Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore në Bullgari – rezultate dhe tendenca

Foto: BGNES; Kolazh: Vergil Mitev
Rezultatet ndërmjetëse nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe vendore në Bullgari ripohuan prognozat sociologjike. Në ato presidenciale në vend të parë u klasifikuan me rreth 40% të votave kandidatët e partisë drejtuese GERB për president dhe nënpresident Rosen Plevneliev dhe Margarita Popova ndërsa kandidatët e Partisë socialiste bullgare Ivajlo Kalfin dhe Stefan Danaillov janë në vend të dytë me 28,84 për qind të votave elektorale. Në vend të tretë me 14,05 për qind mbetën kandidatët e pavarur Meglena Kuneva dhe Ljubomir Hristov.

Në kundërshtim të disa pritjeve, një votë dënimi kundrejt qeveritarëve në raundin e parë nuk u realizua. Përveç në zgjedhjet presidenciale, GERB zuri pozita të mira dhe në zgjedhjet vendore, ku akoma në rrethin e parë fitoi në kryeqytetin Sofja dhe qendrat e rretheve Burgas, Dobriç dhe Gabrovo. Në pozitë të dytë në zgjedhjet vendore është Partia socialiste bullgare. Pason Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Do të ketë balotazhe shumë të diskutueshme.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale tregoi një dinamikë të ndjeshme në gjendjet elektorale kundrejt këtyre nga viti 2006. Rezultati i socialistëve është më i ulët kundrejt atij të arritur prej tyre gjatë vitit 2006, por njëkohësisht dhe “shumë i afërt” me atë të partisë qeveritare. Në rezultatet e partisë nacionaliste “Ataka” ka një ulje të konsiderueshme. Nga pozita e dytë në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, në të cilat mori 24%, tani ajo u klasifikua e katërta, me mezi 4%. Kjo i hodhi poshtë parashikimet se do të përfitojë nga tensionet e fundit etnike në fshatin Katunica dhe jehona e tij në të gjithë vendin. I ulët në mënyrë drastike – mezi 3% është rezultati i së djathtës, e cila në zgjedhjet presidenciale gjatë vitit 2006 fitoi 10%. E djathta e cila dikur ka dominuar hapësirën politike në mënyrë kategorike, tani pothuajse u barazua në bazë të rezultateve me një kandidat president shakaxhi – muzikant nga grupi “Hipodill” Svetosllav Vitkov. Votat për muzikantin janë pothuajse të barabarta me rezultatet e formacionit nacionalist VMRO. Fenomeni Svetosllav Vitkov për herë të radhës tregoi se, në hapësirën politike bullgare mund të priten befasia të ndryshme.

Kandidatja për president Meglena Kuneva arriti 14% nga votat dhe pozitë të tretë si kandidate e pavarur. Sipas disa vëzhguesve, me rreth 500 mijë vota ish komisionerja evropiane ka fituar hapësirë për një parti të re në vend.

Rezultatet elektorale nga raundi i parë i bëjnë parashikimet për balotazh shumë të vështirë. Në raundin e dytë kandidati për president nga partia GERB sigurisht që do të tërheqë votat nga simpatizantët e partisë “Ataka” dhe Koalicioni i djathtë blu, por nuk është e qartë se në çfarë shkalle, sepse përkrahësit e të dyja formacioneve duhen mjaft të luhatur. Lideri i Lëvizjes për të drejtat dhe liritë Ahmed Dogan dha udhëzime që zgjedhësit e tij të përkrahin kandidatin e Partisë socialiste, por potenciali i lëvizjes nuk është i mjaftueshëm, që ta neutralizojë përparësinë e kandidatit të partisë qeveritare. Vendimtare për përfundimin mund të dalë rishpërndarja e të 14% të votave për Meglena Kunevën, por ajo refuzoi t’u rekomandoi njerëzve të cilët e kanë përkrahur se për kë të votojnë në balotazhin. Sipas Kunevës klasifikimi i partisë GERB dhe i Partisë socialiste bullgare për balotazhin nuk është gjë e mirë, sepse në qoftë se fiton GERB i gjithë pushteti bie në duart e një partie, kurse në qoftë se fiton Partia socialiste bullgare – institucioni presidencial do të mbetet në duart e një partie 3 mandate me radhë.

Votimi në të njëjtën kohë dhe për president dhe për organet e pushtetit vendor i ndërlikoi gjërat, imponoi zgjatjen e ditës së zgjedhjeve me 1 orë dhe në momente shkaktoi kaos. Prapë së prapi misioni i OSBE-së shënoi se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe kanë qenë të administruar në mënyrë profesionale mbi bazën e një legjislacioni të ri i cili ka siguruar një bazë stabile për sigurimin e tyre. Por misioni vëzhgoi për herë të radhës dhe me dukurinë shqetësuese blerje të votave.

Përgjigjen e pyetjeve të ngritura pas raundit të parë më 23 tetor, do t’ia japë balotazhi më 30 tetor. Atëherë do të bëhen konkluzione dhe komente më të thelluara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD