Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të hetojë mashtrimet me mjete evropiane

Nga data 1 korrik hallka bullgare AFKOS për kontakt me Zyrën Evropiane për luftë me mashtrimet (OLAF) filloi studime të veta për shkeljet administrative të lidhura me interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Deri tani hetimet për mashtrime me para evropiane bëheshin bashkërisht me OLAF-in, por nuk kishim të drejtë vetë t’i bëjmë. AFKOS tanimë mund të vihet vetëm në veprim në bazë të sinjaleve, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme, z. Cvetan Cvetanov, gjatë prezantimit të projektit për rritjen e efikasitetit të hallkës. Sipas fjalëve të tij kjo është fakt, në sajë të ndreqjeve të reja të miratuara nga Kuvendi Popullor në Ligjin për Ministrinë e punëve të brendshme dhe përfshirjen e hallkës në MPB, por edhe është shprehje e vlerësimeve të larta dhe të besimit të rritur ndaj OLAF-it gjatë 2 vjetëve të fundit. “Realizimi i hetimeve të veta ishte një nga rekomandimet e shefit të OLAF-it, z. Xhovani Kesler gjatë vizitës së tij në Sofje në fund të vitit 2011”, rikujtoi ministri Cvetanov.

Sipas të dhënave të OLAF-it 90 për qind nga mashtrimet me mjete evropiane për 2 vjetët e fundit në Bullgari nga fondi strukturor dhe të kohezionit janë të lidhura me prokurimet publike. “Mbi 1.250 miliardë euro hardhohen për vit për porosi të tilla. Ky është një mjedis, i cili duhet gjithmonë të vërehet” – ishte kategorik ministri i brendshëm. Por ai sqaroi se në pjesën më të madhe të rasteve bëhen shpërdorime, por dhe shkelje të procedurës nga mosdija. AFKOS disponon me 25 veta me prani deri te baza e të dhënave të OLAF-it në ndihmë gjatë hetimit të sinjaleve. Aktualisht po rrjedh përgatitja e hallkës për hetime të veta më veta. Kurse me projektin e ri me vlerë mbi 445 mijë euro do të rritet kapaciteti dhe efektiviteti i punës, si edhe do të modernizohet pajisja teknike për zbulimin e parregullsive.

Përvetësimi më i mirë i mjeteve evropiane dhe evitimi i shkeljeve gjatë zbatimit të projekteve është një nga kriteret, mbi të cilat Komisioni Evropian e vlerëson Bullgarinë tanimë 5 vjet. Çfarë të presim nga raporti gjatë korrikut të vitit 2012?

“Ndaj hallkës së specializuar AFKOS nuk ka kritika – komenton drejtorja e AFKOS-it Sonja Klisarska. – Përkundrazi, në raportin e Komisionit Evropian i jepet një vlerësim pozitiv Bullgarisë si tërësi, derisa kemi informatë për atë që përmbahet në të tani për tani. Por akoma nuk është mjaft i lartë niveli i rivendosjes të mjeteve të paguara në mënyrë jo të drejtë. Ky është problem jo vetëm në strukturën tonë, por edhe në organet drejtuese, të cilat përgjigjen për përvetësimin dhe kontrollin mbi shpërndarjen e mjeteve evropiane në kuadrin e programet operative.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD