Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2012-a fillon me ndryshime në sistemin e pensionimit

Foto: BGNES
Që nga fillimi i vitit 2012 bullgarët do të dalin në pension mbi bazën e rregullave të reja. Në fund të vitit të kaluar Parlamenti Bullgar pranoi ndryshime në modelin e pensionimit. Ato parashikojnë dhe rritjen e moshës për dalje në një pushim të merituar. Kështu mendojnë drejtuesit, afrohemi deri te modeli i shteteve të tjera evropiane, ku njerëzit mbeten në tregun e punës më gjatë. Me ndryshimet mendohet të arrihet qëllimi i uljes së deficitit në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve (rreth 1 miliardë euro), i cili zakonisht plotësohet nga buxheti i shtetit.

Shkaqet, kuptohet janë shumë. Mes tyre janë kriza demografike dhe numri i rritur i njerëzve në moshë pensioni. Numërimi i fundit gjatë vitit 2011 ripohoi tendencën, se kombi ynë po vazhdon të plaket. Po pakësohet dhe pjesa e njerëzve nën moshën 15 vjeç dhe po shtohet numri i bullgarëve në moshën 65 e më shumë vjet. Në Bullgari, sipas të dhënave të statistikës, 18,5% nga popullsia është në moshë mbi 65 vjeç. Kjo ve probleme përpara tregut të punës. Ky është dhe shkaku për mungesën e mjeteve në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Sipas statistikës personat ekonomikisht aktivë në Bullgari midis 15 dhe 64 vjeç gjatë marsit të vitit 2011 janë mbi 3 milionë 282 mijë veta. Kurse pensionistët bullgarë janë rreth 2 milionë 200 mijë. 100 person punues tek ne mbajnë 81 pensionist. Kjo i ndërlikon problemet në sistemin e pensionimit.

Sipas ministrit social Totju Mlladenov ndryshimet e pranuara dhe rritja e moshës së pensionimit do të garantojë një qëndrueshmëri afatgjatë financiare të sistemit. Ato janë premisë për shkrihej pak nga pak të deficitit të institutit sigurues. Në këtë mënyrë do të mbrohen si pensionistët e deritanishëm ashtu dhe pensionistët e ardhshëm. Dhe ajo e cila është më e rëndësishme, sipas Mlladenovit, është mesazhi i këtyre ndryshimeve. Njerëzit duhet të dinë se, pensioni i ardhshëm varet nga kontributi i tyre sigurues në sistem.

Në çfarë kushtesh pensionohen bullgarët nga ky vit?

Mosha për pensionim shtohet dalëngadalë me nga 4 muaj për vit për të gjitha kategoritë e punës. Dhe kështu – deri në arritjen e moshës 63 vjeç për gratë dhe 65 për burrat gjatë vitit 2020, te kategoria e tretë , kategoria më masive e punës. Që nga viti 2012 rritet po kështu me 4 muaj për vit dhe stazhi i sigurimit deri në arritjen e 37 vjet për gratë dhe 40 për burrat. Me 2 vjet – nga 25 në 27 rritet stazhi i domosdoshëm sigurues për një pensionim të shpejt për ushtarakët, të cilët punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Agjencinë Shtetërore për sigurinë kombëtare. Që nga ky vit njerëzit të cilët mbeten në punë pas arritjes së moshës së pensionit, do të marrin 4% bonos për vit mbi pensionet e veta. Bullgarëve, të cilëve nuk iu arrin stazhi i punës, do të kenë të drejtë të dalin në pension gjatë mbushjes së moshës 67 vjeç, me një stazh sigurimi jo më pak se 15 vjet. Sipas ministrit të financave Simeon Djankov, pensionimi më i vonë dhe mundësia që njerëzit të punojnë më gjatë jep mundësi për një shtim të qëndrueshëm të pensioneve në Bullgari. Kurse ato, dihet se, janë më të ulët në krahasim me këto në shtetet e tjera nga Bashkimi Evropian. Por prandaj modeli i pensionimit i Bullgarisë, reforma e të cilit filloi gjatë vitit 2000, vetëm për 11 vjet kishte kaq shumë ndryshime, sa bëjnë shtete të tjera në vazhdim të një periudhe shumë më të gjatë. Në fakt, plakja e qytetarëve në Evropë imponon ndryshime të shpejta në sistemet e pensionimit në pothuajse të gjitha vendet evropiane, që shkakton emocione sociale.

Për krahasim, cila është mosha e pensionimit në shtetet e tjera evropiane?

Në Mbretërinë e Bashkuar ajo është 65 vjeç për burrat dhe 60 për gratë, duke u parashikuar një shtim i ngadaltë deri në vitin 2020, deri në arritjen e moshës 66 vjeç. Spanjollët, për shembull, dalin në pension në moshën 65 vjeç, por ndryshimet e miratuara parashikojnë midis vitit 2013 dhe 2027 mosha të fillojë të rritet deri në arritjen e 67 vjeçëve dhe një stazh i mbushur sigurues prej 38 vjeçëve.

Në Bullgari ndryshimet ndërmerren në mënyrë të njëanshme. Sipas sindikatave shtimi i moshës së pensionimit nuk është zgjidhje e problemit me deficitin në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimit. Sipas Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari, paketa e ndryshimeve të propozuara prej tyre akoma gjatë vitit 2010 prej masave për stabilizimin e sistemit të pensionimit në vend do të çojë deri te të ardhura më të shumta në sistem, sesa shtyrja e pensionimit për shumë njerëz përmes shtimit të moshës së pensionit. Një nga këto masa është kriminalizimi i mosderdhjes së kuotave siguruese.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD