Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakësohet numri i ushtarakëve bullgarë në Afganistan

Foto: EPA/BGNES
Në konferencën ndërkombëtare të çështjeve të Afganistanit, e cila u mbajt në Bon të Gjermanisë, Ministri Bullgari i Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov deklaroi që Bullgaria do të pakësojë pjesëmarrjen e saj ushtarake në Afganistan gjatë vitit 2013. Nga 2014-ja andej do të mbeten vetëm ekspertë që bëjnë trajnime. Deklarimi nuk erdhi befas dhe nuk do të thotë se Bullgaria heq dorë nga mbështetja në lidhje me prezencën ndërkombëtare në Afganistan.

Për pakësimin e ushtarakëve ndërkombëtarë në Afganistan flitet që nga viti i kaluar, kur në konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare në Kabul u diskutua çështja e kalimit të sigurisë së shtetit në duart e autoriteteve afgane. Liderët botërorë bindën Afganistanin se mbështetja e deritanishme ushtarake do të shndërrohet në programe për rimëkëmbjen dhe zhvillimin në nivel kombëtar dhe rajonal. Në këtë konferencë Ministri Mlladenov deklaroi që Bullgaria e ka angazhimin në Forcat ndërkombëtare për mbështetje në Afganistan (ISAF), që rrit pjesëmarrjen e saj në lidhje me trajnimin e ushtrisë afgane dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Misionit të policisë evropiane EUPOL.

Fjalimet e ministrit bullgar në Bon erdhën pasi në Sofje, një javë para mbajtjes së konferencës, qeveria miratoi strategjinë e largimit të kontingjentit ushtarak bullgar nga Afganistani. Sipas objektivave të saj, deri në vitin 2014 Bullgaria do të pakësojë ushtarakët nga 620 në 150 veta. Gjatë vitit 2012 do të largohet vetëm ekipi mjekësor në Herat, ndërsa në fillim të vitit 2013 do të rikthehet në Bullgari kompania e sigurisë në Kabul. Më në fund gjatë 2014-ës do të largohet ekipi i rojës në aeroportin e Kandaharit që konsiderohet pjesëmarrja më e kërcënuar e ushtarakëve bullgarë në Afganistan. Kështu ushtarakë bullgarë do të veprojnë vetëm në trajnimin e forcës së sigurisë së Afganistanit dhe numri i tyre nuk do të ndryshohet.

Duhet të vihet në dukje që në vendimin e pakësimit të kontingjentit ushtarak bullgar qëndrojnë arsye jo vetëm politike në përputhje me politikën e NATO-s, por edhe ekonomike që pësojnë nga kriza ekonomike. Për këtë flet fakti që pakësimi i ushtarakëve bullgarë në ISAF përputhet me synimet e Ministrisë së Mbrojtjes në Sofje që të ulë numrin e forcës ushtarake të Bullgarisë. Deri në fund të vitit 2014 ushtria duhet të pakësohet me 7 mijë veta, nga të cilët 5 700 ushtarë dhe 1 300 civilë.

Si do të konsiderohet pjesëmarrja ushtarake e Bullgarisë në rimëkëmbjen pasluftarake të Afganistanit?

Siç duket pjesëmarrja e Misionit të policisë evropiane EUPOL jo vetëm do të jetë me të njëjtin numër si aktualisht, por edhe ai do të rritet. Në Bon Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov ishte pro vazhdimit të misionit. Duke pasur nevojë nga përkrahja gjatë ndërtimit të institucioneve afgane, Bullgaria synon të ndihmojë procesin të paktën me trajnimin e diplomatëve të Afganistanit. Do të vazhdojë pjesëmarrja bullgare në Afganistan, gjithashtu edhe trajnimi i oficerëve dhe nëpunësve policorë në akademitë dhe shkollat e Bullgarisë. Bashkëpunim mund të ketë drejtpërsëdrejti, nëpërmjet pjesëmarrjes në nismat rajonale të BE-së dhe NATO-s. Nëse prezenca e deritanishme e Bullgarisë në Afganistan ishte angazhimi më i serioz në lidhje me misionin ndërkombëtar ushtarak, jo pak e rëndësishme mund të dalë edhe detyra e rimëkëmbjes pasluftarake.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD