Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirë se vini përsëri në Bansko

Qyteti malor Bansko ofron mundësi të ndryshme për sporte malore.
Foto: bansko.bg
Njëra nga bashkitë e Bullgarisë që zhvillohet me tempe të shpejta është qyteti Bansko. Vendpushimi në jugperëndim të Bullgarisë ofron turizëm në mal gjatë tërë vitit. Çdo vit në të vijnë qindra mijë turistë, të tërhequr nga baza moderne e skijimit, burimet e shumta termale dhe pamjet jashtëzakonisht të bukura.

I shtritë në rrëzë të malit Pirin, qyteti është një pikë fillimi i pistave të skijimit. Gjatësia e tyre është 75 km. Pista më e preferuar nga skitarët dhe snoubordistët është ajo 16 kilometrash, e cila natës është me drita. Përveç shumë mundësive për sport dimëror, Bansko ofron itinerare 200 kilometrash të çiklizmit në mal. Peshkim sportiv dhe për amatorë, alpinizëm me instruktorë profesionalë, sporte ekstrem, kalërim – po të doni t’ia dhuroni vetës pushime të paharrueshme, Bansko është vendi më i përshtatshëm për ju.

© Foto: BGNES


Në pjesën e vjetër të Banskos ka monumente interesante të arkitekturës së Rilindjes. Ato përbëjnë një pjesë e vogël të trashëgimisë kulturore-historike në këtë rajon. Monumentet arkitekturale numërojnë mbi 130. Në sipërfaqen e bashkisë janë gërmuar më shumë se 100 objekte arkeologjike. Disa nga zbulimet më interesante janë ekspozuar në Muzeun Historik andej, i cili u hap para pak kohësh. Në të janë vendosur sende të kohës parahistorike. Ato dëshmojnë se ky vend parajse është populluar qysh para erës së re.

“Në muzetë tanë dhe koleksionet e përhershme janë ekspozuar pasuri të vërteta të kulturës kombëtare, thotë znj. Elena Erinina, drejtore e Kompleksit muzeor Bansko. –

© Foto: Allbena Bezovska

Paraklisi “Sh. Ivan Rilski”
Banskoja është e favorizuar nga afërsia e malit. Mirëpo, jo vetëm pistat dhe fama e vendpushimit dimëror e bëjnë qytetin aq interesant si për bullgarët, ashtu edhe për të huajt. Kompleksi muzeor bashkon disa vende kulturore, ndër të cilat është muzeu-shtëpi i iluministit të Rilindjes, Neofit Rilski. I lindur në Bansko, ai është njëri nga shkencëtarët e parë enciklopedistë të historisë së re bullgare. Shumë interesante është ekspozita e përhershme etnografike në Shtëpinë e Velianovit – e vetmja e llojit të saj në Bullgarinë Jugperëndimore. Në të ruhen mbishkrime në mur dhe dru i gdhendur, të cilët dëshmojnë për mjeshtërinë e shkollës së njohur të Banskos. Para disa vitesh hapëm qendrën informativ të kulturës “Sh. Otec Paisi”. Është ndërtuar në vendin, ku ka qenë shtëpia e tij të lindjes. Otec Paisi është autor i librit “Historia sllavo-bullgare”, roli i të cilit është shumë i rëndësishëm gjatë periudhës së Rilindjes Bullgare. Në masa reale është rikrijuar qelia, ku e ka shkruar librin. Gjithashtu në masa reale është rindërtuar paraklisi “Sh. Ivan Rilski”, i cili i afron atij të Hilendarit në Aton. Në të Otec Paisi është lutur. Muret e paraklisit janë mbuluar me kopje të afreskeve origjinale.”

© Foto: Allbena Bezovska

Pema gjenealogjike e familjes së poetit Nikolla Vapcarov

Në Bansko ndodhet shtëpia-muze e poetit të madh bullgar Nikolla Vapcarov. Ekspozita në të është punë e ekipit të regjisorit Vëlio Radev, i cili sot nuk është ndër të gjallët. Në shtëpi është bërë pema gjenealogjike e familjes së poetit. Ka edhe materiale video, si dhe vepra të tij. Muzeu i Nikolla Vapcarovit është vizituar nga shumë turisë.

© Foto: BGNES

Kisha “Shën Triada”

Nuk duhet harruar që njëri nga monumentet historike është kisha “Shën Triada”. Ajo përbën një bazilikë madhështore trekatëshe dhe renditet në vendin e dytë për nga masa pas kishës “Sh. Aleksandër Nevski” në Sofje. Gjatë viteve të fundit u popullarizua turizmi i festivaleve. Prej 14 vjetëve në vend organizohet njëra nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Ballkan – Festivali ndërkombëtar i muzikës xhaz. Banskoja është mikpritëse e një festivali të tetarit dhe operës, po ashtu në të zhvillohen shumë ngjarje folklorike. Njeriu vështirësohet se çfarë të përzgjedhë nga shumëllojshmëria e argëtimeve sportive dhe kulturore në Bansko. Mundësitë janë disa – të shijojë procedurat spa, të cilat ofrohen nga hotelet ose të përfshihet në ndonjë grup, nisur në mal, duke kënduar këngë popullore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD