Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

20 vjet nga krijimi i Klubit Atlantik në Bullgari

Njëri nga themeluesit e Klubit Atlantik në Bullgari – Sollomon Pasi.
Foto: BGNES
Një makinë “Trabant”, një politikan i ri dhe ekscentrik dhe një grup entuziastësh – kështu para njëzet vjetësh u themelua “Klubi Atlantik i Bullgarisë”. “Trabanti” u bë simboli i idesë atlantike dhe simbol i tranzicionit bullgar nga socializmi drejt demokracisë. Është kështu sepse politikani ekscentrik Sollomon Pasi, pronari i “Trabantit” në fjalë u bë president i këtij klubi. Me këtë makinë sekretari i atëhershëm i NATO-s Manfred Vjorner bëri shëtitje në qendrën e Sofjes.

“Historia e Klubit Atlantik është lidhur në mënyrë të ngushtë me historinë e demokracisë në Bullgari – tregoi në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Sollomon Pasi. – Për mua Klubi Atlantik është një nga emblemat e Bullgarisë, mendoj se është kështu për shumë bullgarë të tjerë. Nga prilli i vitit 2011 deri në prillin e vitit 2012, kur do të shënojmë përvjetorin e 20-të të Klubit Atlantik, nuk do të përqendrohemi mbi të kaluarën. Në të vërtetë ka shumë gjëra që meritojnë të përmendohen – aderimi i Bullgarisë në NATO, në BE, pjesëmarrja ynë në ekspeditat në Antarktidë, vizita e Papa Gjon Palit të Dytë në Bullgaria etj. Por ne dëshirojmë të shikojmë përpara – drejt 20 vjetëve të ardhshme dhe të mendojmë çfarë mund të bëjmë për pasardhësit tanë, për brezat e rinj. Mendoj e si anëtare e BE-së dhe anëtare e ndershme e shumë organizatave ndërkombëtare si NATO dhe OSCE Bullgaria mund të japë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Botës. Dhe ky është qëllimi ynë. Klubi Atlantik është një laborator për ide dhe do të vazhdojë të lindë ide, por është me rëndësi që ato të kthehen në realitet.”

I krijuar në vitin 1991, Klubi Atlantik Bullgar ishte organizata e parë joqeveritare proatlantike në territorin e shteteve të ish Traktatit të Varshavës. Midis viteve 1991 dhe 2004 Klubi Atlantik Bullgar ndryshoi qëndrimin e bullgarëve ndaj NATO-s dhe ndaj globalizimit në përgjithësi. A ishin të vështira hapat e para?

“Ideja atlantike nuk ishte pranuar në mënyrë të mirë në Parlamentin Bullgar në verën e vitit 1990. Por kishte njerëz dhe institucione, të cilët kishin qëndrim pozitiv – përmendi vitet e para Sollomon Pasi. – Do të citoj presidentin e atëhershëm Zhelju Zhellev, i cili tha diçka, që është e vlefshme edhe për politikën e sotme të Bullgarisë – “Bullgaria duhet të përfshihet në të gjitha institucionet dhe strukturat evropiane”. Ne duhet të hyjmë në Shengen dhe në Eurozonën. Përveç kësaj ka edhe një qëllim tjetër, por për fat të keq asnjë nga qeveritë bullgare deri tani nuk e ka qenë si qëllim – bëhet fjalë për aderimin tonë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Kjo është një organizatë shumë e rëndësishme sepse është klubi i 30 shteteve më të pasura në botë. Mendoj se qeveria aktuale dhe të gjithë qeveritë e ardhshme bullgare duhet ta formulojnë dhe këtë prioritet dhe të punojnë për realizimin e tij.”

Me çfarë është lidhur më shumë “Trabanti” historik – me Klubin Atlantik, me ish ministrin e jashtëm Sollomon Pasi, i cili ishte kandidat për sekretar të përgjithshëm të NATO-s, me tranzicionin bullgar?

“Trabanti është lidhur me të gjitha këto gjëra – përmendi me nostalgji vitet e entuziazmit Sollomon Pasi. – Nuk është e rastit se tani makina ndodhet në Muzeun Ushtarak dhe Historik të Bullgarisë. Ajo përgjithmonë do të mbetet pjesë prej meje.”

Në historinë e re të shtetit bullgar një nga çastet më të prekshme të historisë bullgare është pranimi i Bullgarisë në NATO gjatë vitit 2004. Në momentin, në të cilin ishte ngritur flamuri bullgar të gjithë bullgarët dhe agjencitë botërore shikuan lotët në sytë tuaj – lotët e lumturisë.

“Ndihesha shumë mirë – buzëqeshi Sollomon Pasi, i lumtur për shkak të realizimit të idesë atlantike – 14 vjet nga jeta ime kaluan si në bobinë e filmit. Që prej atëherë sa herë që të dëgjoj himnin e Bullgarisë, gjithmonë më kujtohet kjo ditë e 2 prillit në livadhin para NATO-s.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep

Shtëpia e Dimitër Talevit nuk është monument kulture

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..

botuar më 24-05-31 1.19.MD

Dimensionet gjeostrategjike në zgjedhjet e ardhshme evropiane

Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe..

botuar më 24-05-29 1.15.MD

Nga muaji qershor, BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi

Komuniteti në rajonin kufitar do të ketë një tjetër "derë" të hapur drejt Bullgarisë. Radio Televizioni lokal Caribrod do të transmetojë emisione dhe lajme të prodhuara nga Radioja Kombëtare Bullgare. Fillimisht do të transmetohet buletini i..

botuar më 24-05-29 7.30.PD