Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programet ndërkombëtare të shkëmbimit të nxënësve

Rrjetet sociale në internet e bënë të mundur komunikimin midis njerëzve të gjitha pjesëve të botës. Në Facebook, p.sh., mund të kesh mijëra shokë, të cilët kurrë nuk i ke takuar në jetën reale. Sidomos aktivë në krijimin e shoqërive online janë të rinjtë. Mirëpo, kontakti real nuk mund të zëvendësohet. Njerëzit gjithmonë do ta kenë nevojën për të komunikuar drejtpërdrejtë, po ashtu për të njohur njerëz të ndryshëm dhe kultura të tjera. Vitet e fundit në Bullgari u popullarizuan brigadat studentore jashtë vendit. Por edhe nxënësit e kanë nevojën të hyjnë në lidhje me moshatarët e tyre në botë. Organizata “Të rinjtë për mirëkuptim” (“Youth For Understanding”) organizon një shkëmbim të nxënësve bullgarë dhe të huaj të moshës prej 15 deri në 18 vjeç.
Në kuadrin e programit nxënësit bullgarë kanë mundësi të jetojnë dhe studiojnë për një vit jashtë shtetit.

“Në Bullgari organizata ekziston prej vitit 1998, rrëfen koordinatori i programit z. Petër Bankov. – Atëherë u bë shkëmbimi i parë, kur 20 nxënës bullgarë shkuan për në Gjermani. Gjatë viteve në vijim shkëmbim kishim me Francën dhe SHBA-në. Po ashtu dërgonim nxënës në Holandë, Finlandë, Hungari, Letoni dhe Zvicër. Sot për herë të parë realizuam shkëmbim nxënësish me Argjentinën. Programi është njëvjeçar. Fëmijët vendosen në familje adoptuese. Gjatë kësaj kohe nxënësit frekuentojnë shkollën vendase, ku kanë mundësinë ta mësojnë gjuhën e huaj përkatëse. Familjet, që kujdesin për nxënësit, janë të sigurta dhe e gëzojnë besimin tonë të plotë. Ne organizojmë edhe seminare me qëllim që t’i njohim fëmijët me zakonet dhe kulturën e vendit, ku do të banojnë. Në mes të vitit nxënësit i bëjnë bilanc periudhës së kaluar dhe caktojnë se çfarë duan të bëjnë deri në fund të qëndrimit. Gjëja tjetër e rëndësishme është që ata nuk rikthehen në shtëpi gjatë tërë kohës së programit. Qëllimi është që ta njohin atmosferën e festave vendase.”
Gjatë qëndrimit në vendin e huaj nxënësit njihen me festimet vendase.

Që nga krijimi i organizatës më 1998 rreth 170 nxënës bullgarë janë dërguar jashtë vendit në kuadrin e këtij programi. Shumë prej tyre mësojnë në shkollat e gjuhëve të huaja. Që të përfitojnë nga ky program, ata duhet ta kenë suksesin mesatar. Pasi kthehen në Bullgari, viti shkollor, që kanë bërë andaj, njihet në vend. Nxënësit japin provime vetëm në këto lëndë mësimore, të cilat nuk përputhen në të dyja shkollat. Nga 2003-ta nxënës të huaj, kryesisht nga Gjermania, vijnë në Bullgari në kuadrin e këtij programi. Gjithashtu na kanë ardhur nga Letonia, kurse aktualisht kemi një nxënëse nga Estonia. Në shkallë botërore organizata “Të rinjtë për mirëkuptim” punon më shumë se 60 vjet në 60 vende të botës.
Prej 2003-ës në Bullgari vijnë nxënës të huaj.

Përveç programit njëvjeçar, organizata përgatit shkolla verore. Disa prej vendeve, me të cilat punojnë, kanë programe të veçanta. P.sh., sivjet Estonia organizon një program kushtuar kinematografisë. Kështu fëmijët që kanë interes për filmat mund të përfshihen në të. Lituania ofron një program basketbolli për fëmijët që e ushtrojnë këtë sport.

“Njëkohësisht me programin për shkëmbim nxënësish, organizata jonë realizon projektin “Colored glasses” (“Syza me ngjyra”), shton z. Bankov. – Punojmë me shkolla të ndryshme të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një sërë punishtesh që i bëjmë në gjuhë të huaj. Fëmijët diskutojnë rreth temave siç janë antidiskriminimi, toleranca dhe mirëkuptimi. Gjatë trajnimit i vëmë nxënësit në situata të ndryshme. Dobia tjetër e këtyre diskutimeve është që ata mësojnë gjuhën e huaj, i bindur është z. Bankov. – Këtë program e realizojmë së bashku me një vullnetar gjerman, i cili jeton në Bullgari. Ai i bën punishtet, ku ndihmojnë edhe bullgarët. Ne financojmë një pjesë të projektit, ndërsa mjetet kryesore na jep Qendra Kombëtare “Programet dhe nismat evropiane për të rinjtë”. Qendra ka të bëjë me programin “Të rinjtë në veprim” të Komisionit Evropian.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Organizata “Të rinjtë për mirëkuptim”
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD