Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Rodopet përsëri do të fugojnë kuaj të egër

Në fillim të shtatorit për herë të parë në Bullgari në rajonin e Rodopeve Lindore do të reintroduktohen Tarpane/kuaj të egër/. Ky reintrodukt unikal është një pjesë nga veprimtaritë për rivendosjen e natyrës së egër të projektit bullgaro-holandez për një zhvillim të qëndrueshëm të Rodopeve Lindore-“Floriri i ri trak”.
Foto: www.ru.wikipedia.org

Në qoftë se eksperimenti i cili fillon më 2 shtator të projektit bullgaro-holandez “Floriri i ri trak” del i suksesshëm, shpejt në Rodopet përsëri do të fugojnë kuaj të egër, siç ka qenë në të kaluarën e largët. Në këtë datë nga Holanda për në Bullgari u nis grupi i parë prej mëzave nga nënlloji Tarpan/ Equus fetus fetus/. Në botë ekzistojnë mezi 4000 copë nga ky kalë i egër, ku afro gjysma jetojnë lirisht nëpër fushat e Holandës.

A ka nevojë vendi i Rodopeve prej kuajve të egër?

Këtë pyetje i bëmë zotit Johan Bekhjojs, koordinator i ekoturizmit të organizatës holandeze mbrojtëse të natyrës APK, e cila merr pjesë në projektin “Floriri i ri trak”, të drejtuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të Rodopeve Lindore.

© Foto: ЕPА / BGNES

“Ne duam të rivendosim bilancin në natyrën e Rodopeve Lindore, të cilët janë një nga rajonet e Evropës me natyrën më të pasur dhe më të bukur , tregon zoti Bekhjojs. Në të kaluarën Rodopet kanë qenë mjaft të populluara, njerëzit aty kanë rritur kafshë të ndryshme, kanë pasur dhe kuaj. Sot ky tip i vjetër i blegtorisë tanimë nuk është fitimprurës, njerëzit kanë hequr dorë prej tij, kurse shumë nga të rinjtë kanë vajtur në qytet. Kullotat e dikurshme pak nga pak janë të pushtuara prej shkurreve dhe prej bimëve të tjera. Që të mund të ruhet bilanci i sistemeve ekologjike aty janë të domosdoshme kafshë , të cilët të kullosin barin dhe shkurret. Nevojit që në natyrë përsëri të “futen” disa kafshë të egra të cilat kullosin, dhe të cilat kanë qenë karakteristike për këtë rajon, si për shembull kuajt e egër. Tarpani është pikërisht një lloji i tillë kali, i ngjashëm me kuajt e egër ekzistues këtu dikur.”

© Foto: www.ru.wikipedia.org

Pikturë e tarpanit nga shpella Llasko-Francë.

Në të kaluarën tarpani ka qenë i përhapur që nga Franca Jugore dhe Spanja deri tek Rusia Qendrore. Ka shumë piktura shpellore të tarpanëve në Francë, Spanjë, në vendet skandinave, si dhe në Rusinë Jugore, ku skitet kanë zbutur tarpanë 3000 vjet përpara lindjes së Krishtit. Në Bullgari paleontologët po kështu kanë gjetur eshtra prej tarpanëve, që është dëshmi se, në të kaluarën vendi ka qenë i populluar prej tyre. Tarpanat e egër janë kuajt shumë të fortë, të njohur me qëndrueshmërinë e vet dhe përshtatje ndaj kushteve të egra dhe landshafteve gjysmë të hapura. Kopetë e tyre mundin me sukses të mbrojnë kuajt e vet nga ujqërit. Për ndryshe ata janë të qetë, të butë dhe shumë kureshtarë ndaj njerëzve, bindin ekspertët nga projekti” Floriri i ri trak”.
Përfshirja e dytë e tarpanit tek ne fillon me sjelljen në rajonin e fshatit rodopës Sbor, rrethi i Krumovgradit të një grupi të vogël prej këtyre kuajve, që të mund të shikohet se si përshtaten ndaj kushteve vendase.

© Foto: BGNES

Në vendin e reintroduktit qenë Rikus dhe Sajmen, dy ambasadorët e bamirësisë , të dërguar nga lotaria postare Holandeze, e cila financon projektin.

“Holanda është një vend i rrafshët, ne nuk kemi male dhe natyra tonë është fare e ndryshme nga natyra bullgare, sqaron hezitimin e ekipit zoti Bekhojlls. Prandaj duam fillimisht të shikojmë se si kuajt e egër do të mësohen me kushtet e natyrës tuaj. Fillojmë me një grup fare të vogël prej 12 kafshëve. Në varësi nga rezultatet do të zgjerojmë programin tonë dhe do të lëshojmë në Rodopet shumë më tepër kuaj të egër. Fillimisht ato do të jenë në një teren të rrethuar, ku do të qëndrojnë rreth 1 muaj e gjysmë. Kurse pas kësaj do të lëshojmë të lirë në një areal prej rreth 200 dynymëve , i cili në të ardhme do të shtohet shumë më tepër.”

Gjatë vitit 2010 21 tarpane holandeze kanë qenë të lëshuar në Letoni. Gjatë viteve të mëparshme mëzat e egër kanë qenë të adaptuar ndaj natyrës dhe të Anglisë, Francës, Belgjikës dhe Gjermanisë.


Përgatiti në shqip: N. Vasileva

По публикацията работи: Marija Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD