Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlerësim i lartë i NATO-s për kontingjentet tona ushtarake në Afganistan dhe veprimet kundër korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes

“Përpjekjet e Bullgarisë kanë potencialin të përvijojnë rrugën e luftës kundër korrupsionit për vende të tjera anëtare ose partnere të NATO-s” – citoi vlerësimet në raportin e NATO-s ministri i mbrojtjes Anju Angellov.
Foto: BGNES
Bullgaria mori një vlerësim të lartë nga NATO-ja për pjesëmarrjen e vendit tonë në misionin e Aleancës në Afganistan, si edhe për veprimet kundër korrupsionit në fushën e mbrojtjes gjatë vitit 2010. Këtë e tha ministri i mbrojtjes Anju Angellov në konferencën e tij të parë për shtyp gjatë vitit 2011.

Bullgaria merr pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan, ISAF, që nga viti 2002. Aktualisht në të marrin pjesë 43 shtete, 28 prej të cilave janë anëtare të NATO-s dhe 15 – partnere të Aleancës. Stërvitja dhe dërgimi i kontingjenteve ushtarake në misione ndërkombëtare është njëri i prioriteteve të Bullgarisë në fushën e mbrojtjes gjatë vitit 2011, bashkë me riorganizimin e Planit për zhvillim të forcave të armatosura bullgare që u miratua në fund të vitit 2010. Ministri Angellov tha se nuk ka ndryshim në pjesëmarrjen e vendit tonë në misionet jashtë shtetit gjatë vitit 2011, me përjashtim të rritjes së përbërjes së kontingjenteve tona në Afganistan me 10 instruktorë dhe 5 mjekë.

“Vlerësimet e NATO-s për pjesëmarrjen e dy kontingjenteve tona në Kandahar dhe Kabul janë të larta – tha Anju Angellov. – Çdo vit gjatë shtatorit zhvillohet një konferencë e NATO-s për të gjeneruar forca, të cilat me propozim të komandës së Aleancës, të marrin pjesë në operacionin ISAF. Këtë që Bullgaria e ka deklaruar për vitin 2010, e kemi zbatuar. Do të zbatojmë dhe rritjen e deklaruar të numrit të instruktorëve dhe mjekëve. Nuk ka kërkesa të tjera nga ana e NATO-s për teknikë ose pajisje. Por kemi një kërkesë nga shteti i Afganistanit për armë, të cilën tani për tani nuk mund ta zbatojmë, sepse nuk kemi rezerva të tilla. Prandaj do të bëjmë porositje në ndërmarrjet përkatëse që prodhojnë armë të tilla.”

Anju Angellov citoi dhe vlerësimin e mirë të NATO-s në kuadër të nismës “Krijimi i ndershmërisë në mbrojtje”, domethënë për veprimet kundër korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Bullgare. Raporti i NATO-s mund të shihet në sajtin e ministrisë dhe në të Bullgaria tregohet si një shembull për vende të tjera.

“Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë bëri një start të fortë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Përpjekjet e Bullgarisë kanë potencialin të përvijojnë rrugën e luftës kundër korrupsionit për vende të tjera anëtare ose partnere të NATO-s – citoi vlerësimet në raportin e NATO-s ministri i mbrojtjes. – Shumë e rëndësishme për ne është se vlerësohet lart puna në të gjitha nivelet e dikasterit për aplikimin e sistemit për luftimin e korrupsionit. Ai është bërë në bazën e këshillave të ekspertëve të NATO-s. Regjistrohet dialogu i gjallëruar me shoqërinë dhe organizatat joqeveritare, transparenca dhe veprimet e përbashkëta me sektorin joqeveritar që të mos lejohen praktika korrupsioni, si edhe për zhvillimin e politikës së mbrojtjes nëpërmjet një debati të gjerë shoqëror mbi dokumentet strategjike në fushën e mbrojtjes. Në raport jepen dhe rekomandime për përsosjen e mëtejshme të masave kundër korrupsionit në Bullgari.”

Aksent në fushën e mbrojtjes dhe forcave të armatosura gjatë vitit 2011 do të jenë stërvitjet e planifikuara. Bullgaria do të marrë pjesë në katër stërvitje masive të NATO-s dhe në tri stërvitje të BE-së, si edhe në stërvitje të llojit të ri – njëra është e forcave të armatosura të 14 vendeve dhe do të zhvillohet në territorin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Ukrainës, dhe dy stërvitje në territorin e Gjermanisë. Përveç kësaj në kuadër të programit të NATO-s për investime në siguri gjatë vitit 2011 janë miratuar tri projekte me vlerë të përgjithshme 7,5 milionë euro. Deri në mes të këtij viti duhet të jetë gati Ligji i ri për forcat e armatosura. Do të tërhiqen të gjithë atashetë ushtarakë, të cilët përfaqësojnë Bullgarinë jashtë shtetit, në qoftë se janë në listën e agjentëve të ish Sigurimit të Shtetit. Kjo vlen dhe për të gjitha personat publike në poste të larta në Ushtrinë Bullgare ose në Ministrinë e Mbrojtjes.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD