Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukuria e parahistorisë pranë fshatit Balej

Foto: Veneta Pavllova
Para rreth 3 600 vjetëve afër lumit Danub pranë fshatit të sotëm Balej, Bullgari Veriperëndimore, u vendos një popullsi e lashtë. Hapësira ishte populluar gjatë 4 dekadave në vazhdim dhe sot përfshin territoret e sotme të Serbisë Lindore, Rumanisë Jugore dhe të Bullgarisë Veriperëndimore. Kultura, e cila lindi në rrjedhën e poshtme të Danubit, është njëra prej më të studiuara deri më sot në këtë hapësirë të lashtë. Dihet se gjatë dekadave janë ekzistuar pesë vende të ndërtuara njëri pas tjetrit, të cilat ishin vendosur në bregun e lumit Timok në largësi prej 2 km, ku lumi derdhet në Danub.

Pse njerëzve të lashtë u ka pëlqyer ky vend?

“Ata gjithmonë kanë zgjedhur vende pranë lumenjve dhe njëkohësisht të mbrojtura nga përmbytjet. Megjithëkëtë ky vend është i mbrojtur edhe nga erërat – pohon doc. dr. Stefan Aleksandrov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Vitin e kaluar kur filluan të shkrihen dëborërat e Evropës Qendrore dhe u rrit niveli i lumit, ujërat e Danubit depërtuan në grykëderdhjen e Timokut. Ato arritën deri në 2 metra nga niveli i vendit. Para rreth 2 vjetëve vetë fshati Balej u përmbyt, por vendi parahistorik mbeti i thatë. D.m.th. paraardhësit tonë janë vendosur në hapësirën ideale – nga njëra anë pranë lumit të madh, nga tjetra – të mbrojtur nga përmbytjet. Prandaj shumë kohë kanë jetuar atje.”

Sa i përket kulturës, e cila zhvillohej në këtë vend, studiuesit e konsiderojnë si “kulturë e qeramikës së inkustruar”. Me çfarë dallohet ajo?

“Në vend të parë me mjeshtërinë e jashtëzakonshme të poçarëve, të cilët kanë bërë enë të ndryshme prej qeramike – thotë doc. Aleksandrov. – Këto përpunime të qeramikës janë me një cilësi shumë të lartë dhe sot vështirë mund të krijojë sende të tilla. Janë të zbukuruara kryesisht me motive gjeometrike dhe bimore, por në vende shihen edhe figura njerëzore. Të gjitha ato janë inkustuar me një pastë të bardhë. Bëmë analiza kimike të kësaj lënde dhe arritëm në përfundimin se ajo përbën kocka të shtypura të kafshëve. Ngjyra e bardhë e pastës krijon një kontrast të bukur me qeramikën, që i ka tonet e errëta. Efekti estetik është i mrekullueshëm. Kjo kulturë është e përhapur në Serbi, Rumani dhe Bullgari. Interesant është fakti se në secilin prej këtyre vendeve kultura emërtohet ndryshe. Por sepse lidhet me të njëjtën popullsi, ne biseduam me kolegët ta quajmë “kulturë e qeramikës së inkustuar.”

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë për rreth 15 vendbanime të kësaj kulture në bregun bullgar. Janë zbuluar disa nekropolet. Vitin e kaluar u zbulua nekropoli i fshatit Balej pasi dy vendës e gjetën, duke gërmuar gropa septike. Më pas arkeologët filluan ta studiojnë nekropolin, të cilin e kërkuan prej dekadash të tëra. Njerëzit e vendbanimit të lashtë i kanë djegur të vdekurit, ndërsa eshtrat e tyre i kanë vënë në enë prej argjile dhe i kanë mbuluar me kapak. Rreth tyre kanë lënë dhurata të ndryshme: enë të tjera, idhuj prej argjile, më rrallë sende prej metali. “Shpresojmë se këtë vit do ta studiojmë nekropolin më hollësisht, por nevojiten më shumë mjete financiare. I shtrenjtë nuk është aq zbulimi i varrezave, sesa restaurimi dhe dokumentimi i tyre”, sqaron doc. Aleksandrov.

Zakonisht në nekropole gjenden sende të mbrojtura shumë mirë, sepse që nga vetë fillimi ishin të fshehura nën tokë. Kështu pranë fshatit Balej janë zbuluar disa amfora me lartësi nga 30 centimetra deri në një metër, po ashtu pjata, kupa, gota dhe kana.
“Në nekropol si urnë përdoren amforat, si kapakë – kupat, ndërsa si dhurata – të gjitha enët – tregon arkeologu. – Përveç kësaj vendoset edhe plastika e idhullit: figura antropomorfike, kryesisht të grave, të cilat janë shumë të bukura. Po ashtu ka dhe figura zoomorfike e modele të barkave. Hasen lodra fëmijësh, p.sh rosë prej argjile. Brenda rosave boshe mbase janë vënë disa kokrra, që trokasin kur tunden. Tani jemi duke kërkuar lejen të bëjmë analiza radiologjike, sepse nuk mund t’i thyejmë sendet për të parë çfarë ka brenda.”

A modelet e barkave do të thonë se njerëzit shpeshherë janë lundruar në Danub dhe kanë kaluar në anën tjetër?

Stefan Aleksandrovi dhe kolegët e tij mendojnë se këto modele mund të jenë dhe sende të gjata, në të cilat ishte gatuar peshku. Njerëzit nga të dyja brigjet e lumit janë komunikuar me njeri-tjetrin. “Pa diskutim kanë pasur lidhje. Lumi në të gjitha kohërat, duke përjashtuar shekullin e fundit, ka bashkuar vendet, nuk i ka ndarë – thotë arkeologu. – Jam i kënaqur se kufijtë u hoqën dhe përsëri kthehemi në kohën e dikurshme. D.m.th. njerëzit e lashtë e kanë kaluar Danubin vazhdimisht. P.sh. pranë fshatit Vrëv në bregun e lumit ka të mbetura të kësaj kulture. Në anën tjetër ndodhet fshati rumun Gërla mare, ku gjithashtu ka një vendbanim të tillë. Sigurisht e kanë kaluar lumin me këto modele të barkave, mbase edhe me argshe.”

Gërmimet e rregullta arkeologjike pranë fshatit Balej filluan në fillim të viteve të 70-të dhe vazhduan deri në fund të viteve të 80-të. Kështu u mblodh një material i madh, i cili përpunohej dhe analizohej me ndihmën financiare të Fondacionit Amerikan. Etapa e ardhme e këtij projekti të përbashkët është botimi shkencor i rezultateve të studimit. Sot qeramika e mrekullueshme nga fshati Balej është ekspozuar në Muzeun Historik të qytetit Vidin, Bullgari Veriperëndimore, dhe i është kushtuar përvjetorit të 40-të të studimeve të para atje. Ka mundësi që ekspozita të vendoset edhe në qytetet e tjera të vendit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD