Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shfrytëzon vetëm 6 për qind të ujërave minerale

Foto: BGNES
Bullgaria është njëra nga vendet në Evropë që ka pak burime ujore mbitokësore. Kjo shpjegohet me faktin se lumenjtë malorë në vend, e kanë rrjedhën e fortë jashtë territorit të Bullgarisë. Mirëpo, në vend ka shumë burime minerale nëntokësore. Pohohet që po të mblidhet ato, do ta kalojnë numrin e të të gjitha shisheve me ujë mineral në botë. “Në vend burimet nëntokësore nuk janë studiuar, as përdoren masivisht”, sqaron Doktori i Shkencave Gjeologjike Kostadin Shterev. Në “Atlasin e burimeve gjeotermale të Evropës”, të botuar nga Komisioni Evropian, Kostadin Shterev është autori i kapitullit kushtuar burimeve hidrologjike e gjeotermale të Bullgarisë.

Për Pasurinë minerale të tokave bullgare dihet që nga kohërat e lashta. Sot në të gjitha pjesët e Bullgarisë mund të shihen mbeturinat e vendeve, ku romët i kanë përdorur ujërat minerale për shërim. Disa nga këto qendra të lashta gjendet në qytetet Hisaria, Kystendil, Burgas, Sapareva banja, Sliven dhe Sofje. Ujërat minerale të Bullgarisë kanë cilësi të ndryshme dhe mund të përdoren si për të pirë, ashtu edhe për të shëruar. Temperatura e tyre luhatet nga 25 deri mbi 100 gradë. Burimet më të nxehta në vend janë ato në Sapareva banja të malit Rila – 101.4 gradë. Ujërat në Bullgari janë me përmbajtje të ulët dhe të lartë të mineralizimit, janë të kripura apo të ëmbla. Po ashtu i kanë të gjitha karakteristikat shëruese të ujërave minerale. Gjithashtu ujërat mund të përdoren edhe për ngrohje. Ky është një potencial, prej të cilit nuk përfitojmë për momentin.

Çfarë dimë për këtë “ar të lëngshëm”? Në Bullgari janë zbuluar mbi 225 burime të ujërave minerale. Debiti i përgjithshëm është relativisht mbi 5000 litra në sekondë. Prej tyre në vit mund të përdoret mbi 100 milionë metra kubikë. Por mezi 6 për qind të ujërave minerale janë studiuar mirë, pohon prof. Shterev. Pjesa dërmuese e burimeve minerale gjendet në Bullgarinë Jugore – 148, derisa në Bullgarinë Veriore ato janë 77. Kjo është kështu, sepse në pjesën jugore të vendit ujërat minerale burojnë nga toka, kurse ato të pjesës veriore mund të zbulohen vetëm duke u sonduar. Sipas prof. Shterev ujërat e nxehta minerale mund të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë në më shumë se 150 qytete bashkiake. Ai është i mendimit se zonat malore dhe ato buzë detit me ujëra minerale kanë përparësi bioklimatike në krahasim me qendrat për pushim dhe shërim të Evropës Qendrore e Veriperëndimore, të Karpateve dhe maleve Apenine.

Në Rrafshin e Danubit dhe në krahinën Ludogorie të Bullgarisë Veriore ka shumë ujëra të nxehta të kripura. Ato shtrihen në 20 mijë kilometra katrorë dhe janë burime të energjisë gjeotermale, thotë prof. Shterev. Burimi më i cekët e ka sipërfaqen 8 mijë kilometra katrorë. Ai gjendet në pjesën e mesme të Rrafshit të Danubit dhe në shtrihet në rajonin e qyteteve andej Vraca dhe Vidin. Debiti i ujërave të burimit është rreth 220 miliardë metra kubikë. Po të përdoren për energji elektrike, ajo do të jetë 70.10 në fuqinë e tetëmbëdhjetë J (xhaul).

Pasuria e burimeve minerale të Bullgarisë është e pavlerësuar. Ne jemi i vetmi vend i BE-së, në të cilin për gjeologët nuk krijohen kushte për studim. Në buxhetin shtetëror nuk janë parashikuar mjetet e duhura, thotë studiuesi. Ai bën thirrje për më shumë investime në këtë fushë, ndryshime në legjislacion dhe përpilim të strategjive kombëtare dhe rajonale në lidhje me kërkime dhe studime hidrologjike të burimeve gjeotermale.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD