Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Etnoset” – paralel midis modës dhe botës së fshehtë të tre komuniteteve

Foto: revista "EVA"
Nga data 8 deri më 22 dhjetor vizituesit e art qendrës së kryeqytetit Photosyntesis mund të shikojnë një fotoekspozitë jo standarde. Traditat dhe jeta e 3 etnoseve pak të njohur tek ne gjallërojnë përmes prizmës së modës moderne në mbi 20 fotografive. Eksponatet shiten në përkrahje të fondacionit “Për fëmijët tanë”, kurse shuma nga shitjet do të ndihmojë për krijimin e Shtëpisë për fëmijë të vegjël me të meta të rënda në Sofje. Projekti Fotografik “Etnose” është i revistës “EVA”.

Veshja kthehet në një pikë ndërprerës midis dy botëve të ndryshme – ajo e globalizimit dhe të metropoleve, të cilët pulsojnë me ritmin e ditëve tona të përshpejtuara dhe një botë tjetër, më e qetë dhe e fshehtë. Ajo sikurse ka mbetur në një vend, ku jetojnë njerëz arkaikë në pamje të parë, shumë më të ndryshëm nga ne, të cilët janë një pjesë nga bashkësitë e mbyllura, të paprekura nga modernizmi. Në kërkim të paralelit midis tendencave të modës moderne dhe stilet e vjetra, në vazhdim të një ekipi prej 3 muajve të revistës fotografon qindra kuadro nga jeta e karakaçanëve, të bullgaro-muhamedanëve dhe të të ashtuquajturve staroverci nga fshati Kazashko. “Për këtë qëllim stilistët tanë zgjodhën rrobe të modisteve të njohur dhe duke u munduar në vend, i plotësonin këto veshje, të paraqitura nga një modisti ynë me elemente nga veshjet popullore të etnoseve në fjalë”, tregon Adriana Popova, redaktore në revistën “EVA”. – Në folklorin e veshjeve popullore, ajo të bën pjesë nga e tëra, ajo më tepër e fsheh individualitetin, të bën njësh me të tjerët, derisa në modë është me një rëndësi të madhe të dallohesh, të jesh i jashtëzakonshëm! Jo rastësisht dizajnët kërkojnë frymëzim pikërisht në veshjet tradicionale – sepse aty ka një shije pa gabim, një bukuri të jashtëzakonshme, të përmbledhur në kalimin e shekujve. Ky është një grumbullim të shijes së mirë të një etnosi të tërë. Dhe prandaj bëhet i lehtë kalimi i veshjeve etnike dhe të modës.”

Projekti starton me filmimin e tubimit të karakaçanëve rreth qytetit Sliven, ku sipas traditës përfaqësues të kësaj bashkësie etnike greko-folëse mblidhen që të tregojnë traditat e veta dhe veshjet autentike. Fotografët dhe stilistët kanë mundur të krijojnë shumë mirë dialogun midis veshjeve arkaike karakaçane, tek të cilët dominon ngjyra e zezë, dhe vija aktuale e modës, e cila po kështu mbështetet tek e zeza. Nga fotoset ne fitojmë një përfytyrim dhe për një bashkësi shume pak të njohur te ne – ajo e të ashtuquajturve staroverci. Këta janë të shpërngulur nga Rusia, të dëbuar nga vendi i vet në bazë të shkaqeve fetare nga Pjetri i Madh gjatë shekullit të XVIII. Një pjesë prej tyre vendosen në fshatin e Varnës – Kazashko, ku jetojnë në një pjesë të vogël bashkësie, duke ruajtur tabutë e veta, ritet fetare dhe mënyrën e jetesës. Interesante janë veshjet e tyre me qylaf karakteristik të gjatë prej një lëkure të papërpunuar, me rubashkat, me çizme të thella, me shamitë e kokës lara-lara. Një vëmendje të veçantë në ekspozitën “Etnose” i është kushtuar dhe bullgaro-muhamedanëve nga fshati Rodopës – Ribnovo, të njohur me traditën e vet shumëngjyrëshe dasmore, ku fytyra e nuses është e ngjitur krejtësisht me gurrëza shumëngjyrëshe, kështu që formohet një maskë e çuditshme.

“Banuesit e Ribnovos rikryen një pjesë nga kjo traditë, që të mund ekipi të bëj fotografi, tregon Adriana Popova. Për ne ishte me rëndësi, që këta njerëz na lejuan t’i afrohemi, me qenë se ata jo gjithmonë lejojnë praninë e njerëzve nga jashtë. Por ata u hapën përpara ekipit tonë, kurse disa bile hynë në rolin e modeleve. Këto bashkësi janë krejtësisht të përzemërt. Ata shumë lehtë kalojnë nga ditët e sotme drejt traditës së vet, drejt asaj e cila te ne në qytetet është humbur. Kurse te ta është ruajtur si ngjyrë, rrobe, tradita. Në fakt mesazhi i projektit tonë është pikërisht ky – të kërkojmë të ndryshmen. Sepse në kohën moderne kur çdo gjë unifikohet shumë, e ndryshmja është ajo e cila na bën të pasur.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD