Në qoftë se eksperimenti i cili fillon më 2 shtator të projektit bullgaro-holandez “Floriri i ri trak” del i suksesshëm, shpejt në Rodopet përsëri do të fugojnë kuaj të egër, siç ka qenë në të kaluarën e largët. Në këtë datë nga Holanda për në Bullgari u nis grupi i parë prej mëzave nga nënlloji Tarpan/ Equus fetus fetus/. Në botë ekzistojnë mezi 4000 copë nga ky kalë i egër, ku afro gjysma jetojnë lirisht nëpër fushat e Holandës.
A ka nevojë vendi i Rodopeve prej kuajve të egër?
Këtë pyetje i bëmë zotit Johan Bekhjojs, koordinator i ekoturizmit të organizatës holandeze mbrojtëse të natyrës APK, e cila merr pjesë në projektin “Floriri i ri trak”, të drejtuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të Rodopeve Lindore.
© Foto: ЕPА / BGNES
© Foto: www.ru.wikipedia.org
Në të kaluarën tarpani ka qenë i përhapur që nga Franca Jugore dhe Spanja deri tek Rusia Qendrore. Ka shumë piktura shpellore të tarpanëve në Francë, Spanjë, në vendet skandinave, si dhe në Rusinë Jugore, ku skitet kanë zbutur tarpanë 3000 vjet përpara lindjes së Krishtit. Në Bullgari paleontologët po kështu kanë gjetur eshtra prej tarpanëve, që është dëshmi se, në të kaluarën vendi ka qenë i populluar prej tyre. Tarpanat e egër janë kuajt shumë të fortë, të njohur me qëndrueshmërinë e vet dhe përshtatje ndaj kushteve të egra dhe landshafteve gjysmë të hapura. Kopetë e tyre mundin me sukses të mbrojnë kuajt e vet nga ujqërit. Për ndryshe ata janë të qetë, të butë dhe shumë kureshtarë ndaj njerëzve, bindin ekspertët nga projekti” Floriri i ri trak”.
Përfshirja e dytë e tarpanit tek ne fillon me sjelljen në rajonin e fshatit rodopës Sbor, rrethi i Krumovgradit të një grupi të vogël prej këtyre kuajve, që të mund të shikohet se si përshtaten ndaj kushteve vendase.
© Foto: BGNES
“Holanda është një vend i rrafshët, ne nuk kemi male dhe natyra tonë është fare e ndryshme nga natyra bullgare, sqaron hezitimin e ekipit zoti Bekhojlls. Prandaj duam fillimisht të shikojmë se si kuajt e egër do të mësohen me kushtet e natyrës tuaj. Fillojmë me një grup fare të vogël prej 12 kafshëve. Në varësi nga rezultatet do të zgjerojmë programin tonë dhe do të lëshojmë në Rodopet shumë më tepër kuaj të egër. Fillimisht ato do të jenë në një teren të rrethuar, ku do të qëndrojnë rreth 1 muaj e gjysmë. Kurse pas kësaj do të lëshojmë të lirë në një areal prej rreth 200 dynymëve , i cili në të ardhme do të shtohet shumë më tepër.”
Gjatë vitit 2010 21 tarpane holandeze kanë qenë të lëshuar në Letoni. Gjatë viteve të mëparshme mëzat e egër kanë qenë të adaptuar ndaj natyrës dhe të Anglisë, Francës, Belgjikës dhe Gjermanisë.
Përgatiti në shqip: N. Vasileva
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..