Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bioverërat bëhen hit edhe në Bullgari

Foto: BGNES

Deri përpara pak kohe terma “biovera” nuk ekzistonte zyrtarisht në BE. Prodhuesit e kësaj vere kishin të drejtën e shënimit në etiketë “verë e prodhuar prej rrushi biologjik”. Pse ishte kështu?

Sepse në vazhdim të disa viteve prodhuesit e këtij lloji verërash nga Evropa Jugore dhe Evropa Veriore nuk mund të merreshin vesh për sasinë e lejuar të sulfiteve në të ashtuquajturat “bioverëra”. Vendet nga Veriu ngulnin këmbë për një sasi më të madhe sulfitesh, sepse rrushi i tyre ka nevojë më të madhe për këtë, që të jetë vera e tyre me afat më të gjatë përdorimi. Në fund të fundit fituan vendet jugore. Kështu rregullorja për prodhimin e verës biologjike, e miratuar nga BE-ja në fillim të shkurtit të vitit 2012, garanton një produkt më të pastër. Kjo do të thotë dhe shanse më të mira për vendet jugore në këtë treg, deklaroi për Radio Bullgarinë Allbena Simeonova – ekologe sipas bindjes dhe pronare e vreshtave të certifikuar në fshatin Ljubenovo të Bullgarisë Veriore,

Allbena Simeonovanga të cilat prodhon bioverëra të shkëlqyeshme të bardha dhe të kuqe.
“Sasia e sulfiteve të lejuara në verën biologjike është disa herë më e ulët sesa në verërat konvencionale – saktëson ajo. – Ky është një produkt jashtëzakonisht i pastër. Akoma më tepër se ekzistojnë kufizime të mëdha edhe sa i përket rritjes biologjike të vetë rrushit. Nuk mund të përdoren as plehra kimike, as preparate për mbrojtje të bimëve, si pesticidet. Si në të kaluarën, mund të përdorim vetëm sulfatin e bakrit, por përdorimi i tij gjithashtu është i kufizuar – deri më 500 miligramë në një dynym në vit.”

Sa më në jug rritet rrushi, kaq më lehtë zbatohen të gjitha këto kufizime, thotë kolegu i Allbenës nga Bullgaria Jugore Bllagoj Rusev. Ai zotëron afro 20 hektarë vreshta biologjikë me certifikatë buzë malit Pirin, afër kufirit grek. Verërat e prodhuara organike e kanë emrin e lashtë të malit Pirin – Orbelus.

“Pasi u them kolegëve të mi në pjesën veriore të vendit se ne i spërkatim vreshtat dy herë në vit, ata mahniten shumë, sepse disa prej tyre i spërkatin vreshtat tetë, ose më shumë herë. Tek ne vetë klima dhe kushtet e tjera e ruajnë rrushin nga sëmundjet.” Për shkak të këtyre kushteve jashtëzakonisht të favorshme, të gërshetuara me traditat shekullore të bullgarit për të prodhuar verëra të mira, vendi ynë ka perspektivë të mirë për të qenë në tregun e verërave organike.

“Shanset tona janë të mëdha – thotë Allbena Simeonova. – Sepse vendi ynë gjendet në Evropën Jugore. Si kolegët tanë në Itali, Spanjë dhe Francë, të cilët janë prodhues të mëdhenj verërash biologjike, ne gjithashtu prodhojmë verëra shumë të mira të cilët nuk janë më të këqija. Deri tani i eksportonim kryesisht jashtë, por tashmë na vlerësojnë edhe në tregun bullgar. Dyqanet për bioprodukte janë klientët tanë të rregulltë. Besoj se së shpejti Bullgaria do të vendoset si një prej prodhuesve kryesorë të verërave biologjike në Evropë.”

© Foto: dnevnik.bg


Në fillim verë organike rrushi te ne prodhonin vetëm disa entuziastë të idesë së gjelbër, pronarë të sipërfaqeve të kufizuara. Mirëpo tashmë disa vite ndaj këtij prodhimi tregojnë interes edhe prodhuesit më të mëdhenj të verës. Siç duket, biovera fillon të bëhet hit edhe te ne. “Për ta kjo është më tepër modë, gjersa për ne është filozofi në jetë” – saktëson pozitën e vet Allbena Simeonova.

Sa janë sipërfaqet bujqësore në Bullgari, ku rritet rrush biologjik, është vështirë të thuhet. Por ato rriten me tempe të shpejta. Sipas statistikës jozyrtare gjatë vitit 2008 ato ishin vetëm 154 hektarë dhe në kuadrin e tri viteve u trefishuan, duke arritur 460 hektarë në fund të vitit 2010. Kjo ende është nën 1 për qind prej sipërfaqeve të përgjithshme të vreshtave te ne. Hapja e tregjeve të SHBA-së për bioproduktet bullgare pas marrëveshjes së arritur me BE-në, gjithashtu është një stimul i mirë për angazhimin e më shumë prodhuesve bullgarë të verërave me kauzën e bioverërave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD