjen që kompani japoneze të investojnë në portet detare dhe lumore bullgare mbi bazën e parimit për koncesion. Kjo pritje doli se është në unison me interesin e kompanive investuese japoneze, të cilat informuan se, po mendojnë mundësi për transportimin e mallrave të veta përmes porteve detare bullgare dhe porteve danubjane dhe për ndërtimin e qendrave përkatëse logjistike dhe të infrastrukturës.

Në ecurinë e bisedimeve shumë herë me radhë u nënvizua karakteri tradicionalisht i mirë i marrëdhënieve bilaterale, kurse ato kanë shprehitë e veta dhe në sferën e kulturës. Vizita solli novitet dhe në këtë drejtim. Ministrat e jashtëm të të dyja vendeve Nikollaj Mlladenov dhe Sejxhi Maehara këmbyen nota për dhënien e ndihmës falas japoneze për kulturën bullgare në përmasë të rreth 460 000 euro, të cilat do të shfrytëzohen për modernizimin e Teatrit muzikor-dramatik në qytetin Veliko Tërnovo. U njoftuan dhe një lajm kureshtar, se gjatë vitit 2011 në Japoni do të hapet shkolla bullgare ikonografike. Duket se faza e re më pragmatike, në të cilën hyjnë marrëdhëniet bilaterale, nuk do të jetë për llogari të simpative të veçanta reciproke, të cilat po i provojnë të dyja vendet në një plan thjesht njerëzor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD