Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofia – the history of Europe” – kartëvizita e kryeqytetit bullgar

Në rolin e prezantuesve në film janë dy të huaj – Terry Randall dhe Merete Baun.
Foto: kuadër nga filmi “Sofia – the history of Europe”
Gjatë vitit 753 para Krishtit, kur Romuli themeloi “Qytetin e përhershëm”, në hartën e Evropës nga kryeqytetet e sotme ekzistonin vetëm dy – Athina dhe Sofja. Me këto fjalë fillon dokumentari i regjisorit dhe producentit Stepan Poljakov “Sofia – the history of Europe” (“Sofja – historia e Evropës”). Filmi është krijuar në kuadër të projektit “Programi Evropa – projekte civile dhe praktika evropiane” të Bashkisë së Sofjes dhe pastaj është zgjedhur për të prezantuar Sofjen në garën për “Kryeqytet kulturor të Evropës për vitin 2019”.

Konkurrenca e brendshme e Sofjes janë qytetet Varrnë, Plovdiv dhe Veliko Tërnovo, kurse fituesi do të bëjë garë për titullin me një qytet të Italisë. Zgjedhja përfundimtare do të bëhet e qartë gjatë vitit 2013. “Kryeqyteti kulturor i Evropës” është një nismë e BE-së për popullarizim të trashëgimisë kulturore evropiane dhe njohje të ndërsjellë të qytetarëve evropiane. Qyteti finlandez Turku dhe kryeqyteti i Estonisë Talin u shpallën kryeqytete kulturore të Evropës për vitin 2011.

“Unë kisha dëshirë prej kohe të bëjmë diçka të tillë për qytetin dhe në personin e skenaristit Aleksandër Perpeliev gjeta një partner shumë të mirë, i cili studioi në detaje historinë e Sofjes – rrëfen regjisori i filmit Stepan Poljakov. – Në shikim të parë Sofja nuk është një qytet i privilegjuar në krahasim me kandidatët e tjerë. Por nga ana tjetër ajo ka një histori të jashtëzakonshme. Nën shtresa rri një pjesë e madhe e ngjarjeve që kanë ndodhur në Evropë gjatë shekujve. Kjo është historia jonë mbarevropiane dhe ajo është gjithkund rreth nesh. Koloriti arkitekturor i këtij qyteti nga fillimi i shekullit XX është një kopje shpirtërore e Perandorisë Bizantine. Kisha më e vjetër funksionuese në Evropë – rotonda “Shën Gjergji”, ndodhet në Sofje. Në film përvijuam dy linja historike – faktet kryesore të historisë sonë si një pjesë e Romës ose Bizantit dhe zhvillimin kulturor të Sofjes si një pjesë e Evropës Perëndimore. Në kohën e re, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, këtu mbërriti një plejadë e shkëlqyer djemsh të rinj, të cilët i mbaruan studimet në Evropën Perëndimore dhe filluan të aplikonin këtë që e kishin mësuar atje. Shpesh herë japim shembull me arkitektin 27-vjeçar nga qyteti Gorna Orjahovica, Petko Momçilov, i cili gjatë vitit 1892 fitoi një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e dy urave në Evropë – në Budapest dhe në Sankt Pererburg. Konkurrenti i tij ishte jo dokushdo, por vetë Eifell. Më vonë rezultatet e konkursit u ndryshuan dhe bullgari mbeti i dytë. Megjithatë inxhinierit Eifell i bëri përshtypje të fortë talenti i Momçilovit dhe e përfshiu në ekipin e tij për ndërtimin e urave.”

Filmi “Sofia – the history of Europe” u xhirua gjatë verës së vitit 2010. Në rolin e prezantuesve janë dy të huaj – Terry Randall dhe Merete Baun. Gjuha angleze ka një rol të veçantë në procesin e krijimit. Stepan Poljakov pohon se qëllimi i tij ishte që ta bëjë dokumentarin të kuptueshëm për njerëzit nga Evropa Perëndimore, të cilët e dinë këtë gjuhë. Shkaku i dytë ishte përkthimi eventual i filmit në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së, që do të bëhet më lehtësisht nga anglishtja, se sa nga bullgarishtja. Dhe shkaku i tretë është personal. “Kisha dëshirë të dëgjoja si një i huaj si Terry do të shqiptojë frazat, të cilat duken të mërzitshme në libra dhe në enciklopedi. Isha kureshtar si ai do t’i shohë objektet dhe isha më shumë se i kënaqur nga rezultati” – thotë regjisori. Deri tani filmin e kanë shikuar në internet 200 mijë veta nga tërë bota.

“Ne gjetëm një mënyrë të mirë ta prezantojmë informatën nëpërmjet dy prezantuesve tanë – aktorit britanik Terry Randal dhe danezes Merete Baun – thotë Stepan Poljakov. – Terry është një aktor profesional me disa pjesëmarrje të shkëlqyeshme në Londër, përfshi në disa seri të BBC-së. U takuam dhe unë vendosa se ai është njeriu i përshtatshëm. Merete Baun gjithashtu ishte shumë e përshtatshme për konceptin tonë. Pasi qëndroi disa muaj në Sofje, ajo u kthye në Kopenhagë, ku sot është një yll. Miqtë e saj shkruajnë në forume se doemos do ta vizitojnë Sofjen.”

Filmi “Sofia – the history of Europe” nuk është vetëm një reklamë e qytetit, ai është një dokumentar për historinë tonë mbarevropiane, pohon Stepan Poljakov. “Fati zyrtar i filmit varet nga ai që e ka porositur, dhe pikërisht – Bashkia e Sofjes – shton regjisori. – Së shpejti filmi do të prezantohet në Parlamentin Evropian në Bruksel. Po zhvillojmë bisedime dhe me disa televizione kombëtare.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Vesella Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..

botuar më 24-04-06 8.05.PD