Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërroi jetë artisti i madh bullgar Naum Shopov

Foto: BGNES
Në moshën 82 vjeçare ndërroi jetë njeri nga titanët e teatrit dhe kinemasë bullgare Naum Shopov. Për një kohë të shkurtër ndërruan jetë disa prej artistëve të dashur dhe të respektuar bullgarë – Andrej Batashov, Kosta Conev, Vellko Kënev, ndërsa tani edhe Naum Shopovi. Të gjithë ata me talentin e vet lanë mbresa të thella te disa breza bullgarësh.

Me stilin e vet origjinal të lojës artistike Naum Shopovi shërbente si shembull i shumë aktorëve të rinj. Lindi në qytetin Stara Zagora në një familje artistike. E ëma e tij ishte artiste në teatrin vendas, ndërsa i ati – vite me radhë ishte drejtor i teatrit pranë vatrës së kulturës në qytet. Hapat e parë si aktor Naum Shopov i bëri në skenën e teatrit të qytetit të lindjes Stara Zagora. Pas kësaj në skenat e teatrove të qyteteve Burgas dhe Pllovdiv rikrijoi role të ndryshme të paharrueshme. Një njohje për talentin e vet Naum Shopovi fitoi në skenën e teatrit të Sofjes “Bëllgarska Armija”, ku luante më se një çerek shekulli. Dhe pikërisht në këtë skenë Shopovi e rikrijoi rolet më të famshme në karrierën e vet. Në vitin 1985 Naum u bë pjesë e trupit artistik të Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, ku interpretonte role deri në pensionimin e tij. Në karrierën shumëvjeçare artistike ai rikrijoi personazhe të paharrueshme si Hamlet, Robespier, Don Bazilio, Sokrat, Mbreti Lir e kështu me radhë. Krahas kësaj Naum Shopovi mori pjesë në një sërë filmash bullgarë, që i sollën njohjen e publikut dhe kritikëve. U bë dy herë mbajtës i çmimit prestigjioz teatror “Askeer”.

Përulje para kujtesës së tij!


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD