Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investitorët amerikanë kanë besim në Bullgari

Kryeministri Bojko Borisov ishte i pranishëm në Konferencën me temë “Perspektiva të reja në marrëdhëniet tregtare e ekonomike midis Bullgarisë dhe ShBA-së”.
Foto: BTA
Bullgaria është në fokusin e interesit të investitorëve amerikanë, të cilët kërkojnë mënyra të zgjerojnë biznesin e vet në tregjet evropiane. Kjo u bë e qartë gjatë kohës së konferencës së realizuar në Sofje, kushtuar lidhjeve ekonomike dhe tregtare bullgaro-amerikane. Prioritetet e vendit tonë, sipas pjesëmarrësve në forum, janë taksat e ulëta, klima e biznesit dhe krahu i kualifikuar i punës.

Në fillim të viteve 90, kur në Bullgari filloi tranzicioni plot me pengesa drejt ekonomisë së tregut, firmat amerikane ishin mes të parave, të cilat “shkelën” në tregun bullgar. Sot, 20 vjet më vonë, kompanitë amerikane zënë pozita prijëse në disa nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë bullgare. Këto janë energjetika, industria IT, pronat e patundshme, industria ushqimore e kështu me radhë. Kurse para disa ditësh, gjatë kohës së ceremonisë festive, kryeministri Bojko Borisov inauguroi në fshatin Gëllëbovo termocentralin më modern dhe mbrojtës të mjedisit rrethues te ne me vlerë 1,5 miliardë euro. Mjetet për ndërtim janë të siguruara nga kompania energjetike amerikane AES, të shpallur për investitor numër 1 në Bullgari gjatë vitit të kaluar. Ky është dhe investimi më i madh njëherësh në vend “në të gjelbër” gjatë 20 vjetëve të fundit. Me të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohuan pozitat e veta të prijësit ekonomik të vendit tonë. Që t’u japë një shtytje të re lidhjeve tona ekonomike, përpara pak kohe ambasadori amerikan Xhejms Uorlik, bashkërisht me ambasadoren e Bullgarisë në ShBA Elena Poptodorova dhe një grup biznesmenësh bullgar, ndërmori të ashtuquajturën “Roud shou” në 4 shtete amerikane. “Gjatë kohës së kësaj vizite realizuam një varg prej takimeve me përfaqësues të biznesit vendas, nga të cilët nxorëm disa mësime” – deklaroi Xhejms Uorlik dhe shtoi: Kur bëhet fjalë për investime në Bullgari, gjëja e parë, e cila na vjen në mëndje janë emrat e kompanive të mëdha. Një pjesë prej tyre kanë shkelur këtu, kurse një pjesë tjetër ka qëllime serioze të shtojë investimet e veta në Bullgari. Por, mos harroni se në ShBA ka një sektor shumë dinamik prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilët kërkojnë fusha të reja për investime dhe eksport. Gjatë kohës së takimeve tona me përfaqësues të tyre, u bë e qartë se ata kanë gatishmëri të investojnë në Bullgari. Këta investitorë shikojnë jo vetëm drejt Bullgarisë, por dhe si tërësi drejt Evropës. Një interes ka dhe drejt vendeve si Rumania, Polonia, Çekia dhe Serbia. Midis tyre ka konkurrencë për tërheqjen e interesit të investitorëve amerikanë. Dhe në këto kushte, Bullgaria duhet t’i bindë se është një fushë tërheqëse për investime. Mes prioriteteve janë një nga sistemet më atraktive të taksave, krahu i kualifikuar i punës, pjesa e madhe e njerëzve, të cilët zotërojnë gjuhën angleze. Unë pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri të jenë investitori më i madh në Bullgari për vitin 2011. Biznesi amerikan mbështetet te Bullgaria!”

Ekzistenca e një politike stabile fiskale krijon kushte të mira për biznes në Bullgari – mendon kryeministri Bojko Borisov. Gjatë kohës së forumit të biznesit bulglaro-amerikan në Sofje ai deklaroi: “Gjatë 2 vjetëve të fundit, në kohën e krizës më të rëndë financiare dhe ekonomike, Bullgaria ruajti taksa nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian, nuk ngarkoi biznesin, nuk u lëshua së poshtmi, drejt ku u drejtuan pothuajse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, duke shtuar TVSH-në dhe taksat e tjera. Mundëm të vendosim një disiplinë të rreptë fiskale dhe jam i bindur se, me ndryshimin e kushtetutës në lidhje me Paktin për stabilitet financiar, do të mundim të garantojmë të gjitha investimet te ne edhe në të ardhmen. Nuk mund të jem i pakënaqur nga fakti se, Hewlett Packard bëri qendër të vet logjistike në Bullgari, e cila ishte e zgjedhur mes 37 shteteve. Përpara rreth 1 muaji Coca-Cola po kështu hapi qendër të vet financiare te ne, duke krijuar mbi 200 vende pune të paguara shumë mirë. Investimet e huaja në Bullgari po shtohen dhe po fillojnë të rrisin Produktin e Brendshëm Bruto të vendit. Ka një fjalë të urtë të mirë bullgare “Kur ariu kërcen në oborrin e komshiut, do të vijë edhe në oborrin tënd”. Ne nuk mund të jemi të qetë, kur vërejmë ngjarjet në shtetet fqinje, lidhur me krizën ekonomike. Prandaj synojmë drejt disiplinës fiskale, luftës me korrupsionin dhe një klimë të mirë investuese” – tha në përfundim kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD