Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov

Veselin Stojanov ka lindur më 20 prill të vitit 1902 në qytetin e Shumenit – një prej qendrave kulturore në Bullgarinë Verilindore. Atje që në vitin 1851 u formua orkestra e parë bullgare e dhomës. Me këtë qytet është lidhur akoma një krijues i madh bullgar Panço Vlladigerov. Për dy vëllezërit Andrej Stojanov dhe Veselin Stojanov muzika u bë fati i tyre. Vëllai më i madh Andrej lëri një gjurmë të thellë në shkollën e pianos, kurse Veselin, që si nxënës bëri hapa të mëdhenj në sferën e kompozimit. Në akademinë Muzikore ai mësonte tek profesorët më të shquar të asaj kohe – Dobri Hristov, Stojan Brashovanov, Nikolla Atanasov. Më tej Veselin Stojanov e vazhdoi arsimin e vet jashtë. U diplomua në klasën e kompozimit të prof. Franz Schmid në akademinë e Vjenës. Gjatë viteve 30 Austria ishte një vend, ku krijonin emra të mëdhenj si Rihard Shtraus dhe Arnold Shjonberg. Duke studiuar përvojën e autorëve klasikë bashkëkohorë Stojanovi arriti të gërshetojë mjetet moderne muzikore të shekullit të XX me melodinë dhe ritmikën origjinale të folklorit bullgar.

Që me veprat e tij të para Veselin Stojanov dhe bashkëkohësit e tij Vlladigerov, Stajnov, Pipkov dhe Goleminov vunë themelet e një shkolle shumë të mirë kombëtare. Veprat e tyre shkaktuan interes të madh jo vetëm në Bullgari. Disa prej veprave të Veselin Stojanov u interpretuan pak pas premierës së tyre te ne edhe në Austri, Gjermani, Francë, Çeki.

Në vitin 1930 Veselin Stojanov u kthye në atdhe dhe u bë një prej themeluesve të Bashkimit të kompozitorëve bullgarë. Talenti, ndershmëria, zelli për punë. Rezultati i këtij gërshetimi është një krijimtari e jashtëzakonshme: operat “Mbretëria femërore”, “Salambo”, “Pjetri dinak”, baleti “Papesha Joana”, dy simfonitë, rapsodia për orkestër simfonike.

Një popullaritet shumë të madh gëzojnë tri koncertet për piano, si dhe koncertet për violinë dhe violonçel të Veselin Stojanovit. Nuk mund të mos përmendim dhe tri kuartetet e harqeve, si dhe disa kantatat.

Deri në vdekjen e vet në vitin 1969 Veselin Stojanovi ishte profesor i kompozimit në Akademinë muzikore në Sofje. Nga ai janë mësuar disa breza krijuesish, ndër të cilët: Aleksandër Tekeliev, Viktor Çuçkov etj.

Po të doni të dëgjoni disa prej veprave të Veselin Stojanovit klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fuego Del Amor" - kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e Gypsy Kings

Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..

botuar më 25-01-16 6.25.PD

“Loti i fundit” i këngëtares Mihaella Fileva

Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..

botuar më 25-01-15 8.10.PD

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD