Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SOS për shojzën e detit në Detin e Zi

Shkencëtarë alarmojnë se kuotat e KE për peshkimin e shojzës së detit mund të çojnë deri në zhdukjen e saj sa më shpejt.
Foto: wikipedia.org

Nuk janë shumë peshqit me rëndësi ekonomike në akuatorinë bullgare të Detit të Zi. Pas zhdukjes së skumbrisë (Scomber scombrus) gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar, tri llojet me rëndësi më të madhe ekonomike janë shojza e detit (Psetta maxima maeotica), harenga e vogël (Sprattus sprattus sulinis) dhe açunga (Engraulis encrasicholus ponticus), por edhe popullimi i tyre kohët e fundit u ul në një mënyrë dramatike. Përveç këtyre tri llojeve, peshkatarët peshkojnë, po të kenë fat të mirë, akoma disa peshq të shijshëm si qefulli (Mugil cephalus), burdullaku (Gobidae), barbuni (Mullus barbatus ponticus) etj., numri i të cilave gjithashtu po ulet.

Kohët e fundit Komisioni Evropian vendosi mbi Bullgarinë dhe Rumaninë kuota kufizuese për peshkimin e shojzës së detit dhe të harengës së vogël. Por problemi më i madh në lidhje me peshkimin në Detin e Zi është se vendet e tjera detare, të cilat nuk janë anëtare të BE-së nuk kanë kufizime të tilla dhe kjo i vendos Bullgarinë dhe Rumaninë në një gjendje të pabarabartë ndaj këtyre vendeve. Pikërisht me këto argumente dy vendet tona arritën gjatë vitit 2011 t’i shmangin uljes së kuotave të tyre për peshkim, siç ngulte këmbë KE. E vërteta është se sa i përket shojzës së detit, 85 për qind e peshkimit të saj është vepër e Turqisë, 10 për qind – e Bullgarisë dhe Rumanisë dhe vetëm 5 për qind – e vendeve të tjera. Aktualisht kuota e lejuar për peshkimin e shojzës së detit nga KE është nja 43.2 tonë në vit për Bullgarinë dhe Rumaninë.

Ndërkohë shkencëtarët nga Instituti i Oqeanologjisë, nga Instituti i resurseve të peshkut dhe nga Instituti i shumëllojshmërisë biologjike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave alarmojnë se madje këto kuota kufizuese për peshkimin e shojzës së detit mund të çojnë deri në zhdukjen e saj sa më shpejt. Sipas studimeve të tyre, gjatë pesë viteve të fundit rezervat e këtij peshku janë ulur 10 herë dhe aktualisht rezervat e shojzës së detit në ujërat tona janë vetëm 180 tonë, tregojnë studimet e fundit. Situata është vërtetë më se kritike. Prandaj disa organizata ekologjike, ndër të cilat “Për tokën” dhe “Greenpeace” – Bullgaria e përkrahin kërkesën e shkencëtarëve për vendosjen e një moratoriumi prej të paktën një viti për peshkimin e shojzës së detit në zonën prej 12 miljesh, ku ajo shumëzohet. Kjo është pozita edhe e Ministrisë bullgare të mjedisit rrethues dhe ujërave.

© Foto: BGNES


“Që nga viti 2010 e këtej popullimi i shojzës së detit është ulur dy herë dhe ky është një lajm kërcënues – deklaroi për Radio Bullgarinë Denica Petrova nga “Greenpeace” – Bullgaria. – Shojza e detit është një peshk grabitqar, i cili mirëmban ekuilibrin e sistemit ekologjik në Detin e Zi. Në qoftë se ky peshk zhduket, kjo do të ketë pësoja të tjera negative. Prandaj ka nevojë për masa shumë të rrepta. Në të kaluarën, gjatë viteve 60, u zhduk skumbria në Deti e Zi. I tillë do të jetë edhe fati i shojzës së detit, në qoftë se nuk ndërmerren masa të domosdoshme. Popullimi i tij është ulur në mënyrë drastike dhe peshku është me strukturë të ndryshuar. Individë në moshë seksuale pothuaj nuk hasen. Ka kryesisht shojza të vogla deti, të cilat ende nuk mund të riprodhohen. Prandaj shkencëtarët janë jo vetëm për ndalimin njëvjeçar të peshkimit, disa prej tyre propozojnë ndalim të peshkimit të shojzës së detit për të paktën tre vjet, që të mund të shumëzohet peshku gjatë kësaj periudhe. Në këtë mënyrë do të mbrohen dhe interesat e vetë peshkatarëve, sepse po të mos ketë peshk, nuk do të ketë dhe peshkatarë.”

Këmbëngulja për ndalimin e përkohshëm të peshkimit mirëmbahet nga asociacionet e peshkatarëve më të vegjël, por ndeshet me kundërvënien e anijeve të mëdha për peshkim. Supozohet se në qoftë se ato dalin për një vit nga tregu i shojzës së detit, do të humbin për shkak të konkurrencës së Turqisë, e cila do të vazhdojë të peshkojë pa probleme dhe përkatësisht do të vazhdojë të reduktojë popullimin e shojzës së detit. Mirëpo një problem për këtë peshk të vlefshëm është dhe peshkimi pa leje me rrjetë fundore, peshkim ky i cili është ndaluar në Bullgari.

“Shojza e detit është një peshk fundor dhe shumë prej këtyre peshqve vdesin pikërisht gjatë këtij peshkimi. Megjithatë organet kontrolluese nuk bëjnë asgjë. Po të shkoni në portin Varna, mund t’i shihni këto rrjetë, të cilat tolerohen. Vetë unë jam nga Varna dhe më dhemb shumë, duke qenë dëshmitare e zhdukjes së shojzës së detit.”

Argumenteve të firmave të mëdha të peshkimit se fajtori kryesor për vdekjen e shojzës së detit është Turqia, Denica Petrova iu përgjigj kështu: “Shojza e detit, e cila është para bregut tonë të Detit të Zi, është rezerva jonë, sepse ajo nuk migron. Kështu qe ne e mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e saj, ose për zhdukjen e saj. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë dhe se pas një viti nuk do të flasim për zhdukjen e shojzës së detit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD