Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumet folklorike të vitit 2011

Foto: BGNES
Në fillim të vitit 2011 Shtëpia muzikore “Gega Nju” përhapi në tregun muzikor albumin “Mos shpejto, o Gjumë!”, në të cilin janë grumbulluar vepra të Stefan Kënevit për grupe dhe solistë popullorë. Stefan Kënev ka krijuar mbi 5000 vepra autori, të bazuara mbi folklorin tonë. Meloditë dhe ritmet, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e tij janë nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. “Mos shpejto, o Gjumë!” – kështu titullohet dhe përmbledhja e Stefan Kënevit me vepra për kor dhe orkestër folklorike. Përpiluesit janë Katja dhe Tasho Barullovi – pedagogë në Shkollën kombëtare për arte folklorike në qytetin Kotell. Në një koncert, i cili u mbajt në fillim të vitit, u paraqitën edhe albumi, edhe përmbledhja. Në të morën pjesë “Misteri i Zërave bullgarë”, solistët Kalinka Zgurova, Janka Rupkina, Kalinka Vëllçeva, Daniell Spasov dhe shumë interpretues të tjerë të njohur. Disku dhe përmbledhja i janë kushtuar përvjetorit të 80 të Stefan Kënevit.

“Po hidhet një valle afër manastirit” – kështu titullohet albumi i parë i duetit Ljubka Rondova dhe Ilia Llukov. Dy këngëtarët e njohur popullorë paraqitën këngët e tij në kryeqytetin tonë detar Varna gjatë Festave të Pashkëve. Atje u zhvillua dhe aktiviteti tradicional “Vallja më e gjatë”. Fillimi i kësaj iniciative u vu në vitin 2005. Që nga atëherë vargje të gjata valltarësh gjallërojnë sheshet e mëdha në qytete të ndryshme bullgare dhe të huaja.

Gjatë vitit 2011 shënuam 90 vjet nga lindja e Kosta Kolevit. Ndër aktivitetet, të cilat na rikujtuan për rëndësinë e veprës së tij, ishte dhe koncerti i Orkestrës për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin u paraqitën vepra të kompozitorit. Më shumë hollësi për veprimtarinë e tij na tregoi e shoqja: “Ai vuri fillimin e muzikës orkestrale në fushën e folklorit. Kosta Kolevi është i pari, i cili krijoi partiturë për orkestër popullore. Ai ka qenë mësues i të gjithëve në këtë gjini. Tri dekada Kosta ishte dirigjent i Orkestrës për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, kurse pas kësaj vazhdoi të punojë për të akoma 25 vjet. Ai më ka thënë se më e rëndësishmja është që të ruhet stili folklorik.” Në koncertin, me të cilin media jonë shënoi përvjetorin e Kosta Kolevit, u përfshinë disa prej veprave të tij më të njohura për solistë dhe orkestër.

Gjatë vitit 2011 doli në treg libri autobiografik i këngëtares popullore Verka Siderova, kurse albumi i saj me këngë solo u përhap me një tirazh të ri: “Mora të gjitha çmimet, që mund të merren në Bullgari – na tregon këngëtarja e dashur. – Ndihem e pasur, por jo kaq për çmimet, sa për dashurinë e madhe të publikut. Desha t’ua urojë të gjithëve shëndetin dhe jetëgjatësinë time. Gjatë prillit do të mbushë 86 vjeç. U uroj dëgjuesve të Radio Bullgarisë festa të bukura dhe fëmijë të buzëqeshur.”

Po të doni të dëgjoni interpretime të këngëtarëve të lartpërmendur, klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD