Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi i edukimit parashkollor i M. Montesorit popullarizohet në Bullgari

Mjedisi është kusht i rëndësishëm për punën e suksesshme me fëmijët në qendrat e Montesorit
Foto: Diana Manova
Nga 27 shkurti deri më 5 mars për herë të parë në Bullgari u organizua Java e edukimit parashkollor të M. Montesorit. Ajo është pjesë e Javës ndërkombëtare të këtij edukimi, e cila zhvillohet në fund të muajit shkurt deri në fillim të marsit në të gjitha vendet, ku metoda e M. Montesorit është e popullarizuar.

Gjatë vitit 1907 italiania Marija Montesori hapi shtëpinë e parë të fëmijëve në Romë. Metoda e saj e punës, e cila lidhet me lirinë e përsëritjes, lëvizjes dhe të zgjedhjes, shumë shpjet dha rezultate të mira. Brenda një shekulli kopshtet e fëmijëve dhe shkollat në botë, të cilat punojnë me këtë metode, u bënë 20 mijë. Shumë janë edhe shkollat shtetërore, të cilat e përdorin sistemin e edukimit parashkollor të Montesorit, kryesisht në SHBA, Rusi dhe Evropë. Në Bullgari sistemi u përdor për herë të parë para rreth 15 vjetësh gjatë punës me fëmijët me vështirësi fizike e mendore. Prej disa vitesh gjithnjë e më shumë prindër janë interesuar për mundësinë që fëmijët e tyre të ndjekin tempin e vetë të zhvillimit dhe me ndihmën e profesionalistëve të arrijnë maksimumin e tij. Në qytetet më të mëdha të vendit – Sofje, Varna, Burgas, tashmë ka qendra fëmijërore, të cilat u përgjigjen kërkesave të shkollës së Montesorit. Por metoda, me të cilën punojnë, ende nuk është njohur nga Ministria e Arsimit e Bullgarisë.

“Aktualisht jemi konsoliduar si qendra për punë me fëmijët. Nuk mund të regjistrohemi si kopshtet fëmijërore, sepse punojmë me një metodë, e cila nuk njihet nga Ministria e Arsimit – sqaron Dijana Manova, pronarja e qendrës së Montesiorit në vend. – Prindërit vetë zgjedhin a do të regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë qendër. Fakti se Ministria nuk e ka njohur metodën e Montesorit çon edhe në vështirësi të tjera. Ne nuk mund të krijojmë partneritet me kopshtet fëmijërore dhe shkollat e vendeve të tjera dhe së bashku të zbatojmë projekte evropiane. Fatkeqësisht të gjitha programet e sistemit mësimor të vendit janë në kundërshtim me filozofinë e Montesorit. Dallimi më i dukshëm është ndarja e fëmijëve sipas moshës. Sistemi i Montesorit kërkon që vogëlushët e moshës 2, 5 deri në 6 vjeç të mësojnë në të njëjtën klasë derisa sipas kërkesave shtetërore bullgare fëmijët e kësaj moshe duhet të ndahen në katër grupe. Dallimi tjetër është se në qendrat e Montesorit stafi merret me fëmijët në mënyrë individuale sipas zhvillimit dhe interesave të secilit. Në këto qendra punohet në grupe të vogla dhe ndryshe nga edukimi i zakonshëm çdo fëmijë mund të veprojë sipas dëshirave të tij individuale. Kështu në të njëjtën kohë 20 vogëlushë mund të merren me gjëra të ndryshme.”

Nxitja e fëmijëve drejt pëlqimit të procesit mësimor është shumë e rëndësishme. Sipas Montesorit deri në moshën 6-vjeçare fëmijët perceptojnë 80 për qind prej materialit, të cilin do ta mësojnë gjatë tërë jetës. Që të sigurojnë kushtet më të mira për zhvillimin e fëmijëve sipas kërkesave të sistemit të Montesotit, prindër dhe pedagogë organizuan një procesion në Sofje. “Tani kur flitet për ndryshime radikale në Ligjin për arsimin shkollor duhet njohja e kësaj metode në sistemin arsimor në Bullgari” – pohon Atanas Pirjankov, kryetari i Asociacionit Bullgar të Sistemit të Montesorit. Një prej qëllimeve të Asociacionit është që t’u japë prindërve informacion më të hollësishëm rreth metodës. “Së pari duam të bashkojmë njerëzit, të cilët punojnë me sistemin e Montesorit në Bullgari dhe më pas ta popullarizojmë mes prindërve. Kemi për qëllim të përkthejmë në bullgarisht libra të Maria Montesorit” – thotë zoti Pirjankov.

Në vend nuk dihet shumë për metodën dhe opinioni publik është i mendimeve të kundërta se shkolla përbën një sekt fetar ose se është një shkollë elitare për gjenitë. “Ne nuk i premtojmë askujt se do të bëjmë fëmijën e tij gjeni. Ideja e sistemit të Montesorit është që t’ia japë çdo fëmije mundësinë të zhvillojë veten e tij” – sqaron Pirjankovi.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD