Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lojëra fëmijësh

“Jepmë, gjysha, zjarr”, “Kraljo, Portaljo” dhe shumë lojëra të tjera i kanë argëtuar stërgjyshërit tanë. Disa prej tyre ruhen deri më sot. Fëmijët bashkëkohorë i dinë disa prej këngëve që i shoqëronin lojërat. Madje disa formula fjalësore janë ruajtur, megjithëse sot askush nuk mund të shpjegojë kuptimin e tyre.

Lojërat zbavitëse në traditën popullore bullgare u japin fëmijëve momente të gëzueshme me të rriturit. Lojërat e përfshijnë njeriun e vogël në familje, duke i dhënë dituri për lidhjet familjare, për hierarkinë e bashkësisë, për këtë se çfarë është e mirë dhe çfarë – e keqe. Disa shkencëtarë pohojnë se në to përmbahen simbole të koduara, të cilat e mbrojnë fëmijën nga mendimet dhe veprimet e këqija. Si edhe nga ndikimet e këqija që mund të vijnë nga qeniet e tmerrshme mitike. Shumë lojëra janë krijuar nën formën e dialogut, në të cilin merr pjesë fëmija, nëse tashmë mund të flasë ose deri sa mund. Qëllimi është të mësojë fraza të caktuara, si për shembull drejtimet – “sipër”, “poshtë” ose çfarë është “në shtëpi” dhe çfarë është “jashtë”. Një lojë e tillë quhet “Fluturo, o sorrë”. Pjesëmarrësit i renditin duart njërën mbi tjetrën. Secili lehtësisht e kap dorën që është nën të tijën. Duart e fëmijës gjithashtu janë në këtë rend vertikal. “Ku ishe, o sorrë? – Isha te gjysha. – Çfarë të dha gjysha? – Më dha çorbë dhe pare. – Fluturo-o-o!” Duke lëshuar britmën e fundit, pjesëmarrësit i lënë duart e tyre, sikur të ishin në të vërtetë zogj që fluturojnë në drejtime të ndryshme. Kjo lojë është përshkruar nga studiuesit në të gjitha rajonet e Bullgarisë. Bashkë me një lojë tjetër shumë e përhapur dhe shumë e dashur – “Jepmë, gjysha, zjarr”. Nuk është e rastit se roli i gjysheve është kaq i rëndësishëm në lojërat zbavitëse të fëmijëve. Siç sot, ashtu edhe në të kaluarën gjyshet më shpesh kujdeseshin për fëmijët.

Lojërat për më të vegjlit zakonisht luhen në shtëpi, por vetë fëmija nuk është një pjesëmarrës aktiv. Ai më tepër imiton lëvizje të caktuara ose përsërit fjalë të shkurtra. Kështu gradualisht merr aftësi të rëndësishme. Në folklorin bullgar ekziston një shumëllojshmëri e madhe lojërash, me të cilat fëmijët më të rritur zbaviten jashtë. Një lojë e dashur që praktikohet në tërë Bullgarinë quhet “Kraljo, Portaljo” (“Mbreti, Porta”). Kjo lojë shoqërohet nga një këngë e posaçme dhe luhet gjithashtu nga fëmijët bashkëkohorë. Në të marrin pjesë edhe vajzat, edhe djemtë në moshë 10-13 vjet. Dy nga pjesëmarrësit janë udhëheqësit e ardhshëm të dy grupeve që do të bëjnë garë. Secili prej tyre zgjedh nga një fjalë të koduar. Të dy kapen me duar, duke formuar një hark, nën të cilin fëmijët e tjerë kalojnë. Në një moment e mbyllin derën e imagjinuar dhe brenda mbetet një fëmijë nga radha. E pyesin cilën fjalë zgjedh. Sipas zgjedhjes secili bie në njërën prej skuadrave. Kur të gjithë fëmijët kanë zgjedhur skuadrën, dy grupet ndahen. Çdo fëmijë kap mesin e fëmijës që ndodhet përpara dhe kështu formojmë dy vargje. Fillojnë të tërheqin me tërë forcën në dy drejtimet e kundërta. Zakonisht më në fund të gjithë bien në tokë, të lodhur nga përpjekjet, të kënaqur nga fitorja ose të vendosur të fitojnë herën tjetër. Zgjedhin dy fëmijë të tjerë për portën dhe fillojnë përsëri, duke kënduar: “Mbreti-portë, hape portën që të niset mbreti në luftë. Hape, mbylle, vetëm një lëre brenda.”

Shumë interesante janë të ashtu quajturat “numërime”. Ato i shoqërojnë shumë lojëra. Disa shkencëtarë janë të mendimit se në formulat fjalësore të pakuptueshme për bullgarët e sotëm përmbahen elemente të sistemeve të lashta të numërimit, që ishin përdorur shumë para themelimit të shtetit bullgar. Kjo nuk mund të vërtetohet me siguri, por është fakt se në lojërat folklorike të fëmijëve ruhen shumë fjalë dhe simbole të lashta.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD