Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Brukseli rekomanduan se vullneti politik për reforma të mbështetet me veprime

Pas pranimit të Bullgarisë dhe të Rumanisë në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007, të dyja vendet janë nën vërejtjeje të vazhdueshme për politikën në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm. Kjo praktikë e Komisionit Evropian ka për qëllim të mund t’i ndihmojë vendet e reja anëtare të krijojnë një sistem të pavarur dhe efektiv gjyqësor si dhe një sistem administrativ, i cili me sukses t’i kundërvihet korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Pas saktësimeve dhe analizave të zhvilluara nga ekspertët, Komisioni del periodikisht me raporte mbi temën. Ditën e mërkurë u shpall raporti i pestë vjetor për Bullgarinë dhe Rumaninë. Ai përmban vlerësime dhe rekomandime për përparimin e reformave dhe të efikasitetit të tyre në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm.

Për herë të radhës sistemi gjyqësor në Bullgari është objekt i shumë kritikave. Shkaqet: vonimi i gjyqeve dhe numri i dënimeve shfajësuese mbi gjyqe për korrupsion, për të tilla të lidhura me kriminalitetin e organizuar dhe shpërdorimet e fondeve evropiane. Sipas Komisionit këto shkaqe nuk janë të analizuar me hollësi nga udhëheqja gjyqësore dhe nuk janë ndërmarrë masa për evitimin e tyre. Mungesa e transparencës dhe të kritereve profesionale gjatë emërimeve të rëndësishme gjyqësore dhe problemet me gjyqet mbi akuzat ndaj vet magjistratëve në korrupsion po kështu janë objekt të kritikave nga ana e ekspertëve evropianë. Komisioni Evropian është i shqetësuar nga dhurimet nga personat privatë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tij, ata mund të pengojnë pavarësinë dhe efikasitetin e hetimeve policore.

Nga Bullgaria kërkohet të propozojë më shumë përpjekje për kufizimin e rasteve të konfliktit të interesave, për marrjen e pronësisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe të ndryshojë sistemin për financimin e partive politike dhe të fushatave paraelektorale. Në mënyrë jo të dykuptimshme Komisioni jep të kuptohet, se vendosja e një shteti ligjor është vepër e të gjithë shoqërisë, dhe jo vetëm të institucioneve. Jo rastësisht pozita e shoqërisë civile është e përfshirë fortë – ajo është përmendur 8 herë në dokument, në rolin e një pjesëmarrësi aktiv dhe si kolektiv.

Në raport është shënuar dhe vullneti i qëndrueshëm politik të qeverisë për reforma. Pritjet ndaj tij janë të arrijë rezultate të duhura dhe të dukshme. Mbi bazën e këtyre rezultateve vitin tjetër do ti bëhet një vlerësim i plotë drejtësisë dhe rendit të brendshëm për 5 vjetët e fundit. Nga kjo varet nëse mekanizmi për vërejtje do të ndërpritet.
Sipas Svetosllav Terzievit – komentues në gazetën “Sega”, ky raport është shumë më i rreptë nga ai i vjetshmi. Niveli është ngritur shumë më tepër dhe mungon toni inkurajues i njohur që nga viti 2010. Konstatimet nuk janë shumë të mira, sepse llogaritet mungesa e dënimeve për kryetarë të grupeve kriminele dhe nëpunës të lart të korruptuar. Këto janë dy problemet kronike të Bullgarisë, të cilët prej 5 vjetëve marrin pjesë në raportet e Komisionit Evropian”, deklaroi Svetosllav Terzievi dhe shtoi: “Rezultati të cilin e pret Komisioni dhe me të cilin eventualisht mund të justifikohet ndërprerja e Mekanizmit për vërejtje mbi Bullgarinë, këto janë dënimet. Bëhet fjalë jo për persekutimin e njerëzve të pafajshëm , të cilëve tu japim dënime justifikuese, por jo të ndiqen kriminel të rrezikshëm. Ata janë problemi i cili shqetëson partnerët tanë në Bashkimin Evropian , i cili na pengon dhe në rrugën drejt Zonës së Shengenit. Raporti u kthye në një farë rekomandimi për faktin nëse Bullgaria është e aftë të bashkohet ndaj zonës, sepse ekzistojnë frikësime se, korrupsioni mbase do t’i bëjë kufijtë tanë më të lehtë për kalim. Pikërisht lufta më e suksesshme me korrupsionin do të jetë dëshmi se vendi ynë është ndryshuar. Kjo dëshmi do t’u lejojë partnerëve tanë evropianë të japin pohimin e vet për hyrjen e Bullgarisë në Zonën e Shengenit.”

Svetosllav Terzievi shënoi anët pozitive në raport. Ato janë në sferën e legjislacionit dhe të ndryshimeve strukturore në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm. Me fjalë të tjera ligjet janë të mira, kurse shkak për kritikat janë: “Rezultatet e këqija gjatë aplikimit të legjislacionit. Ato janë të lidhura me punën e prokurorisë, e cila është përcaktuar si pasive, për punën e gjykatave, e cila është mjaft kaotike dhe jo efektive dhe për punën e policisë – thotë Svetosllav Terzievi. – Kësaj radhe policia është kritikuar mjaft rreptë. Sipas mendimit të Brukselit ajo nuk paraqet dëshmi të përgatitura nga ana profesionale. Dhe që këtu vjet konkluzioni se, në raport si tërësi nuk bëhet fjalë për një ose tjetër pushtet, por për unifikim në punën e institucioneve shtetërore kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit mes rretheve të larta shtetërore. Të ndarë – ato nuk kanë forcën e duhur për t’i përballuar problemet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD