Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa “Së bashku në orën e mësimit” rikthen interesin ndaj profesionit të mësuesit

A do të arrijë profesioni i mësuesit në Bullgari të rikthejë prestigjin e vet nga e kaluara? Tani për tani statistika nuk është aspak shpresëdhënëse. Aktualisht mosha mesatare e mësuesit bullgar është 50 vjeç dhe mësuesit e rinj në moshën nën 30 vjeç janë vetëm 3 për qind. Organizata joqeveritare “Së bashku në orën e mësimit” i ka vënë vetes qëllimin ambicioz për të tërhequr në shkollë të rinj të suksesshëm. Tani për tani iniciativa gëzon një interes shumë të madh. Në etapën e parë ekipi i iniciativës “Së bashku në orën e mësimit” ka miratuar 15 nga gjithsej 170 kandidatë. Aftësi lideri, arritje e qëllimeve të vëna, këmbëngulje, qëllim për vetëpërsosje, aftësi të mira komunikatave, tolerancë – këto janë kriteret kryesore, sipas të cilave seleksionohen kandidatët. Mësuesit e ardhshëm të iniciativës “Së bashku në orën e mësimit” kanë mbaruar në dega të ndryshme ekonomike dhe humanitare, si dhe shkenca të sakta, si fizikë dhe informatikë në Bullgari dhe jashtë. Mosha e tyre mesatare është 27 vjeç.

Si kjo iniciativë arrin t’i tërheqë dhe motivojë këta të rinj të suksesshëm për të hyrë në klasë?

“Duke e bërë pyetjen për motivimin e të rinjve për të pranuar ofertën tonë, neve na bëjnë përshtypje disa faktorë – thotë Evgenia Peeva, drejtoreshë ekzekutive e iniciativës “Së bashku në orën e mësimit”. – Faktori i parë është se këta të rinj me të vërtetë duan t’i ndihmojnë nxënësit, t’i bindin se ata kanë potencial dhe mund të arrijnë qëllimet e vëna, me ndihmën e një mësuesi, i cili i ndihmon dhe beson në aftësitë e tyre. Faktori i dytë i rëndësishëm është investimi ynë në zhvillimin e këtyre mësuesve të rinj. Ne jo vetëm i përgatitim që të jenë mësues të mirë, por besojmë se ata mund të zhvillohen si liderë të suksesshëm, të cilët mund të jenë të dobishëm jo vetëm në shkollë, por dhe jashtë saj. Pas pjesëmarrjes së tyre dyvjeçare në programin “Së bashku në orën e mësimit” ata mund të zgjedhin nëse të mbeten në fushën e arsimit, ose ta vazhdojnë zhvillimin e vet në ndonjë sferë tjetër profesionale. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në programin tonë është se ne jemi pjesë e rrjetit ndërkombëtar “Teach for all”, në të cilin marrin pjesë mijëra të rinj të tillë ambiciozë, të cilët besojnë në misionin tonë. Të gjithë ata kanë mundësinë të komunikojnë njëri me tjetrin, të shkëmbejnë përvojë dhe të punojnë së bashku për arritjen e këtij qëllimi përfundimtar.”

Në fillim të vitit të ri shkollor 35 mësues të rinj nga programi “Së bashku në orën e mësimit” do të emërohen në punë në shkolla të ndryshme në vend, por para kësaj do të trajnohen në kuadrin e modelit “Jep mësime si lider!”, të përpunuar nga iniciativa “Së bashku në orën e mësimit” dhe Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”. Përveç kësaj gjatë verës të rinjtë do të trajnohen 6 javë në një institut intensiv veror. Ata do të kenë mundësinë të praktikojnë gjithashtu aftësitë e veta, duke dhënë mësime 4 javë në shkollën verore.

Çfarë do të jetë më e ndryshmja në metodën e mësimdhënies së mësuesve të iniciativës “Së bashku në orën e mësimit”?

“Këta mësues do të kenë pritje shumë të mëdha nga nxënësit e tyre – na shpjegoi Evgenia Peeva. – Sot shumë prej nxënësve, sidomos ata nga komunitetet më të varfra, ose ata nga shkollat më pak prestigjioze, gjenden në kurthin e pritjeve të ulëta, domethënë nga ata nuk pritet mjaftë. Qëllimi ynë është që çdo një nxënës të inkurajohet, që të arrijë kulmin e mundësive të veta. Për ne është shumë e rëndësishme që mësuesit jo vetëm të japin dituri, por dhe të integrojnë praktika dhe teknika, të cilat do t’i motivojnë nxënësit, për të zhvilluar disa kompetenca të domosdoshme në jetë. Përveç kësaj këta mësues do të punojnë mbi motivimin e fëmijëve në formimin e disa aftësive konkrete sociale, të domosdoshme në zhvillimin e tyre të ardhshëm profesional.”
Ekipi, i cili para një viti e krijoi iniciativën “Së bashku në orën e mësimit”, përbëhet prej njerëzish të rinj, të cilët janë kthyer në Bullgari nga jashtë. Disa prej mësuesve të ardhshëm në kuadrin e programit gjithashtu kanë mbaruar universitete prestigjioze jashtë. Një prej tyre është Georgi Djankov, 22 vjeçar. Ai ka mbaruar fizikë në Holandë dhe pastaj ka specializuar në Singapor. Georgi na tregoi se është kthyer në Bullgari për të pushuar pas mësimit serioz dhe të vendosë në çfarë drejtim të vazhdojë arsimin e vet. Ndërkohë ka dëgjuar për programin “Së bashku në orën e mësimit” dhe ka vendosur për të kandiduar për mësues. Georgi Djankov na tha se nuk ka frikë të punojë me të ashtuquajturat “fëmijë të vështirë”. “Besoj se të gjithë fëmijët e kanë potencialin të jenë të mirë dhe të suksesshëm jo vetëm në shkollë, por dhe pas kësaj të vazhdojnë të zhvillohen në sferën e preferuar nga ata” – është i bindur Georgi. Ai gjendet para sfidës të japë mësime në fushën e fizikës – një lëndë mësimore, e cila konsiderohet si e vështirë dhe e mërzitshme nga shumë fëmijë.

“E vështirë – po, deri diku, por e mërzitshme – jo – është kategorik Georgi. – Metodat e mësimdhënies së fizikës te ne janë të vjetra. Tashmë ka shumë teknologji të reja, të cilat mund të përdoren në klasë. Përveç kësaj kam grumbulluar përvojë nga industria dhe studimet në shkencën fundamentale dhe mund të japë shembuj interesantë, të cilat do të provokojnë interesin e fëmijëve” – është i bindur Georgi.

Si e sheh të ardhmen e vet ai pas këtyre dy vjetëve si mësues në programin “Së bashku në orën e mësimit”?

“Desha ta vazhdoj arsimin tim, të mbrojë aspiranturë, por pavarësisht nga drejtimi i zhvillimit tim, desha që puna ime ta ndihmojë zhvillimin e të rinjve dhe të ketë vlerë sociale. Nuk dua të shkoj në një firmë, e cila do të ketë për qëllim vetëm rritjen e fitimeve të saj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD