Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makete kishash, sinagogash, xhamish dhe shtëpish në një ekspozitë të tolerancës

Modeli i Sinagogës së Sofjes dhe Kishës Borgund të Norvegjisë
Foto: Veneta Nikollova
Nga 10 deri në fund të janarit Muzeu Arkeologjik në Sofje do të jetë mikpritës i një ekspozite origjinale, e cila do të provokojë vizituesit për të menduar mbi çështjen e tolerancës midis feve dhe etnoseve të ndryshme. 40 modelet e ekspozuara arkitekturore të kishave, sinagogave, xhamive, si dhe të shtëpive të Rilindjes përbëjnë vepra të bukura të artit. “Ne nuk jemi as Pikaso, as Dali, por jemi thjeshtë njerëz, të cilët duan të shprehin një emocion dhe ta ndajnë me publikun” – deklaroi ambasadori i Italisë te ne Stefano Benaco, i cili është një prej autorëve të ekspozitës, bashkë me akoma tre krijues bullgarë – Pllamen Ignatov, Vihren Mihajllov dhe Todor Naçev.

© Foto: BGNES

Modeli i Tombul xhamisë në Shumen

Sofjanasit dhe vizituesit e kryeqytetit mund t’i shijojnë kopjet e përsosura të Arkës së Konstantinit afër Kolizeumit, të Teatrit Antik në qytetin e Plovdivit, të katedrales “Shën e Diela” në Sofje, të Sinagogës së Sofjes, të Tombul xhamisë në Shumen, të katedrales “Notr Dam” në Paris, të modeleve të shtëpive të vjetra të Rilindjes në qytetet e Rilindjes Mellnik dhe Korpivshtica etj.

© Foto: Veneta Nikollova

Maketi i Katedrales “Shën Vasilij” në Moskë

Maketet janë bërë prej druri, qeramike, kartoni dhe fijesh shkrepëse. Më shumë janë modelet e tempujve ortodoksë bullgarë, si dhe të ikonave. Ndër eksponatet e radhitura në sallat e Muzeut Arkeologjik, bën përshtypje modeli i Pllamen Ignatovit. Ai ka arritur të rikrijojë me detajet më të vogla maketin e Manastirit të Rillës, i cili është shpallur monument i UNESKO-s. Që të arrijë këtë përsosmëri, autori ka punuar 16 vjet dhe ka përdorur 6 milionë fije shkrepëse. “Kjo është një ekspozitë e tolerancës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për tolerancë etnike, fetare, ose gjuhësore” – tha ambasadori Benaco, i cili është organizator i aktivitetit. Sipas tij toleranca në Bullgari nuk është vetëm një ide teorike, por është reale dhe e sinqertë dhe ka një traditë të lashtë. “Në fakt ky është kuptimi i ekspozitës – t’i bëjmë njerëzit për të menduar mbi çështjen e tolerancës” – deklaroi Shkëlqesia e tij Stefano Benaco në intervistën për Radio Bullgarinë, në të cilën ai foli jo si ambasador, por si krijues:

© Foto: Veneta Nikollova

Shkëlqesia e tij Stefano Benaco paraqiti maketin e Katedrales së Shën Pjetrit në Romë.

“Kjo ekspozitë lindi në një mënyrë shumë të natyrshme. Ideja qe që të takohemi dhe të ekspozojmë veprat tona, të cilat në fillim ishin modele të tempujve të krishterë. Pastaj vendosëm të shtojmë këtu dhe sinagogat, xhamitë dhe shtëpitë, sepse në shtëpitë gjithashtu ka shpirt dhe emocione. Në çdo shtëpi, pavarësisht nga feja e banorëve, gjithmonë janë të pranishme simbolet fetare. Djathtas derës në shtëpinë ortodokse për shembull gjithmonë gjendet ikonostasi, në shtëpitë katolike do të shihni kryqëzimin e Krishtit, në shtëpitë myslimane shumë shpesh ka mbishkrime të shenjta, tek hebrenjtë në derë është vendosur një shenjë, e cila tregon se kjo është shtëpi hebrenjsh. Është shumë i rëndësishëm emocioni ynë në tërë punën tonë. Ne duam që ky emocion të ndihet nga të gjithë vizituesit e ekspozitës.”

© Foto: BGNES

Maketi i Kishës “Shën Petka” në Sofje

Shkëlqesia juaj, çfarë ju provokoi për të organizuar një ekspozitë të tillë, në të cilën merrni pjesë edhe vetë ju, me modelet tuaja të tempujve?

“Pasi e kam organizuar këtë ekspozitë, e cila shpreh qëndrimin tim pozitiv ndaj këtij vendi, kjo do të thotë se ka gjëra këtu, që më kanë bërë një përshtypje të madhe. Përveç kësaj ju dispononi një potencial të madh kulturor. Keni kuriozitete të jashtëzakonshme. Nga qyteti danubian Vidin në Bullgarinë Perëndimore e gjer te Deti i Zi – kudo ka monumente historiko-kulturore nga të gjitha epokat, që janë shumë interesante. Megjithëse një pjesë prej tyre nuk janë restauruar, ato mund të vizitohen nga turistët. Kështu është dhe në Itali. Ne nuk jemi shtete me resurse të pasura natyrore, por disponojmë një trashëgimi të pasur historiko-kulturore dhe duhet të përfitojmë maksimalisht nga tërë kjo pasuri, që të tërheqim investime dhe të përmirësojmë gjendjen e këtyre monumenteve” – tha në përfundim Shkëlqesia e tij Stefano Benaco.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD