Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndaloi peshkimin e llojeve të blirit në lumin Danub

Foto: evropea.com
Më 20 janar 2012 Bullgaria më në fund imponoi një ndalim 4 vjeçar të peshkimit të llojeve të blirit në rrjedhën e poshtme të lumit Danub. Në këtë mënyrë ajo bashkohet me ndalimin 10 vjeçar të peshkimit të imponuar nga Rumania që gjatë prillit të vitit 2006 në anën tjetër të lumit.

Siç mund të supozoni, ky ndalim i deritanishëm nga ana e Rumanisë në pjesën e përbashkët të lumit të madh nuk ishte shumë efektiv. Në vitin 2008 Bullgaria ndaloi peshkimin e llojeve të blirit në Detin e Zi dhe që në vitin 2011 imponoi një ndalim njëvjeçar të peshkimit të tyre në Danub. “Më në fund Bullgaria mori një vendim afatgjatë sa i përket këtij problemi” – komentoi para Radio Bullgarisë Stojan Mihov nga dega bullgare e Fondit botëror për natyrën e egër (WWF).

Pse është i domosdoshëm ky ndalim?

Sepse këta peshq të mëdhenj dhe të rrallë, të cilët ndoshta kanë ekzistuar që para dinozaurëve, janë duke u zhdukur. Gjatë shekullit të kaluar ata asgjësoheshin nga njeriu për shkak të havjarit të tyre të vlershëm. Një kilogram prej havjarit të këtyre peshqve arrinte disa mijë euro. Kështu në fund të shekullit numri i tyre u ul në mënyrë drastike. Kjo e detyroi Konventën për tregti ndërkombëtare të llojeve të kërcënuara nga fauna dhe flora e egër (CITES) të shpallë kuota për tregtinë me havjarin e zi ndër vendet e regjionit të Danubit, kurse në vitin 2007 ajo ndaloi përfundimisht tregtinë me këtë delikates.

Le të rikujtojmë se pas Detit Kaspik, Deti i Zi është pellgu i dytë për nga rëndësia, ku është përqendruar popullata kryesore e blirëve, kurse Danubi është një prej degëve më të mëdha të Detit të Zi, ku që prej shekujsh këta peshq shkojnë për të hedhur havjarin e vet. Deri në shekullin XIX blirët kanë migruar pa problem nga Deti i Zi përmes Danubit deri në Gjermani. Mirëpo më vonë digat dhe pajisjet në lum, si hidronyja “Dera e hekurt” midis Serbisë dhe Rumanisë, ndërprenë rrugët e migracionit të blirëve dhe në fakt e ndërprenë rrugën e tyre deri në vendet e dikurshme të riprodhimit.

Stojan Mihov

© Foto: WWF

Danubi është lumi i vetëm në territorin e BE-së, ku ende llojet e blirit mund të riprodhohen dhe të mbijetojnë
– nënvizoi Stojan Mihov nga WWF. – Lumenjtë e tjerë të mëdhenj janë në një gjendje më të keqe për shkak të ujërave të tyre të ndotura ose për shkak të pajisjeve hidroteknike, të cilat nuk lejojnë lëvizjen e lirë të peshqve. Tani për tani vetëm në pjesën bullgaro-rumune të Danubit afër “Derës së Hekurt” blirët mund të lundrojnë dhe të hedhin havjarin e vet.

Rrjedha e poshtme e Danubit me të vërtetë është një prej strehimeve të fundit të blirëve, të cilët kanë mbijetuar 200 milionë vjet. Dikur në Danub kanë jetuar gjashtë lloje bliri. Tani për tani në lumin Danub ka katër lloje bliri, ku vijnë nga Deti i Zi – thotë eksperti. – Më i madh është interesi ndaj blirit turishkurtër. Ky është bliri më i madh dhe përkatësisht hedh më shumë havjar, i cili shitet shumë shtrenjtë në tregjet në BE dhe SHBA. Mirëpo gjendja e popullatave të këtyre katër llojeve të blirit është më se kritike. Një prej veçorive të këtij lloji biologjik është se pjekuria seksuale ndodh shumë vonë – nga viti i nëntë deri në vitin e pesëmbëdhjetë të jetës së peshqve. Për këtë shkak rimëkëmbja e popullatës së tyre është shumë e ngadaltë.

Sipas ekologëve nga WWF ndalimi i imponuar i peshkimit të llojeve të blirit në rrjedhën e poshtme të lumit Danub deri në vitin 2016 është një hap i domosdoshëm, por i vonuar dhe i pamjaftueshëm. Ka nevojë për një mbikëqyrje të pandërprerë të popullatave dhe për shumimin masiv të peshkut në lum. Përveç kësaj duhet të zhvillohen fushata informative ndër komunitetin e peshkatarëve për aplikimin real të ndalimit të peshkimit, sepse peshkimi pa leje nuk ka ndaluar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD