Të gjithë e presin stinën e verës me padurim. Shumë njerëz i bëjnë gati valixhet dhe shkojnë për pushime verore për t’u kënaqur me detin, diellin dhe rërën e plazhit. Një pjesë e madhe e bullgarëve bëjnë kursime gjatë vitit që të shkojnë pa problem në det. Edhe sivjet megjithë krizën në vendpushimet verore të Bullgarisë është plot e përplot me bullgarë.
Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare të studimit të opinionit publik 48 për qind e bullgarëve do të bëjnë pushime në det. Një fakt interesant është se gjatë 9 viteve të fundit bashkatdhetarët të cilët parashikojnë të çlodhen në det apo në mal u katërfishuan. Si duket mungesa e parave dhe perspektivës, po ashtu papunësia në vend ka nxitur bullgarët që të shpenzojnë sikur nuk do të bëjnë më pushime. Ja pse ata nuk kursejnë para të bardhë për ditë të zezë. Faktet e dëshmojnë këtë. Gjatë 1993-ës mezi 11 për qind e bullgarëve kanë bërë pushime në det, derisa sot gati gjysma prej tyre mbush valixhet. Duke u rritur mosha, zvogëlohen mundësitë për pushimet verore. Kuptohet se njerëzit që nuk do të relaksojnë këtë verë janë pensionistët. Në këtë kategori bien edhe banorët e paarsimuar të vendbanimeve të vogla dhe njerëzit në gjendje të vështirë sociale. Në ditët më të nxehta të vitit këta do të rrinë në shtëpi para televizorit dhe do të çlodhen, duke pirë birë në ndonjë lokal të lagjes. Një pjesë e atyre bullgarë që kanë shtëpi në fshat do të punojnë kopshtin dhe do të bëjnë gati prodhimet për dimrin.
Pjesa më e madhe e bullgarëve të moshës deri në 29 vjeç sigurisht do të bëjë pushime verore dhe nuk do t’u mungojë jeta gjatë natës buzë detit. Pasi doli në dritë hulumtimi i Qendrës kombëtare të studimit të opinionit publik, 77 për qind e të rinjve do të bëjnë pushime gjatë ditëve të nxehta. Shifrat tregojnë se kjo është 10 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Mbase arsyeja ka të bëjë me faktin se rinia është shumë pas përjetimeve të momentit dhe nuk kërkon shumë nga paketat turistike. Përveç kësaj, shumica e të rinjve mbështet në të ardhurat e prindërve të tyre.
© Foto: Veneta Nikollova
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar..