Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pas Takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Çikago

Presidenti i Bullgarisë, z. Rosen Plevneliev me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, z. Anders Fog Rasmusen dhe presidentin e ShBA-së, z. Barak Obama para takimit
Foto: BGNES
Në takimin e nivelit të lartë, që u zhvillua më 20 dhe 21 maj në Çikago, NATO-ja miratoi një plan strategjik për karakterin dhe angazhimet e veta pas vitit 2014, si dhe një deklaratë të përgjithshme, e cila ripohon angazhimin afatgjatë ndaj Afganistanit. Çfarë gjëje e re vjen nga vendimet e Aleancës për Bullgarinë?

Në Çikago NATO-ja shpalli se, sistemi i saj për mbrojtje kundërraketore (MKR) në territorin e vendeve anëtare evropiane ka hyrë në fazën e vet të parë të gatishmërisë operative. Në këtë etapë në sistem janë angazhuar 5 shtete – Turqia, Rumania, Polonia, Italia dhe Spanja. Me një rëndësi strategjike për Bullgarinë është se bile në fazën fillestare, MKR mbulon 100 për qind nga territori kombëtar.

Gjatë kohës së takimit të nivelit të lartë Bullgaria ripohoi angazhimin e vet me politikën e NATO-s për një “mbrojtje inteligjente”, gjatë së cilës aleatët gërshetojnë përpjekjet e veta financiare për arritjen e rezultateve të larta me mjete më të pakta buxhetore. Në Çikago u firmosën marrëveshje për përpunimin dhe shqyrtimin operativ të Sistemit aleat për mbikqyrje mbitokësore AGS (Alliance Ground Surveillance), që për nga vendimi i NATO-s do të bazohet në ishullin sicilian. Sistemi është një projekt prijës në strategjinë për “mbrojtje inteligjente” dhe ka për qëllim të garantojë sigurinë e aleatëve të NATO-s në rrugën e bashkëpunimit për pakësimin e shpenzimeve në kushtet e krizës financiare. Përveç Italisë në projekt marrin pjesë akoma Bullgaria, Gjermania, Estonia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Norvegjia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, ShBA dhe Çekia. Ky grup vendesh do të blejë 5 avionë Block 40 Global Hawk. Marrëveshja është me vlerë 1,2 miliardë euro, kurse mes partnerëve evropianë dhe industrialë është dhe Uzina bullgare për aparaturë telefonike. Me pjesëmarrjen në të Bullgaria do të marrë, përveç kësaj, një prani deri tek operacionet hetimore ushtarake, përfshi dhe monitorim të pjesëve të mëdha nga oqeanet, rrugët e transportit, si dhe trasetë e gazsjellësve dhe naftësjellësve.

Në takimin e NATO-s Bullgaria shpalli zyrtarisht se, do të financojë mirëmbajtjen e Forcave afgane të sigurisë me 500 mijë dollarë për vit në periudhën 2015-2018. Me të vërtetë, shuma e shpallur është modeste, kurse në fakt dhe ajo minimale, me të cilën mund të marrin pjesë shtetet anëtare të koalicionit ndërkombëtar ushtarak në Afganistan. Por me të Bullgaria ripohon angazhimin e vet afatgjatë me rivendosjen e Afganistanit, ku që nga viti 2014 në etapa do të transformojë praninë e vet të tanishme ushtarake në ndihmë të ndërtimit të Forcave të armatosura dhe të Forcave për siguri të vendit nëpërmjet instruktorëve.

Në Çikago nuk u bë fjalë për zgjerim të radhës të Aleancës. Në takimin me ministrat e jashtëm të Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Gjeorgjisë, kolegët e tyre nga NATO-ja konkluduan se, në takimin e vet të ardhshëm të nivelit të lartë, të parashikuar për vitin 2014, kur mbushen 100 vjet nga fillimi i Luftës së Parë botërore, Aleanca do të ketë një shkak të mirë përsëri të kthehet drejt temës së zgjerimit. Ministri bullgar i punëve të jashtme, z. Nikollaj Mlladenov komentoi se, kjo është me një rëndësi të madhe edhe për aderimin e Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, dhe kështu dha të kuptohet se, Sofja do të vazhdojë aktivisht të punojë për perspektivën e tyre euroatlantike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD