Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat demografike dhe tregu i punës

© Foto: EPA/BGNES

Krahas me negativat e krizës ekonomike, Evropa është e drejtuar dhe para një krize serioze demografike. Popullsia e plakur evropiane rritet, po pakësohet dhe pjesa e fëmijëve dhe të rinjve, pavarësisht dhe në shkallë të ndryshme në shtetet e veçanta. Kjo ve pyetje përpara qëllimeve për një rritje të lartë ekonomike dhe shkallën e lartë të zënies, të cilat ia ka vënë vetes Evropa në strategjinë e vet për zhvillim deri në vitin 2020. E pikërisht: një pakësim të shpejt të papunësisë.

Sfidat demografike, të cilat përcaktojnë proceset e tregut të punës, janë temat bazë për debat gjatë vitit të ardhshëm 2012, të cilin Komisioni Evropian e shpalli për vit të plakjes aktive dhe të solidaritetit midis brezave. Kjo ishte tema dhe e konferencës në Sofje, organizuar nga Këshilli ekonomik dhe social i Bullgarisë. Kriza ekonomike dhe financiare në Evropë fshiu përparimin e arritur deri këtu, ve në dukje Zanaida Zllatanova, drejtuese e Përfaqësisë të Komisionit Evropian në Sofje. Në mes të krizës pothuajse 23 milionë veta, 105 nga popullsia e Bashkimit Evropian janë të papunë. Kriza solli deri në mbylljen e 5,5 milionë vendeve të punës.

Njëkohësisht pakësimi i lindjeve do të çojnë deri në uljen e krahut të punës në Bashkimin Evropian akoma nga viti 2012 e tutje me rreth 12% deri në rreth vitit 2030. Paralelisht me këtë pjesa e popullsisë në moshë mbi 65 vjeç do të rritet nga pothuajse 13% në këtë moment deri në afro 18% gjatë vitit 2060. Kjo do të shtojë peshën mbi sistemet shëndetësore dhe të sigurimit si dhe të sistemeve të pensionimit të BE-së.”

“Realiteti social, përpara të cilit është e drejtuar bullgaria dhe pjesa më e madhe e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, supozon një rol të ri, më aktiv, më atraktiv dhe më të angazhuar të popullsisë së moshuar për arritjen e qëllimeve sociale dhe ekonomike, drejt të cilave synojmë. Në frymën e tendencave moderne evropiane jemi të detyruar t’i kthejmë sfidat në mundësi të reja, të cilët të jenë në dobi të gjithë opinionit shoqëror”, komenton ministrit social Totju Mlladenov.

Pamja demografike në Bullgari është më e rëndë nga ajo në shtetet e tjera evropiane. Ajo karakterizohet me lindshmëri të ulët, një mortalitet të lartë. Sipas ekspertëve gjatë vitit 2050, 30% nga popullsia bullgare do të jenë pensionistë. Tregu i punës ka një mungesë të ndjeshme të kuadrove. Për shkak të kësaj qëllimi evropian për një plakje aktive të popullsisë së moshuar dhe pjesëmarrje më e gjatë në tregun e punës është shumë aktuale te ne.
Plakja e popullsisë do të bëjë presion për shtimin e moshës së pensionimit gjatë viteve të ardhshme te ne. Por kjo, sipas kryetarit të Komisionit parlamentar të politikës sociale Dragomir Stojnev, duhet të jetë kushtëzuar me vazhdimësinë mesatare të jetës te ne dhe me gjendjen shëndetësore të krahut të punës. Punëdhënësit po kështu duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e vet për marrjen në punë të punonjës më të moshuar. Bullgaria është një nga shtetet e pakta në Evropë, e cila gjatë vitit 2006 pranoi strategjinë demografike afatgjatë. Në të aksenti vihet jo vetëm mbi shtimin e numrit të lindjeve, por dhe mbi cilësinë e lartë të kapitalit njerëzor, të gjendjes shëndetësore të njerëzve, të arsimit, të aftësive dhe mjeshtërive të tyre.

Sipas Emilija Vojnovës nga Ministria e punës dhe të politikës sociale, Bullgaria përkrah qëllimet, të cilat ia ve vetes Evropa për të ardhmen e vet demografike. “Inkurajimin e punësimit në Evropë, duke u siguruar më shumë vende pune, një stazh pune më të gjatë dhe me një cilësi më të mirë, përfshi dhe pranimin e masave të posaçme për përmirësimin e mobilitetit dhe pjesëmarrje në tregun e punës të të rinjve, të grave dhe të moshuarve. Dhe po kështu gjetje të jetës së punës në një gjendje të mirë shëndetësore, mësim gjatë gjithë jetës, sisteme për zhdërvjelltësi dhe siguri të vendeve të punës.”
Sipas saj kjo do të thotë akoma pranim dhe integrim të emigrantëve në tregun evropian të punës, pavarësisht se për Bullgarinë ky problem nuk është dhe kaq aktual. Por është shumë e rëndësishme të kërkohen mënyra për ndalimin e emigrimit të bullgarëve me kualifikim të lartë nga vendi. Një nga mënyrat është ndryshimi në politikën e të ardhurave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD