Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plamen Petrakiev për mjeshtërinë e punimit të veglave muzikore popullore

Sipas Plamen Petrakievit, që të bëhet mjeshtër i mirë i instrumenteve muzikore popullore, njeriu duhet jo vetëm të dijë të punojë me dru, por edhe të jetë muzikant.
Foto: bgfolk.net
Po të mendoni për vegla muzikore si pianoja, violina, kitara, nuk është e vështirë të përshkruani si duken. Mirëpo po të përpiqeni të përshkruani vegla si tamburaja, cafara, dvojanka, me siguri do të vështirësoheni, nëse nuk jeni një muzikant profesional. Këto janë vetëm disa nga veglat, nëpërmjet të cilave është ruajtur gjatë shekujve tradita muzikore e folklorit bullgar. Sot për shembull mund të dëgjohen tingujt e kavallit, të gërshetuar në interpretimin bashkëkohor të xhazit. Për muzikantët e mirë nuk është e vështirë të kërkojnë harmoninë midis traditës dhe modernitetit. Por për çdo muzikant është e rëndësishme të gjejë instrumentin më të mirë, të zbulojë “Stradivariusin” e vet. Kjo vlen si për violinistët dh pianistët, ashtu edhe për ata që merren me muzikë folklorike.

Një nga mjeshtërit që punojnë vegla popullore autentike në Bullgari është Plamen Petrakiev. Ai lindi në qytetin Pleven, por sot është një nga pak mjeshtërit e këtij zanati në Plovdiv. Si fëmijë ishte anëtar i ansamblit muzikor folklorik për fëmijë në qytetin e tij të lindjes. I binte daulles. Dhe kështu deri në momentin, kur në fshatin Shiroka lëka të malit Rodope u hap shkolla muzikore për këngë dhe instrumente popullore. Plamen është një nga nxënësit e parë në të. Nga kjo shkollë dolën shumë prej interpretuesve më të mirë të muzikës popullore bullgare. Mjeshtri i veglave muzikore kujton vitet e fëmijërisë së tij: “U bëra nxënës në shkollën në Shiroka lëka. Atje, përveç daulles, i bija dhe tamburasë. Pasi mbarova arsimin e mesëm, më pranuan student në Akademinë Muzikore në Plovdiv, prapë me tambura. Më vonë fillova punë si pedagog në shkollën e Shiroka lëkës, pastaj u ktheva në Plovdiv. Qëkur isha fëmijë, babai im punonte tambura. Unë e vështrova dhe kjo më sillte kënaqësi të madhe. Instrumentet e para që bëra vetë ishin tambura. I bëja për vetveten. Më vonë fillova të merresha profesionalisht me punimin e instrumenteve. Përveç tamburasë, bëja dhe një instrument grek – buzuki. Pastaj dhe instrumente të tjera – kavall, dvojanka, pipë. E mësova vetë zanatin. Ndonjëherë takohem me mjeshtër të tjerë, të shohë si punojnë dhe ata. Më pëlqen kur e bëjë instrumentin, ta dëgjoj si tingëllon. Ja kjo është kënaqësia më e madhe për mua.”

Sipas Plamen Petrakievit, që të bëhet mjeshtër i mirë i instrumenteve muzikore popullore, njeriu duhet jo vetëm të dijë të punojë me dru, por edhe të jetë muzikant. Ai kthehet në historinë e familjes së tij, në të cilën dashuria ndaj muzikës popullore ka rrënjë të thella.

“Para shumë vitesh gjyshi im i binte cafarës. Ai ishte ndër muzikantët më të mirë në fshatin tim. E ftonin në dasma, në mbledhje. Cafara është një kavall bariu, vetëm është më e shkurtër – shpjegon Plamen. – Deri më sot më kanë porositur çfarëdo lloj instrumentesh muzikore. Ndonjëherë janë tradicionale, ndonjëherë vegla më të rralla. Por çdo muzikant ka kërkesat e tij. Natyrisht, kërkojnë që instrumenti të jetë i mirë, të ketë tingull të bukur. Shumë bullgarë që banojnë jashtë shtetit gjithashtu porositin instrumente popullore. Më kërkojnë nga Franca, nga Spanja. Më kanë propozuar të shkojë jashtë shtetit, por nuk kamë kohë dhe punoj vetëm në Bullgari.”

Plamen Petrakiev është anëtar i Bashkimit të mjeshtërve të zanateve artistike në Plovdiv. E ftojnë në ekspozita të ndryshme në tërë vendin. Para disa vitesh ai vendosi të bëjë të gjitha instrumentet muzikore popullore me përmasa të zvogëluara. Kështu lindën kavalle, gajde, tambura miniature. Në fillim ideja ishte t’i bëjë si suvenire. Por më vonë filloi t’i punonte ashtu që të nxjerrin tinguj. Aktualisht tërë familja e tij merr pjesë në një proces të përbashkët krijues, të lidhur me zanatet popullore. Bashkëshortja e tij merret me endje. Ajo end dhe sende të ndryshme prej lëkure, përfshi dhe këllëfë për instrumente muzikore. Vajza dhe djali i mjeshtrit punojnë suvenire. Sipas Plamen Petrakievit edhe sot ka të rinj, të cilët dëshirojnë të punojnë instrumente muzikore popullore. Por që të bëhen mjeshtër të mirë, kërkohet shumë kohë, durim dhe dashuri ndaj zanatit dhe ndaj muzikës.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD