Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çiltëria e fëmijëve ikonografë

Foto: Darina Grigorova

Çdo e shtunë, tashmë 12 vite me radhë në kishën “Mbrojtja e Hyjlindëses” të Sofjes mblidhen fëmijë ikonografë. Pasi kanë mbaruar mësimin e fesë, ata fillojnë të riprodhojnë imazhin e shenjtorëve, ashtu siç e përfytyrojnë. Që të jetë ikona e stilit kanonik, fëmijët frekuentojnë mësimin e ikonografisë, ku njihen me teknikat e pikturimit. Ikonat punohen me bojëra veze dhe flori.

Shkolla e fëmijëve pranë kishës quhet sipas emrit të ikonografit të njohur bullgar Zahari Stojanov. Ky institucion mësimor dhe edukues është i vetmi i llojit të tij në Bullgari. Krijuesja e shkollës është Mlladenka Lanxheva – ikonografe dhe mësuese e vizatimit. “Ka fëmijë si nga familje të thjeshta, ashtu vijnë edhe ata nga jetimoret. Duke frekuentuar mësimin e ikonografisë të gjithë ata rriten në kishë, thotë Mlladenka Lanxheva. – Bile, tashmë të rritur, disa prej tyre nuk shkëputen nga mësimi. Ka vazhdimësi, në shkollën trevjeçare ata regjistrojnë fëmijët e tyre. Në fillim nxënësit e ikonografisë janë pak të stresuar dhe të mbyllur në veten e tyre. Gradualisht i përcjell në të fshehtat e ikonografisë. Ikonat e tyre janë pikturuar sipas stilit kanonik dhe riprodhojnë imazhin e shenjtorëve – qoftë bullgare, qoftë rusë apo grekë. Fëmijët i njoh me tërë historinë e fesë ortodokse dhe me artin e krishterë. Çdo krijues i vogël i ikonave mund të zgjedhë subjektin e artit të tij. Ne nuk përqendrohemi vetëm në ikonat e stilit të Rilindjes. Çdo fëmije i rrëfej për shenjtorin e tij të preferuar. Së pari lexojmë jetëshkrimin dhe pastaj fëmija riprodhojë në ikonë ngjarjen e përzgjedhur.”

Nëpërmjet ikonografisë 10-vjeçarja Jana-Kalina mbushet plot me ndjenja pozitive. “Gjëja e parë, kur të kthehesh në shtëpi, është ta lexosh jetëshkrimin e shenjtorit. Kështu mëson për ngjarjet më të rëndësishme të jetës e të veprimtarisë së tij. Pse e kanë thirrur shenjtor dhe si Zoti e ka ndihmuar atë. Të gjitha këto informacionet të duhen, para se të fillosh të pikturosh. Çdo shenjtor të ndihmon në një farë mënyre. Kur e bëja ikonën e Shën Minas, kisha humbur një libër mësimor. I bëra lutje Snën Minas dhe e gjeta librin, na rrëfen e reja Jana-Kalina.”

Krijimi i ikonave ngazëllon 13-vjeçarin Ilian Ilev, i cili prej 2 vjetëve frekuenton mësimin e ikonografisë. “Duhet të mendosh për gjëra të mira. Ndihem shumë mirë prej ditës që fillova pikturimin. Për mua është interesante të njihem me jetën e shenjtorit dhe të mësoj se si pikërisht ai është ndarë nga jeta laike.”

“Shkolla e ikonografisë më pëlqen shumë, pothuajse çdo e shtunë vij këtu, tregon Vlladina Deneva, e cila 7 vjet mëson për piano në shkollën e muzikës. Për momentin jam duke krijuar ikonën time të tretë. Në këtë shkollë mësova t’i shikoj gjërat me një sy tjetër, të thellohem në çdo punë që nis. Kur pikturoj frymëzohem nga vetë ndjenja, ndiej përulësi dhe qetësim. Prandaj frekuentoj mësimin e ikonografisë. Më bëhet qejfi për të kontaktuar me këta njerëz të mirë që më rrethojnë, mësuesen e kemi shumë të mirë. Nëpërmjet pikturimit të ikonave, u afrohemi shenjtorëve dhe Zotit. Këto ndjenja mund të të pushtojnë vetëm në kishë. Shpeshherë kur dëgjoj muzikë, pikturojë atë që e përfytyroj. Kur jam në shtëpi, marr bojërat e uji dhe hap muzikën klasike – Bah ose Betoven.”

Mira Nenceva është 18 vjeçare dhe pikturon ikona prej 5 vjetëve. Do të regjistrohet në fakultet jashtë vendit. Gjithsesi ikonografia do të mbetet hobi i saj. “Në fillim erdha në shkollë për të frekuentuar mësimin e fesë. Pastaj u dashurova pas ikonografisë. Si mënyrë pikturimi është shumë e veçantë. Kam frekuentuar kurse të ndryshme të pikturimit. Ikonografia ka të bëjë tepër me shpirtin. Çdo javë për disa orë e gjen harmoninë e brendshme. Pikturimi i ikonave të bën njeri të fortë dhe të ndihmon të përballosh stresin përreth. Disa herë më ka bërë përshtypje se kur jam e nervozuar dhe rri për disa orë në shkollë, pastaj largohem me një koncept krejt të ndryshëm për sa i përket zgjidhjes së problemeve. Duke pikturuar shenjtorin, përmes lutjes, ne gjejmë përkrahjen e tij. Nëse pikturon në shtëpi, është pak ndryshe, si ta krijosh atmosferën e kishës.”

Një pjesë nga ikonat shiten në ekspozita bamirëse, pjesë tjetër fëmijët e dhurojnë. Shkolla e ikonografisë pranë kishës “Mbrojtja e Hyjlindëses” është falas për fëmijët nga jetimoret. Mësuesja Mlladenka Lanxheva tregon se fëmijët e braktisur nga prindërit adaptohen lehtësisht dhe mirëkuptohen me fëmijët e tjerë të shkollës. Dashuria është në mes tyre.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Darina Grigorova

По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i McGahan në qytetin Elena (Bullgaria Veriore)

Bullgaria feston lindjen e çlirimtarit të saj amerikan

Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..

botuar më 24-06-12 3.41.MD

Një ekspozitë në Sofje paraqet artefakte 7000-vjeçare nga Kriporja në Provadia

Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..

botuar më 24-06-12 10.08.PD

Për herë të pestë, Bullgaria dërgon përfaqësues në Parlamentin Evropian

Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..

botuar më 24-06-09 7.55.PD