Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata “Arkitektë për Sofjen” me ide për zonat publike në kryeqytet

Shoqata përpilon një plan alternativ për parkun e Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Foto: arkiv
Anëtarët e Shoqatës “Arkitektë për Sofjen” janë 13 veta. Shumica prej tyre janë arkitektë, ka dy skulptorë dhe një ekonomist. Gjatë dy vjetëve të fundit shoqata u popullarizua me më shumë se 20 projekte për ndryshimin e pamjes së kryeqytetit. Disa kanë të bëjnë me vendosjen e shenjave, ndërsa projekte të tjera – me zonat e gjelbra në Sofje. Ka edhe të tilla që lidhen me përmirësime të vogla të mjedisit të qytetit, të cilat ndryshojnë atmosferën e vendit përkatës. Kohën e fundit veprimtaria më e madhe e Shoqatës është përpilimi i një plani alternativ për parkun e Pallatit Kombëtar të Kulturës.

“Mblodhëm mbi 40 specialistë të fushave të ndryshme, lindën mbi 100 propozime, thotë kryetari i Këshillit drejtues të Shoqatës, Dhimitër Paskalev. – U bë një ekspozitë para Pallatit Kombëtar të Kulturës. Qytetarët kishin mundësinë të japin propozime. Kishte bisedë me këshilltarët bashkiakë dhe me kryebashkiaken, znj. Jordanka Fandëkova. – Shumë interesante është biseda a do të jetë ky park argëtues apo do të theksohet mbi elementet kulturore. Kjo u vë në diskutim në lidhje me ambicien e Sofjes që të bëhet Kryeqyteti evropian gjatë 2019-ës. A do të jetë ky park si një qendër tregtare, d.m.th. me drejtim komercial, apo do të jetë i hapur dhe falas? Ne flasim për një projekt të përhershëm, i cili të mbijetoj financiarisht. Propozimet më të rëndësishme janë lidhur me pjesët e parkut që nuk përdoren shumë. P.sh. hapësira mbrapa Pallatit të Kulturës, e cila mund të bëhet një fushë me gjelbërim me shumë funksione, ku të zhvillohet ngjarje të ndryshme. Ndërsa zonat e parkut që janë parashikuar për parkim, ne ofrojmë të shndërrohet si bazar i arteve. Ideja është që të mbahen njerëzit që vijnë rreth e rrotull Pallatit të Kulturës, duke i tërhequr me argëtime kulturore. Kemi propozime në lidhje me dizajnin e hapësirës para ballinës së Pallatit, të cilës i nevojitet rindërtimi. Zhvillojmë diskutime me drejtorinë e Pallatit të Kulturës në lidhje me rivlerësimi i shumë vendeve dhe ballkoneve, të cilat shumë vite nuk përdoren. Në to mund të vendosen ekspozita të ndryshme ose të bëhen lokale.”

A ardhmja do të tregojë se sa propozime do të realizohen. “Me e rëndësishmja është që të krijohet një organizatë jofitimprurëse, e cila të marrë përsipër zhvillimin e parkut dhe të përgatisë një plan për këtë. Kjo organizatë do të detyrojë bashkitë vendëse të përdorimit, të cilat janë në dijeni se çfarë po ndodh në lidhje me parkun”, sqaron Dhimitër Paskalev. Sipas tij shpeshherë administrata dhe projektuesit nuk e dinë se gjatë përpilimit të planeve duhet t’i pyesin njerëzit. Por kur kërkohen mendimet dhe pjesëmarrjen e publikut, gjërat ndodhin.

Cilat janë idetë e tjera e Shoqatës “Arkitektë për Sofjen”?

“Njëra nga idetë interesante është që të bëhet një mur izoluese të zhurmës midis bulevardit Carigradsko shose dhe Kopshtit të Borisit. Në një pjesë e madhe e parkut dëgjohet zhurma e trafikut automobilistik, thotë arkitekti Paskalev. – Duam që të mbillen 1 milionë pemë rreth Sofjes. Qëllimi është që të përmirësohet klima dhe ajri në kryeqytet.” Shoqata “Arkitektë për Sofjen” do ta bëjnë këtë duke kërkuar mjete nga programe evropiane.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD