Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati Kombëtar i Kulturës u bë 30 vjeç

Foto: Veneta Pavllova
Sivjet mbushen 30 vjet nga ndërtimi i Pallatit Kombëtar të Kulturës – një nga ndërtesat emblematike të kryeqytetit Sofje. Ai është jo vetëm një vend, ku zhvillohen ngjarje prestigjioze në fushën e muzikës, kinemasë, letërsisë, artit figurativ, por është edhe një qendër për festivale dhe kongrese.

Në të u zhvillua Konferenca e Përgjithshme të UNESKO-së, një takim i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, takimi i 12-të i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të OSSE-së dhe shumë forume të tjera ndërkombëtare. Gjatë vitit 2005 Pallati Kombëtar i Kulturës mori çmimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Pallateve ku zhvillohen kongrese (AIPC) për qendër më të mirë në botë për zhvillimin e kongreseve. Gjatë viteve 2003 dhe 2010 ai mbeti në vend të dytë në këtë listë. Më shumë për historinë e Pallatit Kombëtar të Kulturës na tregoi Georgi Jordanov – sekretar i parë i Komitetit Qytetar të Sofjes pranë Partisë Komuniste Bullgare gjatë viteve të 70-të të shekullit të kaluar dhe ministër i kulturës për periudhën 1982-1989.
Ndërtimi i Pallatit Kombëtar të Kulturës
“Në këtë hapësirë, ku tani ndodhet Pallati Kombëtar i Kulturës kishte disa godina të ndërtuara pas bombardimeve të kryeqytetit bullgar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte një stacion qymyrguror hekurudhor dhe ndërtesa të braktisura. Ishte ndër vendet më të shëmtuara të Sofjes. U organizua një konkurs ndërkombëtar për projekte për ndërtesë të teatrit operistik, por juria nuk miratoi asnjëri prej projekteve që morën pjesë në të. Pak pas kësaj lindi një ide tjetër – për ndërtimin e një qendre kulturore polifunksionale, e cila do të vazhdojë pjesën qendrore të qytetit duke siguruar një pamje të gjerë drejt malit Vitosha. Në fillimin e vitit 1975 filluam përgatitjen e Qendrës kombëtare për kongrese dhe koncerte. U njohëm me përvojën e shteteve të tjera në ndërtimin e godinave të ngjashme dhe me përpunimin e projektit të madh ishte ngarkuar atelieja e arkitektit Aleksandër Barov dhe të konstruktorit inxhinier Bogdan Atanasov. Më 25 maj të vitit 1978 në orën 6 të mëngjesit filluan punimet e ndërtimit. Etapa e parë përfundoi me hapjen e sallës së madhe numër një dhe të hapësirës rreth saj gjatë marsit të vitit 1981. Më 20 tetor të të njëjtit viti me rast të përvjetorit të 1 300 të krijimit të shtetit bullgar ndërtesa kryesore ishte përfunduar.”
Përveç kësaj ndërtese kompleksi disponon me një godinë të lartë administrative, ku tani ndodhet kinemaja “Lymier”. Georgi Jordanov tregoi se në vitin 1985 për konferencën e 23-të të UNESKO-s godina e lartë ishte përshtatur për punën e 1200 punonjësve të organizatës botërore, të cilët erdhën në Sofje për 40 ditë. Kështu u përfundua tërë kompleksi. Sot sallat e kompleksit disponojnë me vende për 12 mijë veta – vetëm në sallën numër një vendet janë 4 mijë. Në disa prej sallat mund të zhvillohen konferenca dhe forume me mundësi për përkthim në 16 gjuha. Në Pallatin Kombëtar të Kulturës ka hapësira të mëdha të përshtatshme për ekspozita, për organizimin e ngjarjeve të ndryshme informative dhe tregtare. Ai disponon gjithashtu me koleksione të mëdha të afreskeve, endjeve dekorative, gdhendjeve, mozaikëve dhe skulpturave. Disa prej këtyre veprave të artit janë krijuar posaçërisht për koleksionet e Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Gjatë viteve në Pallatin Kombëtar të Kulturës kanë qenë emra me famë botërore si Herbert von Karajan, Riccardo Muti, Claudio Abbado, Jose Carreras, Montserrat Caballe, Nigel Kennedy, Sting. Këtu kanë kënduar zëra bullgare me famë botërore si Nikollaj Giaurov, Gena Dimitrova, Rajna Kabaivanska. Publiku i kryeqytetit ka pasur mundësi të takohet me emra të mëdha të kinemasë botërore si Nikita Mihallkov, Wim Wenders, Jean-Claude Carriere dhe Volker Schlöndorff. Të jetë i pranishëm në premierët e shkrimtarëve dhe poetëve më të mëdhenj bullgarë, të shikojë më interesanten nga kinemaja botërore. Pallati Kombëtar i Kulturës është organizator i maratonit të filmave “Kinomania”, i Festivalit muzikor të Vitit të ri, i Sallonit të arteve, i cili tradicionalisht hapet më 11 maj, në ditën e vëllezërve të shenjtë Qirill dhe Metodi – krijuesit e alfabetit cirilik dhe patronë të Evropës. Ja se çfarë tha gjatë hapjes së Sallonit të arteve kryebashkiakja Jordanka Fandëkova:

© Foto: Veneta Pavllova

Skulptura e Dhimitër Bojkovit “Rilindje” në foajenë e Pallatit Kombëtar të Kulturës

“Sivjet, në edicionin e XVI-të të Sallonit të arteve motoja e tij është “Serdika – Sredec – Sofje” (emrat e kryeqytetit bullgar që nga antikiteti deri sot). Kjo nuk është e rastit. Qyteti ynë me histori mijëvjeçare sivjet shënon një përvjetor të rëndësishëm – 1700 vjet nga nënshkrimi i ediktit të Serdikës për tolerancë, me të cilin ishin ndërprerë persekutimet e krishterëve. Ai është nënshkruar dy vjet para ediktit të Milanos. Kjo do të thotë se këtu, në Sofje prej Antikitetit është gjallë një traditë, të së cilës ne jemi trashëgimtarë – Sofja është simbol i tolerancës etnike dhe religjioze. Ne kemi me çfarë të krenohemi.”

Për parkun rreth Pallatit Kombëtar të Kulturës kujdeset Bashkia e Kryeqytetit. Në ditët e pranverës ai është shumë i gjelbër dhe i bukur, i përshtatshëm për shëtitje të këndshme. Zonja Fandëkova shtoi se vitin e ardhshëm me hapjen e stacionit të metrosë do të zhvillohet dhe një rindërtim të nënkalimit të Pallatit Kombëtar të Kulturës, i cili prej shumë kohe ka nevojë për rinovim.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD