Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

20 artistë të huaj në Sofia Design Week

Projekti “Alphapretation Bulgaria” paraqiti këndvështrimet e artistëve të rinj ndaj alfabetit bullgar.
Foto: Maria Peeva

Mbi 100 aktivitete në 50 vende, 150 dizajnerë prej 20 vendeve, mbi 8 ditë program intensiv kulturor plotë me ekspozita, prezantime, ligjërata, projektime, diskutime dh punishte – kjo është vetëm një pjesë nga statistika e thatë për edicionin e katërt të Javës së Dizajnit të Sofjes. Organizatorët e revistës “Një” për herë të radhës na takuan me disa prej emrave më të njohura të kulturës vizuale botërore. Publiku u ftua për pjesëmarrje aktive, sepse edicioni i sivjetshëm i ishte kushtuar temës “Në kontekst”, duke studiuar rolin e tij mbi të gjitha etapat e dizajnit.

© Foto: Maria Peeva

Muzeu i dizajnit “Vitra” tregoi miniatura të 100 karrigeve klasike.

Në një shëtitje në të kaluarën na ftoi Muzeu i dizajnit “Vitra” – Gjermani përmes ekspozitës kushtuar një mobilieje që u kthye në pjesë të pandarë të jetës sonë – karrigia. Vizituesit e Galerisë së arteve të Sofjes u kënaqën miniaturave të njëqind karrigeve klasike, të cilat tregojnë ndryshimet në tendencat gjatë epokave.

Karrigia si objekt i cili gërsheton në vetveten kontradikta si fortësi- lehtësi ose bukuri-komoditet, inspiron një dizajner i talentuar bullgar – Konstantin Açkov. Posaçërisht për Sofia Design Week ai paraqiti orenditë e tij, të cilët kritikët e huaj vlerësojnë si vepra në kufijtë mes artit dhe dizajnit.

© Foto: Maria Peeva

Konstantin Açkov paraqiti orenditë e tij

“Gjerat mbi të cilat punoj tashmë më shumë se dy vite janë orenditë-pezzle, të cilat prodhohen në saj të teknologjive të reja. – tregoi z. Açkov. – Ndërkohë për montimin e tyre nuk nevojiten elemente tradicionale si gozhde ose ngjitës. Ky është një dizajn unik dhe i pastër, i cili tashmë po patentoj.” Megjithëse së pari klientët sjellin me mosbesim, sipas Konstantin Açkovit gjatë viteve të fundit vëzhgohet hapja e bullgarit ndaj dizajnit modern.

Mes ekspozitave dhe prezantimeve të shumta ndihej një kontekst të përbashkët botëror – sosja e resurseve natyrore. Sot dizajnerët drejtohen jo ndaj prodhimit masiv, por ndaj rimendimit të objekteve ekzistuese dhe përdorimit të vendimeve jostandarde ekologjike. Kësaj temë i ishte kushtuar ekspozita e francezes së re Arian Prin. Pas përfundimit të Masterit mbi dizajn të produkteve në Kolegjin e arteve të Londrës, ajo rikrijon idetë e saj të guximshme me mjetet e dizajnit. Gjatë kohës së festivalit Arian i joshi vizituesit të bëhen artistë, duke përpunuar lapse ekologjike. Këto janë pjesë nga projekti i saj “Nga këtu për këtu”.

Si dizajni mund ta ndikojë ekologjinë?

© Foto: Maria Peeva

Arian Prin e ftoi publikun të krijojë lapsa ekologjike.

“Për mua dizajni është jo vetëm krijimi i objekteve të reja. Më shumë më emocionon vetë procesi i përpunimit të produktit – shpjegon Arian Prin – Unë shpesh shkoj në vende të caktuara, studioj kulturën dhe nevojat e komunitetit, pas kësaj propozoj vendime. Ashtu bëra edhe me projektin tim për lapsat, duke krijuar teknologji të posaçme dhe një makine për përpunimin e tyre, duke përdorur mbeturinat nga punishtet e kolegjit. Mendoj se të gjithë ne po realizojmë problemet me mjedisin dhe sipas meje është progresive të mendohet për to në mënyrë të ndryshme. Nuk mund të them se lapsat e mi do ta zgjidhin problemin, por përmes tyre unë u tregoj një histori njerëzve dhe u njoh me vendime të cilat mund të zbatohen për një mënyrë më ekologjike të jetesës.”

© Foto: Maria Peeva

Për fëmijët kishte punishte të posaçme.

Sofia Design Week iu kushtoi një seri aktivitetesh fëmijëve, që bashkë me prindërit e tyre krijuan lodra prej materialeve natyrore, gatuan dhe pikturuan. Festivali iu dha shans dizajnërve të rinj të bëjnë hapat e para në sferën profesionale. Studentë nga dega e Dizajnit të aplikuar pranë Universitetit të pylltarisë dhe teknikës në Sofje kishin shansin të krijojnë me ndihmën e burimeve të ripertëritshme nën udhëheqjen e dizajnerit të njohur austriak Tomas Feihtner. Çantë për laptop që transferohet në karrige, tavolinë nën të cilën rriten erëza të freskëta, fener prej shisheve plastike – këto janë vetëm pjesë nga krijimet e dizajnerve të rinj. Njëri prej tyre u dallua me çmimin e parë – karrige-kovë. Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë Mariela Koleva – pjesë nga ekipi i projektit fitues.

© Foto: Maria Peeva

Ekipi i Mariela Kolevës u dallua për idenë e tyre jostandarde.

“Punishte ishte mbi temën “Në kontekst – dizajni ekologjik dhe kishim tre ditë të krijojmë produkte dhe orendi. Ekipi im vendosi të punojë mbi idenë për një karrige që mund të përdoret si presë për letra. Projekti ynë është në mbështetje të riciklimit të plehrave. Ky në praktikë është etapa e parë e riciklimit të letrës.”
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD