Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasil Levski – një revolucionar dhe demokrat i madh evropian

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Më 19 shkurt Bullgaria kremton 139 vjet nga varja e heroit të kombit Vasil Levski. Ai ka qenë jo vetëm revolucionar besnik, që ia ka kushtuar jetën e vet kauzës për çlirimin e vendit nga Sundimi osman, por edhe ideolog i shtetit të ardhshëm të pavarur bullgar. Ashtu e prezanton edhe libri “Vasil Levski – Apostulli i lirisë bullgare”. Përkthyer në shtatë gjuha (frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, norvegjisht dhe hungarisht), libri është pjesë nga një projekt drejtuar popullarizimit të jetës dhe ideve të Levskit si pjesë nga trashëgimi evropian. Projekti realizohet me ndihmën e Mekanizmit financiar të Hapësirës ekonomike evropiane.

Autorë të librit janë 3 shkencëtarë të shquar. Njëri prej tyre – drejtoresha e Muzeut kombëtar “Vasil Levski” në Karlovo, zonja Dora Çausheva na prezanton librin: “Ne përpiqemi të popullarizojmë idetë e Vasil Levskit jashtë kufijve të vendit tonë. Libri e prezanton si revolucionar, luftëtar për lirinë personale, kombëtare dhe mbarënjerëzore. Çdo një prej tre autorëve thekson mbi aspekt të ndryshëm të jetës së tij, ndërsa nëpërmjet fotografive dhe dokumenteve është treguar edhe për trashëgimin e Apostullit. Është paraqitur shtëpia e lindjes në Karlovo, që lexuesit të ndijën shpirtin e Ballkanit krenar, ku u formua botëkuptimi i një personaliteti, i cili me veprimet dhe idetë e veta është një kapital i paçmueshëm për çdo komb.”

Në pjesën e parë të librit historiani prof. Dojno Dojnov, kryetar i Komitetit “Vasil Levski” tregon se si një djalë i lindur gjatë vitit 1837 kishte vendosur t’ia kushtoi jetën çlirimit të Bullgarisë. Si pjesëmarrës në dy legjione bullgare dhe flamurmbajtës i çetës së Panajot Hitovit, Levski nga afër ka njohur lëvizjen çlirimtare bullgare. Ndërsa takimet e tij me disa prej përfaqësuesve më të arsimuar të emigracionit bullgar si Georgi Rakovski, Ivan Kasabov, Ljuben Karavellov, Hristo Botev zgjerojnë horizontin e tij me idetë e lëvizjeve evropiane çlirimtare. Për botëkuptimin politik të Vasil Levskit në librin tregoi prof. Ivan Stojanov – pedagog i Historisë së Rilindjes bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos.

“Në projekt-rregulloren e Organizatës së brendshme revolucionare, themeluar nga Apostulli, në mënyrë kategorike janë vendosur qëllimet e saj – zëvendësimi i sistemit despot-tiranik shtetëror me republikë demokratike – tregon prof. Stojanov. – Vasil Levski ka ngritur idenë për qeverisjen demokratike, për kthimin e nënshtetasit në qytetar të lirë gjatë viteve të 70-të të shekullit të XIX-të, kur në plan botëror ka pasur vetëm dy republika të vërteta – Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka rimenduar idetë e ideologëve dhe revolucionarëve të mëdhenj evropianë si Guiseppe Mazzini ose Lajos Kossuth, duke i transferuar mes bullgarëve. Duke shikuar në të ardhmen, Levski e ka imagjinar Bullgarinë si një republikë demokratike, në të cilën bullgarë, turq, hebrenj edhe komunitete të tjera të kenë të drejta të barabarta në çdo një drejtim, ndërsa ligjet të krijohen me njëzëshmëri. Nga pikëpamja teorike dhe praktike ai ka bërë shumë për ne, për të ngritur çështja bullgare në skenën politike evropiane.”

Për kontributin e tij të madh në lëvizjen revolucionare flet edhe nofkën e tij të dhënë pas Çlirimit – Apostulli i lirisë bullgare. Rrjeti i krijuar prej komuniteteve të fshehta revolucionare ka kontribut të rëndësishëm në organizimin e Kryengritjes së prillit gjatë vitit 1876. Shtypja e Kryengritjes ka tërhequr vëmendjen e Fuqive të Mëdha në mbrojtjen e kauzës bullgare.

Sipas prof. Dojnov në fillim të shekullit të XXI duhet ta heqim sakralitetin nga imazhi i Levskit, ta kthejmë nga portreti i murit në person real dhe të mësojmë nga idetë e tij. Mesazhet e Levskit ishin drejtuar ndaj njerëzve të zakonshëm të cilët janë krijues të historisë. Sot duke pyetur vetveten ku jemi ne në familjen e madhe evropiane, duhet t’i rikujtojmë fjalët e Apostullit – “Që të jemi të barabartë me popujt e tjerë evropiane, kjo varet vetëm nga përpjekjet tona të përbashkëta.”

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD