Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritet interesi i bullgarëve ndaj mediave

Foto: arkiv
Pavarësisht nga kriza ekonomike, tregu i mediave është një nga tregjet me zhvillim më të shpejt në Bullgari, është e bindur Mira Radeva, drejtoresh e Institutit për studime sociale dhe të marketingut MBMD. Sipas saj kjo i dedikohet zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të cilat po afrohen gjatë vjeshtës dhe forcojnë interesin e njerëzve drejt informacionit, të dhënë nga mediat.

Mjeti më i preferuar informativ është televizioni. 93% nga bullgarët thonë se informohen për lajmet botërore pikërisht përmes televizionit. Me afro 10% kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar është rritur pjesa e atyre të cilët e preferojnë shtypin dhe gjatë muajit qershor ai ka arritur 43%. Po shtohet mjaft dhe numri i bullgarëve, të cilët e shfrytëzojnë internetin, që të mund të informohen 33%. Vetëm auditori i radios mbetet i pandryshuar dhe ai është rreth 20%. Këtë e tregojnë të dhënat nga një studim kombëtar, i realizuar në fillim të qershorit nga Instituti MBMD. Shkaku që radioja të mbetet më mbrapa në klasifikimin e mjeteve të preferuara informative është se në një farë shkalle ajo është e postuar nga televizioni si një media “kryesore”, sqaron Mira Radeva.

Televizioni më i njohur te ne po vazhdon të jetë BTV, i ndjekur nga Nova tv dhe Televizioni Kombëtar Bullgar. “Bullgari vazhdo t’u jetë besnik tre stacioneve kombëtare, por tregon një interes të forcuar dhe ndaj varianteve alternative”, thotë zonja Radeva. Sipas saj befasi është ndërhyrja kategorike e tregut të mediave të televizionit të huaj National Geographik.

Sipas Mira Radevës po vihet re një dinamikë pozitive dhe në tregun e gazetave të përditshme. “Për mua jashtëzakonisht pozitiv është lajmi për pjesën e konsiderueshme të ulur të njerëzve, të cilët nuk lexojnë gazetë – thotë ajo. Që nga viti 2007 e këtej ne regjistrojmë një shtim stabil të numrit të njerëzve, të cilët nuk kanë dëshirë të lexojnë gazeta. Dhe gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ishte rezultati më negativ – 52% nga njerëzit kanë thënë se, nuk lexojnë gazeta. Ka disa shkaqe tani që kjo pjesë të pakësohet në 36%. I pari është thjesht karakteri sezonal. Dhjetori është muaji, në të cilin ne dalim gjithnjë e më rrallë jashtë dhe qëndrojmë përpara televizorëve ose internetit, që ku mësojmë për atë që po rastis në vend. Periudha e verës është fare e ndryshme. Preferojmë të jemi më tepër jashtë mes natyrës, të udhëtojmë më tepër dhe atëherë gazeta del mjeti informativ më komod për transportim. 3 gazetat më të preferuara – “Trud”, “24 çasa”, dhe gazeta më e lirë e përditshme “Telegraf”, kanë një shtim të auditorit me rreth 6%. Faktori tjetër, i cili ndikon është ai politik. Po afrojnë zgjedhjet dhe mbase të përditshmet serioze politike kërkohen më tepër, sepse njerëzit duan të gjejnë një informacion më të thelluar për atë që po rastis në prag të zgjedhjeve vendore dhe presidenciale.”

Studimi regjistron si një tendencë shtimin e numrit të të rinjve, të cilët lexojnë gazeta. Që nga 41 më 48% është rritur pjesa e tyre gjatë muajit qershor kundrejt fundit të vitit të kaluar. Nga shtypi interesohen më tepër njerëzit me arsim të lartë, si dhe njerëzit me arsim të mesëm. Përkrahësit e botimeve të shtypit janë më tepër në kryeqytet dhe për shkaqe të shpjegueshme janë më pak në fshat. Sipas Mira Radevës sado që të njohura dhe të blera të jenë gazetat, të cilat merren me thashetheme rreth jetës së personave të njohur, ata nuk mund të krahasohen me gazetat e përditshme serioze për nga shkalla e besimit. 58% nga njerëzit thonë se, lexojnë gazeta, sepse kjo është mënyra më e mirë të informohen për ngjarjet.

Me 20% është shtuar pjesa e atyre të cilët shfrytëzojnë internetin gjatë vitit 2011 kundrejt vitit 2007. Po rritet po kështu dhe numri i atyre, të cilët e shfrytëzojnë internetin çdo ditë ose 2-3 herë në javë. Kërkimi i informacionit në bazë të temave të caktuara, leximi i lajmeve në sajtet informative, bisedat me të afërmit dhe miqtë, shfrytëzimi i postës elektronike, hyrja në rrjetet sociale janë shkaqet më të shpeshta. Sajtet më të vizituara janë Facebook, abv.bg, Google, dir.bg, si edhe programi Skype.
“Vet tendenca gjithnjë e më shumë familje të kenë anëtarë të familjes jashtë shtetit automatikisht e shton pjesën e atyre të cilët e shfrytëzojnë internetin – thotë Mira Radeva. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se interneti u kthye në një sistem krejtësisht të hapur, në të cilin në praktikë mungojnë barrierat për hyrje. Në këtë kuptim ky është mjedisi më demokratik. Ai është kaq i pranishëm saqë dhe njerëzit e moshuar nuk kanë problem të përvetësojnë këto operacione elementare. Nga ana tjetër duhet t’i japim llogari vetes se interneti si tërësi rrit informimin dhe arsimin e qytetarëve tanë. Prindërit tanë të moshuar realisht marrin një shans të dytë për arsim dhe kontakt me botën përmes internetit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD