Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nata e Buzmit

Foto: arkiv
Nëse gjatë Natës së Buzmit bie dëborë, bletët do të shumohen. Nëse moti do të jetë i mjegullt, brenda vitit do të ketë shumë ditë të vrenjtura. Natën e Buzmit ëndërrta parathonë të ardhmen, ndërsa urimet realizohen. Të shumta janë besimet popullore, të cilët shoqërojnë festat e respektuara dhe të dashura të Krishtlindjeve. Të mbetur dhe të ruajtur gjatë shekujve, ata formojnë atmosferën e papërsëritshme tipike bullgare të festës.

Nata e Buzmit, Kolendra e Vogël, Bozhiç – me të gjithë këta emra bullgarët e quajnë datën 24 dhjetor – ditën para Lindjes së Krishtit. Data u caktua nga kisha që në shekullin VI. Deri atëherë në atë periudhë të vitit shënoheshin festa të ndryshme pagane. Mirëpo, karakteristike për të gjitha këto kremte ishte, që në thelbin e tyre ishte përgatitja për pritjen e fillimit të ri, të ringjalljes dhe aktivizimit të forcave shpirtërore të njeriut. Që në kohën më të moçme në atë kohë bullgarët festuan lindjen e Zotit të Ri, Diellit të Ri, Bozhiç. Koha e solsticit dimëror të diellit në traditën popullore konsiderohet një moment special. Prandaj në kalendarin vjetor ai zë një vend të rëndësishëm. Që nga Nata e Buzmit fillojnë të ashtuquajturat ditë të ndyra, brenda të cilëve besohet se energjitë natyrore rinohen. Populli pranon, se gjatë Natës së Buzmit qielli hapet, pra thënë me fjalë të tjera hiqen kufijtë midis botës tokësore dhe asaj qiellore. Dhe mbarë simbolika e riteve, që kryhen gjatë ditës, vjen të përgatitë ndërgjegjen e njerëzve për këtë kalim te e reja.

© Foto: arkiv


Një nga punimet e para, me të cilat fillon përgatitja e Natës së Kërshëndellave është caktimi i buzmit – një kërcu, që vihet në zjarr Natën e Buzmit. Me buzmin bëhen paragjykime të rëndësishme për vitin që vjen. Buzmi përbën një copë kërcuri i trashë, i cili duhet të jetë aq i madh, që të mjaftojë për djegien e zjarrit gjatë tërë natës. Besohet, se kjo paracakton një vit të mbarë dhe të bereqetshëm. Për buzmin zgjidhet ndonjë pemë frutore dhe prerja e tij ishte detyrë e kryefamiljarit. Që herët në mëngjes burri i familjes me petka festive prenë buzmin. Prerja bëhet në mënyrë speciale, sepse në njërën anë bëhet një vrimë jo aq e madhe, ku vihet temjan, gjalpë, verë. Me të hyrë brenda në shtëpi me buzmin kryefamiljari pyet: “A e lavdëroni Zotin e Ri?” dhe të gjithë iu përgjigjen: “Posi e lavdërojmë Zotin e Ri! Mirë së ke na ardhur!”

© Foto: BGNES


Trapeza e Natës së Buzmit karakterizohet me disa gjella të zakonshme. Dikur e shtruan në dyshemenë mbi kashtë. Edhe më sot bullgarët vënë nga pak kashtë nën tryezën. Nata e Buzmit është dita e fundit e kreshmëve të krishtlindjeve, prandaj të gjitha gjellët janë pa mish. Zakonisht ato duhet të jenë tek – shtatë, nëntë, njëmbëdhjetë e kështu me radhë... Krahas ushqimit të gatuar në trapezën e Natës së Buzmit vihen edhe fruta, perime, arra, mjaltë, hudhër, grurë. Përgatitja e ushqimit fillon që me dritën e parë të mëngjesit. Vend kryesor në trapezën rituale ka buka. Gratë brumosin tri lloje bukash. Dhe kjo nuk është e rastit, buka konsiderohet kurbani i pagjak për Zotin e Porsalindur. Një nga tri bukët e përgatitura kushtohet punës ekonomike – bujqësisë, blegtorisë, të gjitha punimeve bujqësore. Me më shumë zell brumosen kulaçet e krishtlindjeve. Këtë bukë zakonisht e bëjnë gocat e reja të pamartuara si një dhuratë dashurie. Natën e Buzmit, kolendarët shkojnë shtëpi më shtëpi, që t’u urojnë familjeve, jetë të gjatë, bereqet dhe shumicë nga të gjitha. Zakonisht kolendarët ishin djem të rinj dhe çdo vashë i dhuronte të preferuarit një kulaç të tillë. Ndërsa ata uruan shëndet, bereqet, qetësi dhe pajtim.

© Foto: arkiv


Edhe më sot buka zë vend qëndror dhe të rëndësishëm në trapezën e Natës së Buzmit. Sipas traditës në të vihet një para për kësmet. Pasi mbarë familja mblidhet rreth trapezës, ushqimi temjaniset nga më i moshuari dhe ai thyen bukën. Copa e parë e bukës është për Hyjlindësen. Nëse paraja është në këtë copë, atëherë viti do të jetë i mbarë për të gjithë anëtarët e familjes. Sa më e bollshme do të jetë trapeza e Natës së Buzmit, aq më e mirë do të jetë Viti i Ri. Dhe gjatë ushqimit asnjeri nuk duhet të ngrihet nga tryeza, që të mos ik kësmeti nga shtëpia.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD