Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianisti Ljudmill Angellov – mes Spanjës dhe Bullgarisë

Foto: arkiv
Pianisti me famë botërore Ljudmill Angellov banon që prej shumë vitesh në Spanjë. Jep koncerte dhe mësime të pianos në mbarë botën. Ka lindur në një familje muzikantësh. I ati i tij është dirigjenti i madh bullgar Mihaill Angellov.

Ljudmill Angellov ka fituar një sërë çmimesh në konkurse ndërkombëtare. Ndër to janë “Frederik Shopen” (Polonia, 1985), Konkursi ndërkombëtar Palm Bijç (SHBA, 1990), Piano Master (Monte Karlo, 1994), World Piano Masters Tour (Franca, 1997) etj.

“Pavarësisht se kam shumë çmime, për mua çmimi i konkursit “Shopen” në Poloni është më i vlershmi – thotë pianisti. – Ai përvijoi tërë rrugën time krijuese pas kësaj. Sa për konkurset, mund të them se ato janë të dobishme për interpretuesin në një etapë të veçantë të karrierës së tij, por e kufizojnë repertorin. Interpretimi i shkëlqyeshëm i pjesëve të caktuara në rregulloren e konkursit kërkon shumë kohë në një moshë shumë kreative, kur grumbullohen shumë dituri. I këshilloj studentët e mi për të mësuar çdo ditë diçka të re. Repertori i pasur është shumë i rëndësishëm” – thotë pianisti.

Në vitin 2011 pianisti i njohur Ljudmill Angellov mori një medalje për merita për kulturën poloneze “Gloria artis”, kurse në vitin 2012 përfundoi incizimi integral i pesë koncerteve për piano të klasikut të madh bullgar Panço Vlladigerov. Projekti është i Radios Kombëtare Bullgare dhe i Ministrisë së Kulturës te ne. U realizua nga Ljudmill Angellov dhe nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Najden Todorov.

Festivali muzikor ndërkombëtar në Toledo, është krijuar nga Ljudmill Angellovi: “Toledo është një qytet i mrekullueshëm me një histori shumë të pasur historiko-kulturore. Që në vetë fillimin morëm një përkrahje shumë të madhe. Organizatori kryesor është konservatori, ku isha profesor në atë kohë. Me iniciativën time në Sofje u krijua dhe festivali “Piano ekstravaganca”. Edicioni i tij i parë ishte në tetor të vitit 2011. Aktiviteti u është kushtuar veprave më pak të njohura për piano, të krijuara nga autorë më pak të njohur.”

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të Ljudmill Angellovit, klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD